Fragmente nga librat e Leo Buscaglia

* Jeta jone prej te rrituri humbet cdo surprize, lirine e saj, dhe rritemi ne menyre serioze. Pastaj pyesim, se ku ka perfunduar defrimi. Ndoshta ka ikur bashke me perpjekjen e lehte dhe lojen e parrezikshme, qe dikur ishte natyra jone e dyte.

* Shpirti njerezor do te perpiqet ndaj cdo force qe ta ngaterroje me nje kategori tjeter, qofte rastesisht, qofte dhe vetem sa per bashkejetese. Eshte unikaliteti yne, identiteti individual qe e ben te mundur ekzistencen tone ketu dhe duhet te jete, per kete, gjithnje i mbrojtur.

* Nese ndihemi te pavlere nuk duhet te pushojme se kerkuari, sepse bota eshte thellesisht nje mister i mbrekullueshem. Nese jemi te vetmuar nuk duhet te presim te tjeret te vijne tek ne por te shkojme ne tek ata. Kujtoni se do te vdesim nga uria nese nuk e ushtrojme energjine e nevojshme per ta cuar ushqimin ne gojen tone.

* Vetem kur ndergjegjesohemi per vleren tone si qenie njerezore unikale, do fillojme te zhvillojme nje ndienje dinjiteti dhe respekti per vendin qe na perket ne jete. Gjithnje e me shume po behemi jonjerezore dhe detyrohemi te ndiejme faj per ndryshimet tona. Jemi gjithmone e me shume te bindur se na mungon aftesia per te perballuar jeten. Jane te pakte ata qe na nxisin te provojme dhe te rrezikojme. Rrallehere na thuhet sa te mbrekullueshem jemi, apo cvlera te fshehura kemi thelle brenda vetes sone dhe te na nxisin qe ti nxjerrim ato per te perballuar jeten.

* Mungesa e krenarise, ne kuptomin e sjelljes arrogante apo te mendjemadhesise, por me shume dinjiteti i shpresave te medha dhe vlerave, ne raport me veten tone, eshte nje shprehje e ndergjegjes se arsyeshme e vete botes.

* Mendja njerezore eshte nje mbrekulli. Porsa asimilon nje ide te re apo nje koncept te ri, zgjerohet dhe nuk mund te kthehet me ne dimensionet e meparshme. Nuk ka kufi. Askush nuk ka mundur te gjeje potencialin me te madh qe ka. Pikerisht per kete kalojne gjithe jeten per te zbuluar mundesite e saj duke i zgjeruar ato. Femijet, me gjithe dliresine e tyre, nuk kane mesuar ende te kufizohen dhe perpiqen instiktivisht dhe tere gezim te mesojne. Pikerisht keshtu duhet te bejme edhe ne…

* Cdo dite eshte nje fillim i ri, nje jete e vogel ne vetvete. Shume luftojne per te jetuar deri ne kete cast dhe per te arritur ne kete periudhe. Rastet per t’u rritur, nje mundesi per te mesuar dicka te re:- jane gjerat qe ndodhin vetem njehere ne jete, dhe na perket ne te dime te perfitojme apo ti leme te na ikin..

* Te synosh te ardhmen, te shmangesh nga mundesite qe na rastisin, te kundershtosh te padiskutueshmen, te mbrosh nje ceshtje duke qendruar ne vend, ndersa gjithcka shkon perpara do te thote te humbasesh kontaktin me realitetin. Nese pranojme te rene me gezim dhe si nje mbrekulli, mund te drejtohemi me kenaqesite drejte cdo te nesermeje. Ne te shumten e rasteve do te jene femijet qe do te na udheheqin.

* Duhet te dime se ekzistojne gjera te pandryshueshme njerezore, si e verteta, bukuria, dashuria, te qeshurit dhe kaq shume aspekte komplekse dhe ne te njejten kohe pabesueshmerisht te thella te struktures sone, te cilat do te jene gjithnje te pazevendesueshme dhe eksluzivisht njerezore.

* Kush jep dashuri, si nepermjet nje dhurate vezulluese apo nje komplimenti te njerezishem , gjithnje falenderohet apo shperblehet me te njejtin shpirt. Ashtu si degjimi paraqet qellimin e artit te komunikimit, artin e pranimit me gezim, vleresimin dhe ndjeshmerine, prandaj dhe keto jane njelloj te rendesishme sa dhurimi, gjithmone dhe per te gjithe.

* Heret a vone secili prej nesh do te bindet se ne raportet me te tjeret eshte e nevojshme te japim nga e jona, jo vetem kohen tone, por edhe perkushtimin e sinqerte.Iu mbyllim mjaft shpesh porten atyre qe kane nevoje per ne, duke iu perkushtuar vetes, duke perfunduar pastaj te rrime me ate qe eshte gjendja me ekonomike dhe me e lehte per te dhene: veten tone.

*Edhe pse eshte e veshtire te ndikosh individualishte per paqen dhe mirekuptimin ne bote, ketojane ceshtje qe i ndeshim ne shprehje te vecuara te dashurise dhe miresjelljes, kudo qe ndodhemi. Nje nga shpresat tona mete medha vazhdon te qendroje tek individi: tek sjelljet e vogla te mira qe secili prej nesh ben, gezimin qemund te perhapim, veprimet qe bejme pa pritur asnje shperblim, veprimet qe bejne castet e ushqimit dhe kohen qe i perkushtojme ndihmes per te tjeret.

