Fragmente nga libri i Fernando Pessoa- “Edukimi i Stoikut”!

“Ka rene mbi ne më i thelli e me mortori shkretim i shekujve: vetëdija e ngulitur thellë në ne për zbrazëtinë e te gjitha përpjekjeve dhe kotësinë e të gjitha synimeve.”

“Do të vras veten. Tani do të vras veten. Por dua të lë pas, së paku, aq saktë sa të më jetë e mundur, një kujtesë intelektuale te jetës sime, një tablo intime të atij që kam qenë. Meqë s’kam mundur të lë nga vetja një varg gënjeshtrash te bukura, deshiroj te lë atë thërrime të vërtete që gënjeshtra e gjithçkaje na lejon të hamendësojmë se mund ta themi.”

Befas më pushtoi një dëshirë e vrullshme me abdiku, ashpěr e pakthyeshëm porsi murg, një neveri e thellë pse kisha ushqyer kaq shumë dëshira dhe shpresa. Sa e lehtë kish qenë për mua t’i përmbushja ato së jashtmi dhe sa e pamundur t’i doja intimisht. Në atë çast te butë e të trishtë daton fillimi i vetëvrasjes sime.”

“Ende me dhemb me humbë ndonjë ide, me harru ndonje frazë nga ato që duhen shkruar, mosrrokja e ndonjë këndvështrimi. E di fort mirë se të shumtën e herëve nuk do mundesha t’ju jepja një trup te vërtetë atyre skicave. Por prape ndihem xheloz ndaj vetes sime, e lakmoj abstrakten dhe kam vene re se lakmia dhe shpirti i hakmarrjes, ndoshta ngase janë dy forma të meskinitetit, ruajnë të njëjtën fisni dhe te njëjtin gjak.”

“Po i jap fund një jete që dikur më dukej se përmbante te gjitha madhështitë, por që nuk pashë të ngërthente tjetër veç paaftësisë sime me i dashtë ato. Nëse dikur kam ushqyer bindje, kujtohem gjithnjë se të marrët kanë patur bindje edhe me te mëdha. Skrupulli i saktësisë, intensiteti i përpjekjeve për me qenë i përsosur, larg nga te qenit nxitës me vepru, janë fakultete intime për braktisjen. Më mirë me ëndërru, se me qenë. Është kaq e lehtë t’i shohësh të gjitha të arritshme në ëndërr!”

“Dashuria e saj, që nuk më qe kurrë e qartë në të gjallë, m’u bë më e mprehtë se asnjëherë atëherë kur e humba. Zbulova, falë mungesës, bash si zbulohet vlera e gjithçkaje, se me lipsej dashuri; kjo, ashtu sikundër ajri, merret me fryme e nuk ndjehet.”

“Me e jetu jetën sipas arsyes është e pamundur. Inteligjenca nuk prodhon rregulla.” * “Kush shkruan nuk e ve re që po flet përmes shkrimit, ndaj dhe ka shume si ata qe shkruajne gjëra që kurre nuk do të guxonin t’i flisnin. Ka nga ata që zgjaten mefaqe te tera duke shpjeguar dhe analizuar qenien vetjake, ndonese ata vetë, ose se paku disa prej tyre, nuk do t’ia lejonin vetes të lodhnin një auditor, sado mirëdashes, me rrefime rreth personaliteteve të tyre.”

“Ciladoqoftë e fshehta e misterit te gjërave, eshtë pa dyshim ose shume e ndërlikuar; ose, nëse ështe shumë e thjeshtë, është e një thjeshtësie të cilën nuk jemi të pajisur me e pa.”

“Mungesa tek unë e impulsit për te vepruar ka qenë gjithnjë rrënja e tërë të këqijave që më kanë rënë mbi kokë – pamundësia me dashtë përpara se me mendu, pamundësia me e dorëzu veten, pamundësia me marrë vendime në të vetmen rrugë që merren vendimet: me vendimin, jo me dijen – si gomari i Buridanit, që lëngon për vdekje në përgjysmoren matematike mes ujit te emocionit dhe sanës së përpjekjes, duke rrezikuar njësoj të vdes në rast se nuk mendoj, por jo nga etja e as nga uria. Gjithçka mendoj a ndiej më kthehet pashmangshmërisht në një formë inercie. Mendimi, që tek te tjerët është një busull veprimi, për mua ështe një mikroskop i tij, që më bën te shoh se duhen me u kapërcy universe të tëra aty ku do të mjaftonte një hap për me kalu në anën tjetër.”

“Nuk ështe dhimbja morale që më shtyn të vetëvritem; ështe zbrazëtia morale ku themelohet dhimbja. Gjendja ime shpirtërore ështe ngrehina e misticizmave të mëdha dhe dorëheqjeve transhendente: por këto kërkojnë besim, dhe unë, ajmé, nuk kam besim. Dhe madje, të mos paturit e besimit, ose të mos diturit nga ana ime si të kem besim, i jep zanafillën këtij boshi, që është ndërgjegjja ime për botën.”

“Gjithnjë kam njohur te vetja një tipar shumë të ulët por të panënshtrueshëm, padijen e humbjes dhe frika se nuk do të dija të fshihja ndjesinë e inatit ishte një gjë që më largoi kurdoherë nga lojërat, nga garimet,-nga gjithçka që përfshinte matjen me dikë tjetër. E pranoj se po te ishte e mundur ose e ndershme për t’u bërë, do të shkoja deri aty sa t’i përvidhesha dyluftimit.”

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.