Fragmente nga “Doreshkrimi i gjetur ne Akra” – Paulo Coelho

“ A ka mundësi që, gjatë dimrit, një gjethe të ndihet e mposhtur nga I ftohti, kur bie nga pema? 
Pema I thotë gjethes: “Ky është cikli I jetës. Ti mendon se ke gjetur vdekjen, por në të vërtetë, do të vazhdosh të jetosh tek unë. Falë sakrificës sate unë mund të vazhdoj të ekzistoj, të marr frymë.”

“…pasi dashuroi për herë të parë dhe u refuzua, kuptoi se nuk e kishte humbur aftësinë për të dashuruar. Çka vlen për dashurinë, vlen edhe për dyluftimin. 
Të humbësh një betejë, apo çdo gjë që mendojmë se e zotërojmë, na përhumb në çaste trishtimi. Mandej, kur I kalojmë, zbulojmë forcën e panjohur që prehet te çdo njeri-forcë që na çmerit e na kthen vetëvlerësimin. Shohim përreth e I themi vetes: ‘Mbijetova’, të ngazëllyer nga kjo fjalë.”

“Mposhtja e vuajtur I shtrëngon të fitojnë, se nuk duan të pësojnë të njëjtat dhimbje. 
E nëse fitorja nuk do t’u buzëqeshë sot, do të fitojnë herë tjetër. E nëse sërish nuk fitojnë, do të ndodhë një herë tjetër. Gjëma nuk është të biesh, port ë mos ngrihesh e të dergjesh në pluhur. 
Mposhtet vetëm ai që dorëzohet. Të tjerët mund të quhen fitimtarë. 
Në fund ia beh një kohë, ku çastet e vështira do të jena vetëm një histori për t’ia treguar me krenari kujtdo që do të dojë të dëgjojë. Dhe të gjithë do t’I dëgjojnë me respect e do të marrin tri mësime thelbësore: 
-Duhet të presësh me durim çastin e duhur për të vepruar. 
-Duhet të kultivosh mençurinë, që të mëson të rrokësh rastin e duhur. 
-Duhet të krenohesh me vrajat e mbetura nga përleshjet.”

“Dua të ndalem te fakti se ekzistojnë njerëz, që kurrë s’kanë ndier mposhtje. 
Janë ata, që në jetë, nuk kanë luftuar, në asnjë rrethanë.”

“Pa vetminë, Dashuria nuk qëndron gjatë në jetën e njeriut. 
Sepse Dashuria ka nevojë edhe për shkëputje e pushim, që të mund të endet në qiell e të shfaqet në forma të tjera. 
Pa vetminë, nuk ka bimë a kafshë që të mbijetojë, as tokë që të prodhojë për vite me radhë, as fëmijë që të dijë të mësojë rregullat e jetës, as artist që të japë kënaqësi, që t ndihmojë njeriun të rritet e të përmirësohet. 
Vetmia nuk është mungesa e Dashurisë, është plotësimi I saj. 
Vetmia nuk është mungesa e njeriut të jetës, por çasti kur shpirti ynë mund të na flaës lirisht e të na ndihmojë të marrim vendimet që na dikton jeta. 
Prandaj, janë të bekuar ata që nuk I druhen vetmisë. Që nuk I largohen pranisë së saj, që nuk rropaten së kërkuari një punë a dëfrim, diçka mbi të cilën të shprehin një gjykim. 
Nuk ka si ta njohë veten ai që s’është kurrë vetëm. 
Dhe ai që nuk njeh veten, mund të ndiejë frikë nga mungesa, nga zbrazëtia. 
Megjithatë, zbrazëti nuk ka. Një botë e pamasë fshihet në shpirtin tonë e pret veç të zbulohet. Është e paprekur, e fortë, kolosale… 
Është e fuqishme dhe e re, dhe ne na tremb veç ideja e pranimit të ekzistencës së saj.”

“Atyre që ndihen të ngërthyer në vetmi, është e udhës t’u kujtohet se çastet më të rëndësishme të jetës përballen ngaherë në vetmi. 
I ndodh foshnjës që del nga barku I nënës: përtej njerëzve që e presin e I gjenden pranë në lindje; vendimin për të jetuar e ka ai vetë. 
I ndodh artistit përballë veprës së tij: për ta quajtur të vlefshme punën duhet të qëndrojë I ngurrët, ta vëzhgojë e të mundohet të rrokë gjuhën e ëngjëjve. 
Dhe do të na ndodhë detyrimisht të gjithëve, kur të gjendemi përballë Vdekjes, Nëma e Njerëzve: në çastin më të rëndësishëm, e që më shumë I druhemi gjatë gjithë jetës sonë, do të jemi vetëm. 
Nëse Dashuria është gjendje hyjnore, vetmia është tërësisht njerëzore. E të dyja bashkëjetojnë pa kurrfarë konflikti tek ata, që kanë rrokur mrekullinë e jetës.”

