Fragmente nga librat e Dostojevskit

Enderrtari, po t’i bejme nje perkufizim te hollesishem, nuk eshte njeri, por, si me thene, nje krijese e gjinise se mesme. Gjallon te shumten e kohes ne ndonje kend te humbur, a thua se i fshihet edhe drites se diellit dhe, me t’u mbyllur ne shtepine e tij ngjitet pas saj si kermilli pas guackes, ose se paku i ngjan shume, ne kete drejtim, asaj kafshes interesante qe eshte kafshe dhe shtepi njeheresh dhe qe quhet breshke…

– Instinkti i vetmbrojtjes është një ligj i madh i njerëzimit…
– E kush ua paska thënë këtë? – thirri Eugjeni- Që ajo është ligj ajo dihet, por, vepron po me atë forcë sa edhe ligji i shkatërrimit, madje edhe i vetshkatërrimit. Pse vetëm ligji i vetmbrojtjes na qenka më i plotfuqishmi?
-… Është e vërtetë, ligji i vetshkatërrimit dhe ligji i vetmbrojtjes në botë janë njëlloj të fuqishëm

Hijet janë copëza, janë fragmente të botës tjetër, janë fillimi i saj. Një njeri i zakonshëm nuk ka përse i sheh, ai është një tokësor dhe pikë. Si i tillë ky duhet të bëjë vetëm jetën e këtushme… Po të sëmuret, po t’i prishet sado pak rendi i përditshëm i organizimit të jetës, krijohet mundësia e shfaqjes së botës tjetër; sa më i sëmuri njeriu, aq më të shumta janë pikat e takimit të tij me këtë botë, pastaj, kur vdes, kalon i tëri në atë botë!” Kam kohë që vras mendjen për këtë. Kush beson në jetën tjetër, e pranon menjëherë këtë logjikë.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.