Fragmente nga libri “Shkrimtari i Verbër” i Kristi Spahiut.


Mëngjeset e mia kështu ishin, Pyetje përgjigje mes meje dhe unit. Idiotësia nuk ka fund, ështe e vertetë, por mua kjo gjë me dukej mjaft argëtuese
dhe çlodhëse. Mendja e njeriut, siç thosha unë, është labirinti më sfilites i cdo brejtësi inteligjent.

🌻

Shkruaja gjithmonë në kohën e lirë, nuk them se shkruaja perla, por as mediokritete nuk mund të quheshin.

🌻

Çdo shkrimtar ka brenda vetes një shumëllojshmëri karakteresh te perfaqesuara nga një shpirt i brishtë, i cili ndodhet në luftë me identitetin e tij të fshehur, që herë-here merr trajtät e luanit e herë-herë ato të shqiponjës.

🌻

Më la të kuptoja që më kishte menduar pavarësisht gjithçkaje. Nuk e tha as pse s’isha bëre i gjallë. E çuditshme kur mendon se dikur Marta ishte mëngjesi dhe mbrëmja ime, dielli dhe hena ime, drita dhe errësira. Me zgjonte e më vinte në gjumë, ndërsa sot ne jetonim në dy botë të ndryshme paralele. Ajo ishte shndërruar në një luaneshë që sakrifikonte çdo gjë për dy luanët e saj te vegjël, ndërsa unë isha si ajo krijesa mitologjike greke “Pegasus” i cili herë ecte në toke e herë ecte në qiej.

🌻

Rrethohesha nga një dashuri e madhe dhe kjo më pengonte te isha lirë. Dashuria e njerëzve është mbytëse, kur ti nuk je gati ta përqafosh.

🌻

“Njerëzit e ndërlikuar janë shumë fodullë. Mendojnë sikur brenda tyre ndodhet një shumëllojshmeri emocioni, një shumellojshmëri ngjyrash, por e vërteta është se brenda tyre ndodhet një errësirë e madhe, një zbrazëti e mbuluar nga disa fjalë mediokre.”

🌻

Gjithçka që shikon jashtë jeton brenda teje, të therët thjesht e prekin pa ia ditur kuptimin, ndërsa ti je vetë kuptimi i gjithçkaje.

🌻

Genjeshtrat ndonjëherë zgjasin aq pak sa harrohen menjëhere e disa herë zgjasin aq shumë sa besohen për jetë.

🌻

“Eh, dashuria, o miku im, është një det që do kalosh. Nëse varka të fut ujë, duhet notin ta fillosh.”

🌻

Përqafoje lirinë që e dashuron aq shumë dhe kurrë mos e humb për askënd në botë!

🌻

Bukuria e jetës nuk mund të fjalë. Te ben te kuptosh se kurre nuk është vonë për të rilindur, per të nisur gjithçka nga e para.

🌻

Kërkoja ta harroja pa u ballafaquar me Marten qe ndodhej brenda meje. Gaboja. Gabohesha rendë. Shquhesha për gabime. Perpiqesha gjithmone ti shikoja gjerat ne menyre objektive duke analizuar detajet, por harroja të shikoja brenda vetes, aty ku duhet të shikoja në te vërtetë.

🌻

“Dashuria humbet, kur barku bërtet”

🌻

Fjalët, sado te shijshme të jenë, nuk mund ta ngopin një dashuri.

🌻

Njeriu dashuron deri në momentin që shuhet zjarri. E kur ky zjarr shuhet, bashkë me të shuhet dhe dashuria.

🌻

Po përjetoja famën, atë ndjesi që njerëzit e adhurojnë dhe urrejne.

🌻

Dikur defekti im më i madh ishte mospranimi i asai cfare isha. Verni më thoshte gjithmonë, nuk ke pse hiqesh si dikush qe nuk je. Shkruan bukur, por shkruan për veten, për atë çka të gërryen përbrenda. Hape mendjen bashkë me brengat dhe shkruaj për atë që je. Ke aftesinë për t’i kuptuar te tjerët, je shumë i aftë, e brendësine tende do te gjesh ate që te mundon. Ato fjalë të tij ende janë te ngulitura në mendjen time. Sa herë shkruaj, i kujtoj. Me bëri të jem ky që jam sot. Me bëri të jetoj me lirinë shpirtit dhe jo besoj qe po te hapësh syte në me lirinë natyrës.

🌻

E vetmja gjë që na mban në tokë është rëndesa. Vetëm ndjenjat ndodhen në ajër, aty ku fluturojnë zogjtë. Trupat cuditërisht i përkasin tokës, prandaj përjetimet na çojnë në qiell. Askush nga ne nuk është aq i fuqishëm sa t’i thyejë ligjet e fizikës, të thyejë barrierat njerëzore e te qëndrojë mes pastërtisë aty lart. Ndjenjat janë e vetmja gjë e pastër. Ka pozitive si ajo e dashurisë, ka dhe nagative si ajo e urrejtjes. Ne disa raste këto pastèrti përzihen duke formuar njeriun tokësor. Kur të dyja bashkohen atëherë truri ynë rëndohet duke na hequr mundesinë për t’u ngritur në një nivel më të lartë. Jemi të çuditshëm, sepse jemi të gjithë te njëjtë. Pavarësisht ngjyres, gjuhës e gjinisë të gjithe jetojmë në tokë. Na ështe mohuar e drejta për të jetuar mbi re, por nuk na ështe ndaluar të udhëtojme, te shohim ose ta nuhasim atë ushqim e të mos kemi mundësinë ta kullufisim.

