Fragmente nga “Kthimi” – Albatros Rexhaj.

“Të kujtohet takimi ynë I parë, kur në sytë e njëri-tjetrit e pikasëm se do të bënim dashuri,

shpirt me shpirt, nga aty e deri në pafundësi.”

Koha mund të shërojë të gjitha plagët që na I shkaktojnë të tjerët, por jo ato që ne ia shkaktojmë vetes sonë, me pafuqinë që tregojmë për t’u angazhuar mirëfilli për ato gjëra që vërtetë kanë vlerë në jetë.

Sa kot është kjo bindja jonë se gjërat duhen mbajtur përbrenda, se duhen ndrydhur pakënaqësitë, se nuk u duhet treguar njerëzve se diçka nuk është në rregull me ty, sepse ata mund të mendojnë kështu apo ashtu.

Po kujt po I plas më se çfarë mund të mendojnë njerëzit!

Nuk e keni kuptuar tashmë se pjesa më e madhe e tyre janë kthyer në zogj kërmëngrënës që ushqehen me mish njeriu…

Epo të parfumosen me deodorant sa të duan, halesë prapë do t’I vijë era dhe të gjithë ne prapëseprapë vërtitemi përreth asaj gropës në mes.

Vërtitem edhe unë!

“Kam shumë gjëra për të thënë,

Por nuk di si dhe as ku t’ia nis

përmbytem në miliona mendime e ndjenja që vërshojnë,

përnjëherë,

prandaj dhe buzëqesh, plot heshtje!”

Çfarë fitojmë nëse themi se dashuria është kjo apo ajo, është kështu apo ashtu? Çfarëdo përkufizimi që do të mund të nxjerrim përsëri do të kemi edhe diçka që do të ngelë pa e përfshirë.

“Luftoj,

me fjalë,

me gjoks,

me dëshirën e madhe që fshihet

pas çdo pafuqie timen,

nuk e di dhe as nuk pyes përse,

e di vetëm që duhet t’I bj të gjitha,

për ty!”

Askush qoftë edhe më I zgjuari ndër ne, nuk e di saktë se çfarë është dashuria.

Nuk e di as unë.

Di vetëm çfarë është dashuria për mua.

Për mua dashuria është ai pështjellimi I shpirtit që më shkakton ajo që unë e dashuroj, sepse duke e dashuruar atë I ndiej pikërisht ato gjëra për të cilat më parë I kam gjetur vetëm në libra, por edhe bëhem I vetëdijshëm për çdo aspekt të qenies sime. Dhe nuk do t’ju gënjej e të them se kjo ndjenjë është përherë vetëm një ndjesi e këndshme, sepse ajo që unë e dashuroj e ka edhe fuqinë që brenda meje të mbjellë aq shumë trishtim, saqë ndonjëherë kur zihemi dhe nuk flasim kam përshtypjen se mund ta humb rrugën në mes të oborrit tim.

Ndonjëherë zhgënjimi që vrullshëm del nga plagët e një zemre të thyer flet me aq shumë pasion, saqë errëson çdo gjë tjetër brenda nesh. Kjo më ka ndodhur edhe mua, prandaj I kuptoj të gjithë ata që thonë se më nuk besojnë në dashuri, e kuptoj fuqinë e madhe, të zhgënjimit të tyre dhe nuk u vë faj, por kjo nuk do të thotë që dashuria e vërtetë nuk ekziston. Si dikush që jo pak herë ka vuajtur plagë të ndryshme në thyerjet që ka përjetuar zemra ime, e di që secili që klith kundër dashurisë, në të vërtetë, ka nevojë për shumë dashuri, në të vërtetë, ka nevojë për shumë dashuri, mbase nga ai tip I veçantë I dashurisë që njerëzit kanë harruar t’ia japin tjetrit, asaj të pakushte.

Dhimbja e dashurisë bën pjesë në ato dhimbje që të lënë me pasoja, prandaj nuk e kuptoj fare atë përpjekjen tonë për t’I thurur himne vuajtjes gjasmë sikur dhimbja të pastron, të fisnikëron e bla bla bla të tjera. Jo. Dhimbja e dashurisë të traumatizon, të prekë në vetë kodin e qenies sonë eterike, në vetë pëlhurën mistike me të cilën është I thurur shpirti ynë, prandaj edhe kjo lloj dhimbjeje të tjetërson. Dhe nuk është se kjo lloj dhimbjeje të tjetërson. Dhe nuk është se kjo lloj dhimbjeje të bën më të fortë, thjesht të bën më të zemërua, sepse e di që askush nuk do të mund të t’I kthejë copëzat e shpirtit tënd që t’I kthejë copëzate shpirtit tënd që t’I kanë marrë tashmë. Çdo sprovë a dhimbje tjetër të bën më të fortë, por jo kjo, kurrsesi.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.