Fragmente nga librat e Ransom Riggs!

Të shkëputara përkatësisht, nga librat:

Sekreti I shtëpisë në ishull:


I besojmë përrallat, gjersa çmimi I këtij besimi rritet shumë.”
“Plaken njerëzit e nuk kujdesen dot më për shtëpinë e tyre, të afërmit I heqin nga defteri për një arsye a një tjetër. Keq të vjen, por ja që kështu ndodh!
“Kur nuk ta hapin derën, ti nuk troket më!”
“Por ngathtësia e pijes nuk konkurron me shkathtësinë e frikës.”
“Mund të të duan, por prindërit nuk do të të kuptojnë kurrë.”
“Nëse duhet të dështosh, dështimi duhet të jetë madhështor.”

“Qyteti I magjepsur”

“Dikush mund të mendojë se është më mirë jeta në kafaz se sa të vetëvritesh e të varesh në mur, por krijesat e veçanta duhet të enden të lira që të jenë të lumtura; po I mbylle në kafaz, shpirti iu venitet, dhe nisin t’ua kenë zili shokëve të varur në mure.”
“Nuk është fjala për fatin, por besoj se në botë ekziston një baraspeshë dhe hera- herës forca të panjohura ndërhyjnë për të rregulluar gjilpërën e peshores.”
“Në të vërtetë paratë ia prishin mendjen njerëzve dhe I bëjnë të ndihen inferiorë.”
“Të qeshësh nuk do të thotë t’i hedhësh gjërat pas krahëve e të harrosh, thjesht dëshmon se jemi njerëz.”
“Mos e lufto dhimbjen, është kyçi I gjithçkaje. Po të flet. Prite krahëhapur, lëre të afrohet. Dhimbja thotë: Përshëndetje, unë nuk jam ndryshe nga ti: jam Shpirtzbrazët, por jam edhe ti!”

Përgatiti: Kejdi Kraja

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.