Fragmente nga “Dialogët me Kafkën” – Gustav Janouh

Kafka: Kushërira ime bën një jetë më të mirë se unë, por i ka krahët e prera. Mua s’kishin përse të m’i prisnin, sepse krahët e mi kanë vdekur. Për mua nuk ka as lartësi e as largësi, nuk ekzistojnë, unë vetëm fluturoj mes njerëzve. Ata më shikojnë me mosbesim. Jam një zog i rrezikshëm, jam zog grabitqar, jam galë.

*****

Ai thotë në librin e tij se ngjarjet e zakonshme, ngjarjet e ditës, unë i përshkruaj në mënyrë të tillë që duken si të jashtëzakonshme, që e habisin lexuesin. Kuptohet, ky është një gabim i madh i tij. E zakonshmja përmban në vetvete të jashtëzakonshmen, që të çudit. Unë nuk bëj gjë tjetër, vetëm e shkruaj atë.

*****

Kafka: Ju tani kërkoni nga unë një këshillë, por jam këshillues i keq. Në thelb të japësh këshillë, për mua është njëlloj sikur të tradhtosh gjithmonë. Mendoj se këshilla është një tërheqje gjithë frikë përpara së ardhmes, që është gur prove për të tashmen. Por frikë ka vetëm ai që ka një ndërgjegje të papastër, vetëm ai, që nuk ka kryer detyrën e kohës së vet. Po kush e di kaq mirë detyrën d vet? Asnjë. Kështu që, secili nga ne e ka ndërgjegjen të papastër dhe do ta braktisë mundësisht, duke fjetue sa më shpejt.

*****

Rreziku është një çast, zgjat shumë pak. Pas këtij çasti vjen humnera, fundi i tmerrshëm. Po e kapërceve atë çast, gjithçka ndryshon. Pra, gjithë puna qëndron te çasti. Është çasti ai që përcakton rrjedhën e jetës.

*****

Për shkrimtarin pena nuk është instrument, është organ i trupit.

*****

Kafka: Për një njeri me shëndet të plotë jeta në fakt nuk është gjë tjetër, veçse një arratisje e pavetëdijshme nga kjo botë, që as vetë nuk e pranon, është një arratisje nga mendimi se herët a vonë do të vdesësh. Në të njëjtën kohë sëmundja gjithmonë është një kujtesë, një paralajmërim, është një provë forcash.

*****

Kafka: Ç’është mëkati… Ne njohim fjalën dhe veprimin, por nuk kemi ndjenja, kemi humbur ndjeshmërinë, njohjen. Mbase ky është mallkim, braktisje nga perëndia, apo çmenduri…

*****

Por gjëja më e tmerrshme e luftës është zhdukja e të gjitha garancive për ekzistencë dhe e marrëveshjeve. Fizikja, qenia, shtyp dhe mbyt gjithçka shpirtërore.

*****

Ai që ka jetuar plotësisht jetën, nuk e njeh frikën e vdekjes. Frikë nga vdekja ka vetëm ai, që nuk e ka jetuar jetën. Kjo është shprehje e tradhëtisë ndaj saj.

*****

Janouh: Në lidhje me organizimin e disa konferencave ndërkombëtare pas Luftës së Dytë Botërore, ç’mendim keni?
Kafka: Shumë nga këto konferenca politike janë si takimet nëpër kafenetë. Njerëzit në këto konferenca flasin shumë e me zë të lartë, që të thonë sa më pak të vërteta. Është një heshtje e zhurmshme.

*****

Janouh: Sipas mendimit tuaj shtypi nuk thotë të vërtetën?
Kafka: E vërteta është një nga gjërat e pakta me vlera vërtet të mëdha e të çmuara për jetën, e cila nuk duhet të blihet. Ajo është një dhuratë për njeriun, ashtu siç është dashuria dhe bukuria. Kurse gazeta është një mall që tregtohet.

*****

Janouh: Po ç’është e vërteta?
Kafka: Kjo është sikur të më kapësh me një frazë boshe. Në të vërtetë nuk është kështu. E vërteta është ajo, që i duhet njeriut në jetë dhe të cilën nuk mund ta mësojë nga ndokudh e nuk mund të gjejë. Çdo njeri duhet ta lindë atë vazhdimisht nga dhelbi i vet, ndryshe do të vdesë. Jetë pa të vërtetë nuk ka. Ndoshta e vërteta është vetë jeta.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.