Fragmente nga libri :“Arti i brishtë i not giving a f*ck”

  • “Jeta në thelb është një seri problemesh. Ato nuk mbarojnë kurrë, thjesht shkëmbehen ose përmirësohen. Lumturia vjen nga zgjidhja e tyre.”
  • “Teknologjia ka zgjidhur probleme të vjetra ekonomike duke na dhënë probleme të reja psikologjike. Interneti nuk ka hapur vetëm shtegun e informacionit të lirë; por gjithashtu ka hapur shtegun për më shumë pasiguri, dyshim dhe turp.”
  • “Një pyetje më interesante, një pyetje të cilën shumica e njerëzve nuk e marrin aspak në konsideratë është: “Çfarë dhimbje dëshiron në jetën tënde? Për çfarë je i gatshëm të luftosh?” Sepse ky duket një përcaktues më i rëndësishëm se çfarë arrijmë në jetë.”
  • “Personi që je përcaktohet nga ajo çfarë je i gatshëm të përballesh.”
  • “E vërteta është se nuk ekziston diçka e tillë si problem personal. Nëse ke nje problem, ka shumë mundësi që edhe miliona te tjerë e kanë pasur në të kaluarën, e kanë tani, dhe do ta kenë në të ardhmen. Me siguri edhe njerëz që i njeh. Kjo nuk e minimizon problemin, apo të nënkuptojë se nuk duhet të dhembë. Nuk do të thotë se nuk je vertetë viktimë në disa rrethana. Thjesht do tëthotë se nuk je i veçantë.”
  • “Të gjithe kemi padijenitë tona emocionale. Shpesh herë kanë të bëjnë me ndjenjat që na mësuan se janë të papërshtatshme ndërsa po rriteshim. Duhen vite praktikë dhe përpjekje për t’u përmirësuar në identifikimin e padijenive që kemi dhe më pas, ndjenjat e pjekura t’i shprehim siç duhet. Kjo detyrë është tej mase e rëndësishme dhe ia vlen mundimi.”
  • “Shumica e këshillave qe jepen sot bazohen mbi një nivel sipërfaqësor i cili thjesht i bën njerëzit të ndihen mirë momentalisht, ndërsa problemet afatgjata nuk zgjidhen kurrë. Perceptimet dhe ndjenjat e njerëzve mund të ndryshojnë, por vlerat themelore dhe njësia matëse me të cilën vlerësohen nuk ndryshojnë. Ky nuk është progres. Është thjesht një mënyrë tjetër për të përjetuar më shumë eufori.”

Perktheu nga materiali anglisht: Indira Krymi

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.