Fragmente nga “Dashuritë e mëdha nuk veshin fustane nusërie” e Mitsi Valaka!

“Dasma është një gjë e veçantë dhe e përditshme. Po dashuria çfarë është?”
“Kurrë nuk bëmë dashuri. Ajo dashuri mbaroi krejt papritur dhe pa lavdi.”
“Sakrifikonte me dëshirë gjumin e mëngjesit dhe nuk bënte asnjëherë kompromis në çështjen e paraqitjes së jashtme.”
“Burrat gënjehen. Mendojnë se mund t’I arrijnë të gjitha, ndaj dhe premtojnë gjithçka.”
“Humnerë e thellë është shpirti I njeriut…”
“Njerëzit që më befasuan më shumë ishin pikërisht ata që mendoja se I njihja më mirë. Sa më shumë I njihja, aq më të panjohur më dukeshin.”
“Prej shumë kohësh kisha mësuar se njerëzit kanë një ‘jardin secret’ të gardhuar me shumë kujdes, që ai të bëhet I pakapërcyeshëm. Duhej ta respektoja këtë gardhim dhe të mos përpiqesha ta kapërceja.”
“Megjithatë, shpejt arrita ta pranoj brenda vetes se nuk ia vlen të lodhesh për të zbuluar njerëzit. Është e dhimbshme të shposh dhe të zhbirosh në zona të fshehta dhe të pakalueshme.”
“Dashuria si përcaktim, është një koncept pozitiv. Dashuria nuk është e pamoralshme, është një perëndi që e kërkon, që e mohon, dhe sa më shumë e mohon, aq më tepër e zbulon pranë vetes, brenda teje. Është një perëndi që e beson dhe e ndjek nga pas, pavarësisht nga adhurimi që përzgjedh. Nuk ka adhurim të moralshëm dhe adhurim të pamoralshëm. Dashuria është si fetë, ku çdo formë adhurimi është e respektuar.”
“Unë them se në të shumtën e rasteve burrat tradhëtojnë veten e tyre, ose të paktën në fillim tradhëtojnë veten e tyre dhe më pas partneren.”
“Prit pak, prit pak sa të njiheni mirë, që pastaj të jesh e sigurt. Martesa nuk është një lojë tenisi, nuk mbaron kurrë me shtrëngim duarsh.”
“Dashuria I pajis njerëzit me antena shumë të ndjeshme.”
“-E vetmja gjë që të kërkova që në çastin e parë, ishte të më duash.

Nuk pranoj të të dua në mënyrën që më imponon ti.”
“Kur njerëzit dashurojnë vërtetë, në dashurinë e tyre nuk ka asgjë të poshtër.”
“Në jetë njeriu mund të bëjë dhumë më tepër nga sa I jepet mundësia për të provuar. Kur I nevojitet, ai mund t’I kapërcejë kufijtë e vetvetes dhe kjo gjë, sigurisht, e befason.”
“Është bekim të jetosh me njërën këmbë tek ëndrra nëse je me njeriun që dashuron…”
“Janë disa çaste në jetë që na detyrojnë pa dëshirën tonë, të meditojmë he të vendosim disa balanca.”
“Gjithnjë dashuria ka një aromë të vjetër… ka po ashtu edhe kujtime.”
“Është tjetër gjë bukuria dhe tjetër gjë feminiliteti. Kam parë gra të shëmtuara që kanë feminilitet, por edhe e kundërta. Idealja është që bukuria dhe feminiliteti të jenë në harmoni me njëra- tjetrën.”
“-Hej vogëlushe, jepi fund marrëdhënies me të shkuarën!”
“Femrat çfarë nuk bëjnë që t’u bjerë një burrë, ndërsa ti, edhe kur të vijnë, bën të vështirën, ose përfshihesh nga paniku dhe pastaj heq dorë. Taktika e parë nuk është krejtësisht e gabuar, por duhet ta përdorësh me mençuri dhe në masën e duhur, ka disa kufij, sigurisht… sa për teknikën e dytë, është e pranueshme vetëm nëse ke vendosur të vdesësh beqare.”
“Dashuria është çiftim. Unë dua të jem me dikë, dhe dashuria është ajo që plotëson lumturinë e bashkëjetesës.”
“Pas të dyzetave, nëse nuk tregon kujdes, vitet nisin t’I kanosen njeriut.”
“Dashuria I armatos njerëzit me fuqi të pashtershme.”
“Jeta është e thjeshtë, se vetë ne në mendjen tonë I bëjmë gjërat të ndërlikuara se argëtimi është një e drejtë, por, për fat të keq të të gjithëve, edukimi me stereotipe na e ka bërë argëtimin një triller.”
“E ardhmja nuk do të vijë vetvetiu, kështu shqeto nëse ne vetë nuk marrim masa.”
“Gjithnjë herën e parë plagosemi, ndoshta ngaqë prej padijes nuk kemi aftësi të madhe rezistuese dhe ecim verbërisht. Nga ana tjetër, në fillim kemi tendencën të krenohemi, të pispillosemi dhe ta ekzagjerojmë. Mençurija e jetës është grumbullimi I përvojave.”
“E mban mend atë tekstin e lashtë me shembullin e bletës? Për të rinjtë thoshte se ‘I papërvoji’ është zero, se asgjë nuk duhet lënë pa provuar, por nga të gjitha lulet të zgjedhin më të mirën, ashtu siç bën bleta. Kjo do të thotë, se në jetë do të provosh edhe lulet e gabuara, do të shijosh edhe lëngje të hidhur, do të mësosh të pështysh dhe të mos e kapërdish këtë lëng të hidhur, që të mos helmohet shpirti. Dhe, kur të biesh mbi nektarin, atëherë do të thithësh pa ngurrim ëmbëlsinë e tij, aromën e tij, duke e ditur mirë se ai nektar nuk është I pashtershëm. Depozitat, në këtë rast, mbarohen shpejt dhe duhet të kërkosh diku tjetër për të gjetur nektar. Në shkollë qëllimisht nuk ngulnin këmbë te detaji se bleta nuk e krijon kurrë mjaltin duke shkuar vetëm te një lule. Larmia e provës e bën më të shijshëm rezultatin.”
“Kam shumë nevojë për një mik. Sidomos tani që jam e dashuruar dhe heshtja në të cilën më zhyt dhe më dënon dashuria, është për mua një rëndesë e papërballueshme.”
“Ka gjëra në thellësi brenda nesh, për të cilat ne nuk jemi as edhe të vetëdijshëm. Gjëra të thella, shumë të thella.”
“Por megjithatë, zemra sheh.”
“Dashuria, që është kaq e madhe dhe nuk mund të shihet, të krijon nganjëherë përshtypjen sikur nuk ekziston fare, edhe pse endet aty-këtu në heshtje duke konfirmuar vetveten dhe botën, I ndiqte të dy, madje vinte vërdallë sikur dëshironte me lakmi për të shijuar ngrohtësinë e asaj që kishin zbuluar së bashku.”
Përgatiti: Kejdi Kraja

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.