Pyeteni një lule të fushës: ‘Ndihesh e padobishme, ti që ke për qëllim asgjë më shumë se të riprodhosh lule që të ngjajnë?’ 
Lulja do të përgjigjet: ‘Unë jam e bukur, dhe bukuria është arsyeja e ekzistencës simë.’ 
Pyeteni një lumë: ‘Ndihesh I padobishëm, ti që rrjedh veç në një drejtim?’ 
Lumi do të përgjigjet: ‘Unë s’kam qëllim të vërtetoj dobinë tim: veç mundohem të jem një lum në plotësinë e tij. 
asgjë e kësaj bote nuk është e padobishme në sytë e Zotit; asnjë gjethe që shkëputet nga pema, asnjë fije floku që bie nga kryet, asnjë insekt që vritet sepse është I bezdisshëm. Çdo send a krijesë e ka një arsye të ekzistojë. 
Kjo vlen edhe për ty, djalosh I munduar me teshat e leckosura. ‘Ndihem I padobishëm’, the. Por lehtësimi I brengës gjendet Brenda shpirtit tënd.”

“Të ligj janë ata që mendojnë: ‘Nuk jam I bukur, sepse Dashuria nuk ka trokitur në derën time’. Në të vërtetë, Dashuria ka trokitur, por derën nuk ia hapën, se nuk ndiheshin gati për ta pritur. 
Orvateshin dëshpërimisht për t’u zbukuruar, paçka se nuk ishte e nevojshme- gati ishin. 
Përpiqeshin të njëmendësoheshin me të tjerët, ndërsa Dashuria kërkonte gjësend të veçantë. 
Çalltëstisnin t’I shëmbëllenin figurave që rravgojnë botën e jashtme dhe harronin Dritën më të fortë që buronte nga shpirti I tyre.”

“Vjen gjithnjë çasti kur duhet t’I drejtohemi flakës, që mbajmë Brenda, për t’I dhënë kuptim ekzistencës.”

Për Dashurinë….

“Duhet ta lejojmë Dashurinë të na avitet, për t’ia dëgjuar fjalën. 
Shpesh, kur na gjendet pranë, bëhemi shurdhë nga droja prej fjalëve të saj. Kjo sepse Dashuria është e lirë, dhe zëri I saj nuk mund t’I nënshtrohet vullnetit e synimeve tona. 
Është diçka që çdo dashnor e di, paçka se nuk e pranon. Pandehin se mund ta joshin me nënshtrimin, bukurinë, fuqinë pasurinë, lotët e buzëqeshjet. 
Por dashuria e vërtetë është ajo që josh pa u joshur kurrë. 
Dashuria të shndërron e të shëron. Por ndonjëherë bën bashkë kurthe vdekjeprurëse, mund edhe ta rrënojë atë që ka vendosur t’I jepet tërësisht. Si është e mundur që forca që vë në lëvizje botën e që ndriçon yjet në kubenë e qiellit, të jetë dashamirëse dhe shkatërruese në të njëjtën kohë?

“Trëndafili vuan për t’u bashkuar me bletën, por asnjë nuk I afrohet. Kështu dielli e pyet: 
‘Nuk të lodhi pritja?’ 
‘Patjetër,- gjegjet trëndafili.- Por po ta mbyll kurorën e petaleve, vyshkem’ 
Ja përse, edhe kur nuk e përshkruajmë Dashurinë, duhet të tregohemi të gatshëm ta presim. Atëherë kur vetmia duket se ndrydh çdo gjë rreth nesh, e vetmja mënyrë për të rezistuar është të vazhdojmë të dashurojmë.”

“Të orvatemi të dashurojmë, sepse dashuria na jep lirinë. Të vendosim të themi me zë të lartë ato fjalë që nuk kemi pasur guximin t’I pëshpëritim. 
Të ngutemi t’I marrim ato vendime që kemi lënë pezull prej kohësh. 
Të mësojmë të themi ‘JO’, pa menduar se është fjalë e mallkuar. 
Të fillojmë të themi ‘PO’, pa druajtje për pasojat. 
Të harrojmë çdo gjë që kemi mësuar mbi dashurinë, se çdo takim është ndryshe nga të tjerët e sjell çaste angështie e ngazëllimi. 
T’ia marrim këngës me zë të lartë, kur njeriu I zemrës është larg e t’I pëshpëritim poezi në vesh, kur është pranë. Ndoshta nuk do të dëgjojë e nuk do t’I japë rëndësi thirrjeve e pëshpërimave tona, pork jo nuk do ta venitë dashurinë tonë. 
Të mos refuzojmë të shohim Universin duke thënë: ‘Është terr’. T’I bëjmë sytë katër, me vetëdijen se drita na bën të sillemi në mënyrë të pamenduar e të mrekullueshme – sepse nuk kemi ç’të humbim. 
Veç kështu, me t’u kthyer në shtëpi, do të zbulojmë se dikush po nap ret, dikush që rreket të gjejë bash atë që kërkojmë edhe ne, dikë që vuan të njëjtat brenga e ligështi. 
Sepse Dashuria është si ujë që bëhet re: ngrihet në qiell dhe arrin të shquajë çdo gjë – me vetëdijen se, një ditë, do t’I duhet të kthehet mbi tokë. 
Sepse Dashuria është si reja që bëhet shi: tërhiqet nga toka teposhtë e ngulmon ti bëjë fushat të begata. 
Dashuria është vetëm një fjalë, deri në çastin kur vendosim t lejojmë të na zotërojë me gjithë forcën e saj. Dashuria është veç një fjalë, deri në çastin kur mbërrin dikush që I jep kuptim. 
Kurrë mos e braktis shpresën. Zakonisht, çelësi I fundit I tufës e hap derën.”

