Fragmente nga librat e Zafón

“Hija e erës”

Çdo libër, çdo vëllim që shikon këtu ka shpirtin e vet, shpirtinatij që e ka shkruar dhe të atyre që e kanë lexuar, të atij qëka jetuar e të atij që ka ëndërruar përmes tij. Sa herë që njëlibër ndërron zot,sa herë që një vështrim i ri fluturon mbifletët e tij, shpirti i librit rimerr fuqi.

Librat janë pasqyra: në to sheh vetëm atë që ke në vetvete.

Për ju gratë gjëja më e rëndësishme janë ndjenjat, tha i trishtuar kapelabërësi.- Prandajdhe jetoni më gjatë.

Njeriu vetëm një herë dashuron vërtetë në jetë, Hulian, edhe pse nuk e kupton këtë gjë.

-Çfarë do të bëhesh kur të rritesh, Mikel? -Nuk do të rritem asnjëherë,-thoshte ai.

Ata gisht vinin aromë kanelle. Zemra po më rrihte sa s’çahej dhe i falesha Zotit që nuk kish dëshmitar aty, pasi zjarri që më digjte faqet mund t’i kish vënë flakën edhe një cigareje një metër larg.

Latinisht, djalosh. Nuk ka në këtë botë gjuhë të vdekura, por vetëm tru në letargji.

“Loja e ëngjëllit”

Dihet që në fazat më të avancuara të idiotizmit, mungesa e ideve kompensohet nga ideologjitë e tepërta.

A e dini cila është çudia e zemrave te thyera? – pyetibibliotekarja. – Se mund të thyhen vetëm një herë. Herët e tjera janë gërvishje.

Hyra në librari dhethitha atë aromën e letrës dhe magjisë, të cilën, ne mënyretë pashpjegueshme, askujt nuki kishte shkuar në mendje tambyllte në shishe.

Është e pamundur të mbijetosh në një gjendje të zgjatur të realitetit, të paktën për një qënie njerëzore. E kalojmë një pjesë të mirë të jetës duke ëndërruar, për më tepër, kur jemi zgjuar.

Të vetmit që nuk kanë frikë janë të marrët. E kam lexuar në një libër.

Nëse do të ishim në gjendje të shikonim realitetin e botës dhe veten tonë vetëm për njê ditë, pa i mbyllur sytë, nga mëngjesi deri në mbrëmje, do të vrisnim veten ose do çmendeshim.

Pergatiti: Orsola Deda

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.