Fragmente nga libri “Arti i brishtë i not giving a f*ck” – Mark Manson

“Unë kam një nga këto dy zgjedhje të vazhdoj të punoj në postë e të çmendem
bëhem shkrimtar dhe të vdes për bukën e gojës. Kam vendosur të vdes për bukën e gojës.”
(Bukowski i përgjigjet redaktorit para nenshkrimit të kontratës)
.
Ekziston një shprehje në Teksas: “Qeni i vogël leh me zë më të lartë.” Një njeri plot vetëbesim, nuk ka nevojë tu tregojë të tjerëve që ka besim te vetja. Një grua e pasur, nuk ka nevojë të bindë të tjerët se është e pasur. Ose je, ose nuk je e pasur. Dhe nëse ëndërron për diçka gjatë gjithë kohës, atëherë ti po përforcon akoma dhe më shumë të njëjtin realitet në mendjen tënde: se ti nuk je ashtu siç ëndërron.
.
Po ta çash trapin shumë, të bën keq për shëndetin tënd mendor.
.
Sekreti për një jetë të mirë nuk është ta çash trapin më shumë; është ta çash trapin më pak, ta çash trapin për gjëra që janë të vërteta, jetike dhe të rëndësishme.
.

Ne tallemi në internet me “problemet e botës së parë,” por në të vërtetë ne jemi bërë viktima të vetes sonë. Problemet shëndetësore të lidhura me stresin, çrregullimet e ankthit dhe rastet e depresionit janë rritur në mënyrë të paimagjinueshme gjatë tridhjetë viteve
të fundit, pavarësisht faktit që tashmë të gjithë kanë televizorë plazma dhe madje edhe pazarin e bëjnë online dhe u vjen te shtëpia. Kriza jonë nuk është materiale;
është ekzistenciale dhe shpirtërore. Kemi kaq shumë gjëra muti dhe kaq shumë mundësi saqë nuk dimë më se për çfarë duhet apo nuk duhet ta çajmë trapin.
.
Kjo ta pjerdh trurin fare. Ndaj po të lë pak kohë ta zhbirilosh trurin dhe ta lexosh edhe një herë më vonë: Dëshira për një eksperiencë më pozitive është një eksperiencë negative; pranimi i eksperiencës negative është një eksperiencë pozitive. Kjo është ajo çfarë filozofi Alan Uats e quante “Ligji i së kundërtës” – ideja se sa më shumë përpiqesh të ndihesh mirë, aq më i pakënaqur bëhesh, sepse të përpiqesh për diçka, përforcon faktin se në radhë të parë, kjo gjë të mungon. Sa më shumë të duash të bëhesh i pasur, aq më i varfër dhe i pavlerë ndihesh, pavarësisht sa shumë para fiton në realitet. Sa më shumë të duash të jesh seksi dhe e dëshiruar, aq më të shëmtuar e sheh veten, pavarësisht pamjes fizike që ke
në realitet. Sa më shumë të duash të jesh i lumtur dhe i rrethuar me dashuri, aq më i vetmuar dhe i frikësuar bëhesh, pavarësisht nga njerëzit që të rrethojnë. Sa më shumë të duash të bëhesh mendjendritur dhe i frytshëm, aq më shumë egoist dhe i cekët bëhesh gjatë përpjekjeve të tua për të arritur atë që dëshiron.
.
“Nuk do të jesh kurrë i lumtur nëse vazhdon të kërkosh përbërësin e lumturisë. Nuk do të jetosh kurrë, nëse kërkon kuptimin e jetës.”
|Albert Kamy|
.
A e ke vënë re se ndonjëherë ndodh që sa më pak ta vrasësh mendjen për diçka, aq më mirë ia del? A e ke vënë re se ai që është më pak i interesuar për diçka, e
arrin? A e ke vënë re që sa herë nuk e rruan trapin fare, çdo gjë shkon shumë mirë? Dhe përse ndodh kështu?Interesantja me ligjin e kundërt është se quhet “i kundërt” për një arsye të caktuar: të mos e rruash trapin prodhon efektin e kundërt. Nëse të ndjekësh pozitiven është negative, atëherë, të ndjekësh negativen prodhon pozitiven.
.
Çdo gjë e rëndësishme në jetë fitohet duke përjetuar eksperienca negative.
.
Çdo përpjekje për të evituar negativen, ta shmangësh, ta ndrydhësh apo ta fshehësh atë, të kthehet mbrapsht.