“Lindim vetëm e vdesim vetëm. Por, sa kohë që jetojmë në këtë botë, duhet t’I japim besim tjetrit, ta pranojmë e ta respektojmë. 
Ekzistenca e një njeriu I ka rrënjët në komunitet: prej tij varet gjithmonë mundësia e mbijetesës.”

“Mos harro: zakonisht, individët tërhiqen nga sjellje të zakonta. Justifikojnë dobësitë që kanë, pa vënë re ku e kanë cakun- dhe bëjnë jetë të ngarkuar me frikë dhe paragjykime. 
Vigjilenca jote ka barrë të rëndë, pasi që të kuptohet dhe pranohet, duhet të mundohesh t’I kënaqësh të gjithë. 
Veç mos mendo se kjo tregon dashuri për komunitetin. Është dëshmi e mungesës së dashurisë për veten 
Është I dashur dhe I respektuar ai që do dhe respekton veten. Shmang çdo përpjekje për t’u pëlqyer të gjithëve, ose do të humbësh respektin e gjithë komunitetit. 
Zgjidhi aleatët e miqtë mes njerëzve që janë të bindur për veprimet dhe karakterin e tyre. 
Kujdes! Nuk dua të them: ‘Zgjidh mes atyre që kanë një mendim me ty’, përkundrazi: ‘Kërko ndër ata që kanë mendim ndryshe, mes atyre qënuk do t’ia dalësh t’I bindësh për vlefshmërinë e qëndrimeve të tua’. 
Mos harro! Miqësia është një nga faqet e shumta të Dashurisë, dhe Dashuria nuk pyet për mendimet: prite pa paragjykim tjetrin dhe pranoje që secili ndjek bindjet e veta. 
Miqësi do të thotë, të kesh besim te një njeri tjetër dhe jo të heqësh dorë”.

“Jepu përparësi atyre që vendosin të të qëndrojnë pranë në çastet e lumturisë. Në shpirtin e tyre nuk ka rrënjë as xhelozia, as zilia, por lumturia që u buron kur të shohin të kënaqur. 
Largohu nga ata që ndihen më të fortë. Sepse, në të vërtetë, kështu përpiqen të fshehin brishtësinë e tyre. 
shoqërohu me ata që nuk kanë frikë të shfaqen të brishtë. Sepse kanë besim në vetvete dhe e dinë se, herët a vonë, të gjithë ndeshin një pengesë- e për ta nuk është një shenjë dobësie, por sjellje njerëzore. 
Largoji ata që zgjaten në fjalë përpara se të veprojnë dhe ata që refuzojnë të lëvizin nëse nuk kanë sigurinë se do të kenë përfitim. 
Pleksu me ata që nuk janë nxituar të vënë në dukje gabimet e tua, duke thënë: ‘Unëdo të kisha bërë ndryshe’. Nëse kështu nuk ka ndodhur, nuk kanë të drejtë të gjykojnë. 
Mbthja nga ata që përdorin miqtë për të arritur apo për të mbajtur ndonjë përparësi në shoqëri, ose për t’u bërë pjesë e grupeve që ndryshe nuk do të kishin mundësi t’u afrheshin. 
Përsose shoqërinë me ata që mundohen të hapin veç një derë: atë të zemrës sate. Pa marrë leje, nuk do të përvidhen kurrë në shpirtin tënd, as nuk do ta shfrytëzojnë kanatine hapur për të lëshuar shigjetën vdekjeprurëse.”

“Miqësia është si uji I lumit: mund të shmangë pengesa, të kapërcejë shkëmbinj, të përshtatet me male e lugina, të shndërrohet në liqene për të mbushur basenin e të vazhdojë rrjedhën. 
Si nuk harron lumi se po vërshon drejt detit, miqësia nuk harron se ekziston veç për të treguar dashurinë ndaj të tjerëve.”

“Por… ç’është thjeshtësia? Është takimi me vlerat e vërteta të jetës. 
Dëbora është e bukur sepse ka një ngjyrë të vetme. 
Deti është I bukur, sepse duket si një sipërfaqe e sheshtë. 
Shkretëtira është e bukur, sepse shfaqet si një rrafshinë rëre dhe shkëmbinjsh. 
Prapëseprapë, kur iafrohemi dëborës, detit ose shkretëtirës, zbulojmë veçoritë dhe larminë e tyre., dhe kuptojmë se janë në gjendje të na ofrojnë ndjenja dhe emocione që nuk I kishim menduar kurrë. 
Gjërat më të thjeshta të jetës janë edhe më të jashtëzakonshmet. Por duhet t’I lejojmë të na shfaqin thelbin e tyre.”

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.