Fragmente nga libri “Mëndafshi Francez” I Sandra Brown

“Ajo kishte menduar se dhimbjet e së shkuarës tashmë ishin varrosur aq thellë, sa nuk do të dilnin më kurrë. Por ato qenë zgjuar sërish nga një I huaj keqdashës. Ai përbënte kërcënim për gjithçka që ajo dashuronte. Po ia shkatërronte jetën.
Po të mos bënte diçka për të ndryshuar rrjedhën e ngarjeve, ai, do t’I rrënonte të ardhmen.”
*

“Unë eci si furtunë, ndërsa ti, kur lëviz, edhe ajrin nuk e trazon.”
*

“Nuk mund të arrish asgjë nëse ke frikë të ngresh dallgë.”
*

“Asnjëherë nuk qan sepse je e trishtuar. Je tepër egoiste për të qenë ndonjëherë e trishtuar. E zemëruar, e inatosur, dhe xheloze, ndoshta; por kurrë e trishtuar.”
*

“Të jesh I pasur dhe I poshtër është ku e ku më mirë se të jesh I varfër, për poshtërsinë tënde shkon në burg, ndërsa po të jesh I pasur, mund të bësh çfarë të të pëlqejë dhe askush nuk mund të të prekë.”
*

“Disa njerëz janë si delet, që duhet t’u tregosh se çfarë të besojnë, pasi vetë nuk janë në gjendje të mendojnë. Në qoftë se u thuhet shpesh ajo çka duan të dëgjojnë, ata janë gati të ndjekin cilindo dhe të mbështetin çdo keqinformim që u jepet. Janë sI të thuash, tru-shpërlarë.”
*

“Liria shkon krah për krah me përgjegjësinë.”
*

“…Sepse kemi rënë keq brenda, dhe ti e dI këtë po aq sa dhe unë…!”
*

“- E ç’dobi kanë ultimatumet nëse nuk vihen në jetë?
-Është si puna e njerëzve të famshëm, që I kërcënojnë për t’I hedhur në gjyq tabloidet, kur ato botojnë histori gjysmë të vërteta. Çështja gjyqësore vetëm se ngjall një publicitet të pafavorshëm. Është një situate pa fitues. Përderisa ti nuk do që rrobat e palara t’I nxjerrësh në publik, duart I ke të lidhura.”
*

“Dashuria na err gjykimin. Na detyron të bëjmë gjëra që janë të dëmshmë për ne dhe që e dimë se nuk duhen bërë. Por prapë I bëjmë.”
*

“Bukuria e jashtëzakonshme mund të shndërrohet në mallkim për atë që e ka.”
*

“Disa ëngjëj janë kaq të bukur sa Perëndia nuk mund të durojë t’I mbajë larg vetes për një kohë të gjatë. Ata janë të paracaktuar për një jetë të shkurtër që përpara se të linden. Të zemëruar me fatin, ata shpesh nxitojnë që të kthehen sa më shpejt në një mbretëri të patëmetë si vetja e tyre.”
*

“Duhej të fliste. Fjalët I qenë grumbulluar në grykë. Por kishte frikë. Duke ia thënë të vërtetën ajo do t’ia besonte jetën atij. Për më tepër, jetën do t’ia besonte një njeriu që dashuronte. Ata që dashurojmë kanë më shumë rëndësi se e vërteta, apo jo? Njerëzit janë më të çmuar se idealet. Njerëzit janë më të çmuar se çdo gjëtjetër!”

Përgatiti: Kejdi Kraja

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.