Shmangia e përpjekjes është përpjekje. Mohimi i dështimit është dështim. Të fshehësh çfarë është e turpshme, është në vetvete turp.
.
Të mos e rruash trapin do të thotë të shohësh në sy sfidat më tmerruese dhe të vështira të jetës dhe të veprosh.
Megjithëse të mos e rruash trapin tingëllon e thjeshtë në sipërfaqe, në fakt është një trastë e re plot me groshë në brendësi.
.
Një ditë ti do të vdesësh. E di që ti e di këtë, por doja të ta kujtoja në rast se e ke harruar. Ti dhe të gjithë njerëzit që njeh, së shpejti do të vdisni. Dhe në këtë periudhë të shkurtër kohore nga tani e deri atëherë, ti ke një numër të kufizuar rastesh për ta çarë trapin. Në fakt, ke vetëm pak raste. Dhe nëse vazhdon ta çash trapin për gjithçka e për këdo pa vetëdije ose pa zgjedhur mirë – epo, ja po ta them që do shkosh për lesh.
.
Përkufizimi #1: Të mos e çash trapin nuk do të thotë të jesh indiferent; do të thotë të jesh i qetë me faktin se je ndryshe nga të tjerët.
.
Sepse ja një tjetër e vërtetë e fshehtë e jetës. Ti nuk mund të kesh një ndikim të rëndësishëm dhe ndryshues te të tjerët, pa u dukur qesharak dhe një turp për disa.
Thjesht nuk mundesh. Sepse nuk ekziston diçka e tillë ku të mos ketë vështirësi. Nuk ekziston. Një shprehje e vjetër thotë: kudo që të shkosh, je sërish ti. Epo, e njëjta gjë është edhe për vështirësitë dhe dështimet. Kudo që të shkosh, të pret një ton me mut. Dhe kjo është mëse e pranueshme. Çështja nuk është ti shmangesh mutit. Çështja është të gjesh atë lloj muti që të pëlqen të përballesh.
.
Përkufizimi #2: Që të mos e çash trapin për vështirësinë, në fillim duhet ta çash trapin për diçka më të rëndësishme se vështirësia.
.
Kur dikush nuk ka probleme, automatikisht mendja gjen një mënyrë
për ta shpikur një.
.
Përkufizimi #3: E kupton apo jo, ti gjithmonë zgjedh për çfarë do e çash trapin!
.
Çfarëdo që të bësh, jeta përbëhet nga dështime, humbje, pendime dhe vdekje.
Sepse, sapo të ndihesh rehat me të gjithë mutin që jeta të hedh (dhe më beso, muti nuk mbaron kurrë) ti bëhesh i pamposhtshëm në një lloj niveli të ulët shpirtëror.
Fundja, mënyra e vetme për ta kapërcyer dhimbjen, është të mësosh se si ta përballosh atë.
.
Jeta në vetvete është një formë vuajtje. Të pasurit vuajnë për shkak të pasurisë
së tyre. Të varfërit vuajnë për shkak të varfërisë së tyre. Njerëzit pa familje vuajnë për shkak të mungesës së familjes. Njerëzit me familje vuajnë për shkak të familjes. Njerëzit në kërkim të kënaqësive të botës vuajnë për shkak të kënaqësive të botës. Njerëzit që e kushtëzojnë veten nga kënaqësitë e botës vuajnë nga mungesa e tyre. Nuk mund të thuhet se të gjitha vuajtjet janë njësoj.
Disa vuajtje janë padyshim më të dhimbshme se të tjerat. Por të gjithë ne duhet të vuajmë në njëfarë mënyre.
.
“Patjetër, të bësh shumë para të bën të ndihesh mirë, por nuk i bën fëmijët e tu të të duan më shumë.”
.
“Ajo që ti e quan ‘miqësi’ është vetëm një përpjekje e vazhdueshme për t’u bërë përshtypje të tjerëve.”
.
Sidoqoftë, të vërtetat më të mëdha në jetë janë zakonisht më të pakëndshmet për
t’u dëgjuar.
.
Ne vuajmë për arsyen e thjeshtë se vuajtja na shërben biologjikisht. Është mjeti i preferuar i natyrës për të frymëzuar ndryshimin. Ne kemi evoluar që të jetojmë
gjithmonë me një masë të caktuar pakënaqësie dhe pasigurie, sepse personi paksa i pakënaqur dhe i pasigurt, do të punojë më fort për të ndryshuar dhe mbijetuar. Jemi programuar për të qenë të pakënaqur me atë çfarë kemi dhe të kënaqemi me ato çfarë nuk kemi. Kjo pakënaqësi e vazhdueshme ka bërë që raca jonë njerëzore të vazhdojë të luftojë dhe të përpiqet pa pushim, duke ndërtuar dhe duke fituar. Ndaj, jo – dhimbja dhe mjerimi ynë nuk janë një defekt i evolucionit njerëzor; ato janë karakteristikë.
