Fragmente nga “Asgjë të re nga fronti i perëndimit” i E. M. Remark.

Nen lekure jeta nuk pulson me, ajo éshte shtyre jashtë, gjer në buzë të trupit; nga brenda përparon vdekja, sytë ia ka pushtuar qysh tani.

Por nga toka e nga ajri ne marrim forca për tu mbrojtur sidomos nga toka. Askujt nuk i vlen toka aq sa ushtarit. Kur ai ngjishet pas saj, furishëm e për një kohë të gjatë, kur rras në të fytyrën dhe gjymtyrët nga ankthi i zjarrit vrasës, atëhere ajo ështe i vetmi mik, i ështe vëlla, i është nënë; heshtjes dhe strehës së saj ia beson tmerrin dhe britmat e tij dhe ajo e pranon ne gjirin e vet dhe e lëshon sërish edhe për nja dhjetë sekonda zvarritje dhe jetë, për ta pushtuar përsëri, nganjëherë përgjithmonë. Tokë… tokë…. tokë! O tokë, me ledhet dhe gropat dhe hendeqet e tua, ku mund të hidhesh e të tulatesh! O tokë, ti je ajo që, në mes përpëlitjeve nga llahtari, në mes kanosjes nga shfarosja dhe ulërimave te shpërthimeve na e riktheve burimin fuqishem te jetës sonë! Stuhia e jetës në qenien tonë pothuajse te shkalafitur, u përçua sërishmi si korrent prej teje nëpërmjet duarve tona, dhe ne t’i ngulëm thellë ato duar te shpëtuara dhe të kafshuam fort me buzët tona, fatlumë që i kaluam ato çaste ankthi.

Ai ka te drejtë. Ne s’jemi më rini. Ne jemi të arrati- sur. Arratisemi nga vetvetja Nga jeta jonë. Ishim tetëmbedhjetëvjeçarë dhe filluam ta duam boten dhe jetën; por ja që u detyruam t’u kthenim pushkën. E para predhë që plasi, na goditi mu në zemër.

Çdo ushtar mbetet gjallë vetëm në saje të njëmijë rastësive. Dhe çdo ushtar ka shumë besim te rastësia.

Është e çuditshme që te gjitha kujtimet e mia kanë dy veti: janë gjithmonë plot heshtje – dhe kjo është ana tyre me e fuqishme; dhe e dyta: edhe nëse e vërteta s’ka qene tamam ashtu, kujtimet e bëjne të duket si e tillë. Ato janë vegime të pazhurmshme, që më flasin me vështrime e me lëvizje; janë pa fialë, krejt të nemitura. Ato janë aq të heshtura, sepse për ne heshtja është bërë diçka e pakuptueshme.

Zjarr i përgendruar, zjarr i befasishëm, perde zjarri, mina, gaz, tanke, mitraloza dore janë fjalë, fjalë, por ato pěrmbledhin në vetvete ankthin e gjithë botës. Kanë kaluar javë… apo muaj… apo vite? Në të vërtetë kanë kaluar vetëm disa ditë… Ne e shohim kohën si fluturon mu pranë nesh – e shohim në fytyrat pa ngjyrë te atyre që japin shpirt; ne e rrasim lugën ne goje sa here që na jepet mundësia, vrapojmë, hedhim granata, shtiem me pushkë, vrasim, shtrihemi e bëhemi njësh tokën, ndiejmë qysh na lenë fuqitë dhe qysh mpihemi shpirt e trup – dhe vetëm, një gjë na mban gjallë që ka edhe më të dobët, më të mpire e më për të ardhur keq na mban gjallë, që ka nga ata, të cilët na vështrojnë me sy te shqyer, sepse na mbajnë mbajnë për perëndi që i shpëtojmë vdekjes sa e sa herë.

Tmerrin mund ta durosh, per sa kohë tulatesh para tij-por ai të vret, në qoftë se rri e mendon për të. -Po ashtu siç kthehemi në kafshë kur na shpien në vijën e parë, sepse kjo është e vetmja gjë që mund të na shpëtojë, po ashtu bëhemi shakaxhinj tralala dhe gjumashë kur biem rehat.

Jam i shqetësuar, por mundohem ta mbaj veten, sepse nuk bën të jem i shqetësuar. Dua ta provoj sërishmi atë magjepsjen e ëmbël, atë ndjenjën zhuritëse, të furishme e të paemërt, që më pushtonte njëherë e një kohë kur qëndroja përpara librave te mi. Era e zjarrtë e dëshirave, që frynte e ngrihej nga kapakët ngjyra-ngjyra të librave, le të më përfshijë përsëri, le ta shkrijë atë bllok plumbi, te rëndë e të vdekur, që ështe ngulitur diku brenda meje, dhe le te me zgjojë prapë me padurimin e së ardhmes, gëzimin fluturak për boten e mendimeve – le te ma rikthejë hovin e arratisur të djalërisë sime.

– Po pse duhet të ketë luftë, pra?- pyet Tjadeni. Kati ngre supet. -Sepse duhet të ketë ca njerëz, të cilëve lufta iu shërben mjaft.

Jeta ka trillet e veta: krah më krah me tmerrin mund të rrijë edhe budallallëku.

Dhe unë, shpeshherë rri, si të thuash, përpara vetvetes si përpara një të huaji, kur pasqyrimi misterioz i asaj që ka qenë dikur më huton e më tremb; çuditem me vete se si ka mundësi që ajo, që quhet jetë, ka ardhur e është bërë këtu vetëm ekzistencë.

Përmblodhi: Kejdi Kraja

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.