🌻

Jemi te denuar për te jetuar aty ku e meritojme, jo fizikisht, por shpirtërisht.

🌻

Syte e tu kanë vdekur sepse shpirti yt ka humbur. Te ka humbur dashuria për veten. Por jo dashuria karshi të tjerëve. Puthjet e tua janë te mbushura me dashuri, pikërisht ky është shkaku që ti nuk ja dhuron askujt. Ti je e predispozicionuar t’u japësh njerëzve lirinë e kufizuar dhe jo shpresën.

🌻

Gjate mungesës së saj kisha kuptuar që brenda zemrés sime ajo kishte mbjelle një farë, qe me kalimin e kohës ishte shndërruar në një lule. Kjo më siguri ishte dhe arsyeja pse isha ëmbëlsuar kaq shume si njeri. Parfumi i trupit tim po ashtu kishte ndryshuar. Ajo më kishte injektuar erën e saj.

🌻

Brenda meje ndodhej një zemër ishte aq e shurdhët sa nuk degjonte zhurmën e saj. Ndersa tani që njoha atë, ajo resht herë pas here se rrahuri.

🌻

Sa kurba që kishte kjo jetë shkërdhatë. Kurrë nuk ishte një vijë e drejtë. Gjithmonë na çonte lart-poshtë e poshtë-lart, sikur donte të na tregonte se jemi të pafuqishëm për të vendosur të ardhmen tonë.

🌻

Jeta paska qenë e mbushur me sprova për t’u kaluar. E ndërkohë që ti arrin ti kapërcesh te gjitha, në fund nuk merr asnje dhuratë. Nuk te duartroket njeri. Askush nuk të rreh shpatullat e te thote bravo. Vjen nje kohe dhe njerëzit ndalojnë se kaluari pengesa, stopojnë, qendrojnë në vend. Nuk perparojnë me tej, stepen për shkak të situatave. Sa zili i kam njerëzit që i njohin limitet, që nuk rrezikojnë. Përse te rrezikosh? Përse te luftosh si unë? Kush është si unë, bën çdo gje për të arritur vetëknaqesine e tij. Qellimi i
vetëkënaqesisë sime eshtë t’i bëj njerëzit te ndihen ndryshe. Jam një njeri ‘i semure’, me parime ‘te semura’.

🌻

Fati u buzëqesh gjithmonë atyre që guxojnë!

🌻

Sa cekët mendojmë ne njerëzit. Na ështe dhuruar mendja, por nuk e përdorim për te kuptuar racën tone. E përdorim për te shpikur mediokritete pa fund. Për t’i treguar vetes sa te zot jemi. Duam të lëme gjurmë në librat e historise për t’i treguar botës që emrat tane janë të pavdekshëm. Jetojmë për te tjerët e jo për veten tonë. Justifikojmë vuajtjen tonë të brendshme me qëllime madhore. Sa keq jemi katandisur. Pasurohemi për t’u varfèruar shpirtërisht. Arritja e objektivave nuk na bën më te dashur, na bën më kërkues. E sa më shumë përpiqemi të arrijmë objektivat tanë, aq me shumë harrojmë të kërkojmë atë që na duhet vërtetë.

🌻

Sytë tregojne atë që ke, ate qe do te doje të kishe dhe ate që nuk ke. Ka raste kur janë të njëjtë e të zbrazët, kur ndryshojnë sipas natyres që i rrethon e njerëzve që shikojnë. Ka nga më të ndryshmit, është e vërtetë, por si sytë e tu nuk mendoja se kishte. Shkëlqejnë edhe kur i mban mbyllur.

🌻

Për mua dashuria është kolona që ndalon rrenimin e shtëpisë. E nëse kjo ndjenjë është e vërtetë dhe e pastër, nuk ka tërmet ta rrëzojë.

🌻

Shtëpia nuk është vendi ku ne lindim, por vendi ku na fle zemra. E zemra ime i përkiste asaj dhe vetëm asaj, gruas sime.

🌻

Ndryshimi i të punuarit për të fituar një jetë më të mirë dhe i të punuarit për të jetuar, qëndron tek ajo që ti bën. Jeta dhe puna për ty janë një. Përshkruan jetën, sepse puna ta kerkon një gjë të tillë, e jeton çdo dite, sepse puna jote nuk njeh pushime. Një dite do ta urresh këte punë, por do jeta tepër vonë për ta braktisur, pasi nuk je i afte te thyesh zemrat e njerëzve të dashuruar.

🌻

Perpara sete ikja e pyeta, si i dukej, a kishte arritur ta-shihte?
-Ju e dini me mirë se unë që të gjithë e kanë parë, por asnje nuk ka arritur ta shohë. Fytyra jonë është shëmbëlltyra e asaj cfare jemi. Rrezatojmë atë çka ndicimë, duke e përcjellë me fjalë dhe vepra. Ai nuk do të shihet, sepse nuk ka fytyrë. Një trup pa fytyrë, i tillë është ai. Njerëzit i frikësohen asaj çfare nuk mund te shohin dhe ne te njëjtën kohë urrejnë atë çfare nuk mund të kenë. Unë tani shoh gjithçka dhe mund te kem cfare te dua. Nuk jam më njeri, madje unë i urrej njerëzit. Deri dje doja të isha si ata, të bashkohesha me turmën. Por e kisha gabim. Ju jeni i vetmi njeri me të cilin ndihem ende njeri dhe ky takim ma vërtetoi këtë. Jeni ndryshe miku im, madje dhe krijesa pa fytyre ju ka zili.

Photo credits: Librat qe dua

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.