Fragmente nga libri “Shenimet e krimbit Smolinski” – Azem Deliu!

Dhe profesori im kishte të drejtë. Përballë së qeshurës çarmatosëse, ideologjitë godasin vetëm moralisht, pra, vetëm nën brez. Herë duke luajtur viktimën, herë duke e përqeshur personalisht humorbërësin. Nuk ka asnjë nacionalizëm, asnjë fe, asnjë rrymë mendimi, që mund të përballet një kundër një me humorin.

**

Ndeza prapë një cigare dhe, duke e kritikuar veten se po pija shumë, dola në ballkon me një gotë nga Skotchi im i përhershëm. Pikërisht kur provova të mos mendoja asgjë, truri më formësoi pa më pyetur mendimin se, ndërkohë që e gjithë bota e shante Hitlerin, për çudi, e gjithë bota e përsëriste atë. Veçse nuk shkonte aq larg sa të zhdukte popuj të tërë, por deri në dehumanizim shkonte çdo propagandë nacionaliste. Dhe qëllonte që liderët nacionalistë kishin të njëjtët. Duartrokitës që shanin Hitlerin.

**

Një tjetër gjë interesante me ideologjitë nacionaliste e religjioze: janë në çdo moment në gjendje të të vrasin për të të bindur që janë paqësorë.

**

Pesë ditë para takimit të supozuar publik, vërejta se të gjithë posterat, lajmëruesit mureve, madje edhe ata te rrjeteve sociale, ishin larguar. Kur e pyeta Hajdinin pse, siç e kishte zakon ai, në vend të përgjigjeve, m’u drejtua me një mijë akuza. Unë, sipas tij, kujdesesha kaq shumë për posterat e për promovimin tim dhe medoemos doja famë. Në fakt, unë gati i urreja ata postera dhe përjetoja një kënaqësi të fshehtë që ishin larguar, por, natyrisht, duhet të pyesja. Por Hajdini ishte interesant: sa herë i ankohej dikush, ai e gjente vërejtjen te personi që ankohej.

Azem Deliu – Shënimet e krimbit Smolinski

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.