* Frika jone do te behej me e perkulshme po te mesonim ta zgjeronim perkufizimin e familjes dhe te kuptojme se te gjithe jemi ne te njejten anije. Kemi nevoje per njeri tjetrin. Duket se frika eshte semundja me e perhapur e shekullit te njezete. Ndoshta duke u bere me te afert, deri ne fund te ketij shekulli do te mesojme se nje interes i sinqerte per te tjeret mund te jete vet ilaci..

* Jam i sinqerte se nuk ekziston gezim me i madh ne jete, se ajo kur ia arrijme te fitojme mbi dobesite tona. Te gjithe e njohim gezimin e madh te fitores dhe dhimbjen e humbjes. Duket sikur njera perjashton tjetren. Megjithate, me shprese, dinjitet, pak cmenduri dhe besim ne veten tone, mund te bejme hapa te medha drejt realizimit te idealeve tona. Deshtimi me i madh eshte te mos tentojme. Shume prej nesh kane hequr dore, pikerisht atehere kur do te kishte mjaftuar dhe pak durim. dhe me shume kembengulje per t’ia arritur qellimit. Shpesh, pikerisht kur duket se cdo gje p shkon drejt deshtimit, pikerisht atehere mberrin fitorja.

* Jam i sinqerte se nuk ekziston gezim me i madh ne jete, se ajo kur ia arrijme te fitojme mbi dobesite tona. Te gjithe e njohim gezimin e madh te fitores dhe dhimbjes e humbjes. duket sikur njera perjashton tjetren. Megjithate, me shprese, dinjitet, pak cmenduri dhe besim ne veten tone, mund te bejme hapa te medha drejt realizimit te idealeve tona. Deshtimi me i madh eshte te mos tentojme. Shume prej nesh kane hequr dore, pikerisht atehere kur do te kishte mjaftuar dhe pak durim dhe me shume kembengulje per tia arritur qellimit. Shpesh, pikerisht kur duket se cdo gje po shkon drejt deshtimit, pikerisht atehere mberrin fitorja.

* Eshte mekat qe shpesh presim qe vetmia te na mbyte perpara se te fillojme te kuptojme kompleksitetin nga na vjen. Nga ana tjeter, eshte e kuptueshme, meqenese qe ne femijeri na kane mesuar t’i shmangemi vetmise, si te qe nje sjellje antisociale. Jeta jone e femijerise pershkohet nga shume detyrime shoqerore dhe te programuara. Na nxisin te shkojme ne cirk, te marrim pjese ne skuadra, kurse etj. Kaq te shoqeruar jemi, saqe kur gjendemi vetem, ne momentet e lira, per shume nga ne eshte nje pervoje dermuese.

* Secili prej nesh ka nevoje per nje bote te veten, te vecuar nga cdo gje, larg te tjereve, ku te mundemi te terhiqemi plotesisht dhe te refletkojme per te gjetur serisht kontaktin me shpirtin tone.

* Per te fituar mbi vetmine secili prej nesh duhet te marre pergjegjshmerine e shenjte qe te behet nje individ i kompletuar dhe, mbi te gjitha te vetevendose pa perfshire te tjeret ne kete proces.

*Frika jone do te behej me e perkulshme po te mesonim ta zgjeronim perkufizimin e familjes dhe te kuptojme se te gjithe jemi ne te njejten anije. Kemi nevoje per njeri tjetrin. Duket se frika eshte semundja me e perhapur e shekullit xx. Ndoshta duke u bere me te afert, deri ne fund te ketij shekulli do te mesojme se nje interes i sinqerte per te tjeret mund te jete ilac.

* Jeta ne te vertet eshte e thjeshte. Jemi ne qe e bejme te komplikuar.

* Me ne fund mund te pranojme se grate jane te mencura, krijuese dhe te afta sa dhe burrat. U bindem tiu njohim atyre se dhe ato kane te drejte te dalin, te japin kontributin sipas kapacitetit qe ato kane, qe deshirojne lirine e tyre, nuk kane pse te kufizohen e ndryshen.

* Edhe per burrat kane ndryshuar gjerat. Kane zbuluar me ne fund sa mire eshte te kene nje grua te afte, te sigurte dhe interesante qe te mbuloje paaftesine e tyre. Po zbulojne nje kenaqesi te re duke ndare plotesisht pergjegjesite ne detyrat shoqerore, ekonomike dhe psikologjike, ne shtepi dhe ne familje. Kane kuptuar per shembull, se duke ndare detyrat si burre e grua, jane te lire per caste me prodhuese, te mbrekullueshme dhe personale.

*Te njohesh vetveten eshte nje pune qe meriton lavderim. Por nuk eshte e domosdoshme qe te siklterisesh per kete te gjithe dhe gjithcka. ….. Nuk ka humbje me te keqe per te gjithe ne, se nje jete qe nuk e jetojme… Por duhet te kemi parasysh, perpara se te nisemi “per te rifilluar jeten ” se edhe filozofite e bukura te kerkimit te vetvetes na mesojne se kjo deshire ndricuese, mund te na vije dhe duke gatuar brume per buke, duke kultivuar kopshtin apo duke degjuar nje pjese muzikore.. ( behet fjale per disa studiues qe braktisnin shpite e tyre.. te afermit dhe gjithcka .. per te kerkuar “vetveten dhe unin e tyre..”)

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.