.
Dhimbja na mëson se kujt t’i kushtojmë vëmendje kur jemi të rinj apo të shkujdesur. Na ndihmon duke na treguar çfarë është e mirë për ne dhe çfarë është
e keqe. Na ndihmon të kuptojmë dhe të respektojmë kushtëzimet tona. Na mëson të mos e kruajmë shumë me sobat e nxehta e as të vendosim objekte metalike në prizë. Ndaj, nuk është gjithmonë e dobishme ta evitosh dhimbjen dhe të kërkosh kënaqësinë, sepse në shumë raste, dhimbja mund të ketë rëndësi jetë-a-vdekje për mirëqenien tonë.
.
Në disa raste, përjetimi i dhimbjes emocionale apo psikologjike mund të jetë i shëndetshëm ose i nevojshëm. Ashtu siç dhimbja e gishtit të këmbës na mëson të mos përplasemi me tavolinat, edhe dhimbja emocionale e refuzimit apo e dështimit na mëson të mos përsëritim të njëjtat gabime në të ardhmen.
.
“jeta është në thelb një seri problemesh,”
.
“Zgjidhja e njërit problem është thjesht nisja e një problemi tjetër.”
.
“Mos shpreso për një jetë pa probleme,”
“Një jetë e tillë nuk ekziston. Përkundrazi, shpreso për një jetë plot me probleme të mira.”
.
Lumturia është një proces i vazhdueshëm pune, sepse të zgjidhësh problemet, është një proces i vazhdueshëm pune – zgjidhjet e problemeve të sotme do të hedhin themelet për problemet e së nesërmes, e kështu me radhë. Lumturia e vërtetë vjen vetëm kur zbulon se cilat probleme të pëlqen t’i kesh dhe ti zgjidhësh.
.
Ndjenjat janë pjesë e ekuacionit të jetës sonë, por jo i gjithë ekuacioni. Vetëm se diçka të bën të ndihesh mirë, nuk do të thotë se është e mirë. Vetëm se diçka
të bën të ndihesh keq, nuk do të thotë që është e keqe. Ndjenjat janë thjesht tabela orientimi, sugjerime që na jep neurobiologjia jonë dhe jo urdhra. Ndaj, nuk duhet të kemi gjithmonë besim te ndjenjat. Në fakt, unë besoj se duhet ta bëjmë zakon që të jemi gjithmonë dyshues
ndaj ndjenjave.
.
Vendimet e marra bazuar mbi intuitën emocionale, pa ndihmën e arsyes për t’i vënë në binarë, pak a shumë të çojnë për lesh. A e di se kush e jeton jetën bazuar mbi ndjenjat? Fëmijët trivjeçarë. Dhe qentë. A e di se çfarë tjetër bëjnë fëmijët trivjeçarë dhe qentë? Dhjesin mbi tapet.
.
Ndonjëherë psikologët i referohen këtij koncepti si “qarku hedonik”: ideja se ne punojmë shumë për të ndryshuar situatën e jetës sonë, por në fakt ndihemi njësoj.
Prandaj edhe problemet tona janë të përsëritura dhe të pashmangshme. Personi me të cilin martohesh është personi me të cilin grindesh. Shtëpia që blen është shtëpia që riparon. Puna e ëndërruar që ke është ajo që të streson. Çdo gjë vjen e shoqëruar me sakrifica – çfarëdo që na bën të ndihemi mirë, na bën edhe të ndihemi keq. Ajo që fitojmë është gjithashtu ajo që humbasim. Ajo çfarë krijon eksperiencat tona pozitive, përkufizon edhe eksperiencat tona negative. Ky është një ilaç shumë i hidhur për t’u kapërdirë. Ne na pëlqen ideja se ekziston një formë finale e lumturisë
e cila mund të arrihet. Na pëlqen ideja se mund ta lehtësojmë vuajtjen tonë përgjithmonë. Na pëlqen ideja se mund të ndihemi të përmbushur dhe të kënaqur me
jetën tonë përgjithmonë. Por kjo nuk do të ndodhë.

Punoi: Kejdi Kraja

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.