Fragmente nga “I huaji” – Albert Kamy

“Pasi ndenjem në heshtje per një çast, ajo mërmëriti se unë isha i çuditshëm, se ajo më donte padyshim për këtë arsye, por që ndoshta një ditë do t’i neveritesha po për këtë arsye.”

“Kisha dëshirë të pohoja se unë isha si gjithë të tjerët, plotësisht si gjithë të tjerët. Por në fund të fundit, e gjitha kjo nuk kishte ndonjë dobi të madhe, dhe unë hoqa dorë thjesht për dembel’llëk”

“Ngaqë nuk kam ndonjë gjë të madhe për të thënë – prandaj po heshti”

“Në fillim të burgimit, gjëja më e rëndë, qe se unë kisha mendime të një njeriu të lirë”

“Sa më shumë mendoja, aq më shumë gjëra të panjohura e të harruara, nxirrja nga kujtesa ime. Atëherë e kuptova, se njeriu i cili kish jetuar vetëm një dite, mund të kalonte pa vështirësi 100 vjet në burg”

“Më dukej normale, ashtu si më dukej me vend që njerëzit të më harronin pas vdekjes, s’kishin më asnjë lidhje me mua”

“Sipas priftit, drejtësia e njerëzve nuk vlente asgjë, dhe drejtësia e Zotit vlente gjithçka. Vërejta se dënimin e kisha nga e para”

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.