Fragmente nga librat e Leo Buscaglia

* Jeta eshte nje parajse per ata qe dashurojne me pasion shume gjera– Sa me me pasion dashurojme shume gjera, aq me shume i afrohemi te jetojme parajsen tone tani..

* Vlerat e dashurise, si butesia, pergjegjshmeria, interesimi, fisnikeria dhe besimi jane syrgjynosur ne mbreterine e banalitetit dhe nuk perfillen…

* Dashuria universale jo veetem qe eshte e mundshme, por eshte dhe forma me e plote, gje per te cilen jemi te afte si qenie njerezore… Eshte e nevojshme qe ne jeten tone te pranojme dashurine si forcen me te madhe universale per bashkimin dhe miresine, te pranueshme nga te gjithe ata qe me te vertete e deshirojne..

*Vleresoni forcen e pakufishme te dashurise, jo si nje joshje te thjeshte, por si nje force dinamike dhe e prekshme..

* Te kesh nje mik, nenkupton plotesisht nje gje tjeter, eshte nje gje mjaft e shtrenjte.. ashtu sic e shkruan aristoteli: “Nje shpirt ne dy trupa” Sipas meje(leos).. Miqte e vertete mund ti njofesh kur ke nevoje..

* Askush nuk eshte i perjetshem. Nuk i humbsim kurre njerezit qe i duam. Ata behen te pavdekshem nepermjet nesh. Vazhdojne te jetojne ne zemrat tona dhe ne mendjet tona.. Ata jane pjesmarres ne cdo veprim tonin, mendim apo vendim.. Askush nuk mundet kurre ti zevendesoje e, me gjithe dhimbjen, behemi me te pasur pikerisht nga te gjitha ato vite qe kemi invetuar per ata… Fale atyre njerezve te dashur, kemi kaq shume per te dhene ne raportet tona te tanishme dhe atyre qe do te vijne..

*Te mbash zemerimin per gjithe jeten, eshte nje peshe shume e rende. Pervec qe te shton rrudhat e ballit, mbart shume hidherim dhe mosbesim. Askush nuk eshte pa faj. Nese deshirojme te na falin per veprimet tona, duhet te fillojme te falim te tjeret per veprimet e tyre. Per te miren tone, here here eshte me mire te falim dhe pse jemi me te drejten tone..

* Dashuria eshte e durueshme dhe e sjellshme, dashuria nuk eshte xheloze, as mendjemadhe, as zemerake: dashuria nuk llogarit gabimet; dashuria nuk kenaqet nga e keqja, por kenaqet nga e verteta. Dashuria nuk heq dore kurre: besimi, shpresa, durimi jane te pashtereshme. Dashuria eshte e perjeteshme.. Eshte besimi, shpresa dhe dashuria; por nga keto te trija me e madherishme eshte dashuria…

* Arritja e lumturise eshte ndoshta nje nga idealet me te medha. Edhe kushtetuta e permban. Si e arrijme dhe si e perkufizojme, ndryshon nga njeri tek tjetri. Ndoshta ajo qe e ben kaq te pakapshme nuk eshte ajo qe nuk dime si ta fitojme, por si ta mbajme. Gjendja jone shpirterore sa me e kenaqur te jete, ne nje cast te vetem mund te permbyset..

* Ndoshta lumturia e te tjereve na shqeteson sepse eshte nje prove dhe mund te jetohet lehtesisht ne kete boten tone te marre dhe konfuze. Kerkojme nje shkak te mos mundohemi. Mund te themi se njerezit e lumtur jane nje iluzion, kjo eshte injorance dhe papergjegjshmeri, Nuk mund te jete e vertet. E gjithe kjo ndodh sepse mund ta shijojme lumturine vetem nese do te mesonim ta perqafojme

* Deshperimi, qe besojme se fshihet ne cdo qoshe, ne erresire, eshte me se frut i fantazise sone. Te gjithe e takojne fantazine, por te pakte jane ata qe e respektojne. Ndoshta eshte e mundur qe pas asaj joshjeje te gjejme dhe me shume lumturi.

* Qeshja eshte nje gjuhe qe nuk ka nevoje per perkthyes. Problemet e veshtira nuk eshte e nevojshme te bisedohen vetem nga persona serioze.

* kushdo qe na ben te qeshim dhe na bind te mos jemi shume serioze I sherben mireqenies sone fizike dhe mendore. Sic rezulton nga kerkimet e tanishme mjekesore, ndonjehere qeshja eshte ilaci me i mire. Jeta eshte nje shaka dhe ne te gjithe nje batute e saj. Ndienjat humoristike ndihmojme te harrojme, qofte dhe per nje cast, rregullat e seriozitetit dhe bashkejeteses nga te cilat shpesh duhet te clirohemi.

* Kultivojme sjelljen e rafinuar me menyra te sterholluara duke harruar spontaneitetin dhe defrimin. Buzeqeshje te edukuara zevendesojne qeshjet e shfrenuara. I moderojme impulset e gezimit apo i ndrydhim te gjitha ndienjat, Per respekt te miresjelljes dhe mirekuptimit.

* Ne nje bote sinqerisht pa abusurditet, nuk ka perse ti shmangemi bashkimit ne menyre te qeshur dhe te gezuar me cmendurine tone. Eshte nje nga menyrat me te mira qe une njof, per te mbijetuar.

*Do te mesojme se nganjehere “te mos besh asgje” eshte “te besh dicka”

*Eshte unikaliteti yne, Identiteti individual qe e ben te mundur ekzistencen tone ketu dhe duhet te jete, per kete, gjithnje i mbrojtur.

* Mendoj(leo) se cdo marredhenie nenkupton kete koncept-” Pranome keshtu sic jam, ndryshe sbehet gje. Cdo lloj marreveshje tjeter do te ishte mashtrim per te dy.”

*Vlera ime qendron ne faktin qe une jam une. vlera jote ne ate qe je ti. Ka nnga ata qe luftojne te na konsiderojne te gjithe njelloj. Nese dorezohemi, nuk do te kemi surpriza, qeshje, krijimtari. dhe asnje kenge operistike te kenduar ne rruge..

* Te ndash idealen nga realja eshte pa dyshim nje beteje e pafundme – per te pare ne persosmerine tone nje element thelbesor te vete njerezve.. Kur qeshim me te metat e te tjereve, sjellim nder mend te mos marrim me shume seriozitet te metat tona dhe pranojme mendimin qe te metat jane, sigurisht, pjese e natyres njerezore.

* Mjaft shpesh degjojme fjalen “te dua pavaresisht nga te metat e tua” Por do te ishte sigurisht me afer vetes te themi” te dua me gjithe te metat e tua”

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.