Fragmente nga “Loja e Ëngjëllit” e Zafon!

“Të arrish sukses në çfarëdo lloj fushe profesionale, pa përjashtim, ishte një provë e pakundërshtueshme paaftësie dhe mungese meritash.”
“Zilia është besimi I mediokërve, I ngushëllon ata, pajtohet më shqetësimet që I gërryejnë përbrenda dhe, në fund të fundit, u kalb shpirtin, dhe u jep mundësi të justifikojnë shpirtngushtësinë, dhe lakminë e tyre, aq sa arrijnë t’I besojnë, si virtyte dhe se portat e qiellit do t’I hapen vetëm për fatkeqët si ata, që do ta kalojnë jetën pa lënë asnjë gjurmë tjetër, përveç përpjekjeve të pandershme për t’u hequr vlerat të tjerëve dhe për t’I përjashtuar dhe, nëse është e mundur, për t’I shkatërruar ata për faktin e thjeshtë se ekzistojnë dhe janë ata që janë, gjë që vë në dukje varfërinë e shpirtit, të mendjes dhe guximit.”
“Është me fat ai të cilit I lehin pas të marrët, sepse shpirti I tij nuk do t’u përkasë kurrë atyre.”
“Hakmarrja e vetme që të mbetet, është t’I vjedhësh jetës kënaqësinë e trupit të fortë dhe të zjarrtë, që avullon më shpejt se qëllimet e mira, gjëja që I ngjan më shumë qiellit dhe që mund ta gjesh në këtë botë të fëlliqur, ku gjithçka kalbet duke filluar nga bukuria dhe deri te kujtimet.”
“Asnjeri nuk e di ç’është etja, derisa të pijë për herë të parë.”
“Të gjitha të këqijat që njeriu bën në jetë, I kthehen. Kështu është jeta. Herët a vonë, gjithçka dhe të gjithë kthehen.”
“Në botën time, shpresat e mëdha jetonin vetëm midis faqeve të një libri.”
“Nuk kishte të ardhme e as shpresa në atë vrap drejt askundit dhe këtë e dinim që të dy.”
“Buzëqeshja e tij premtonte parajsën e humbur.”
“-Nuk mund të vdes doktor. Ende jo. Kam punë për të kryer. Më pas do të kem të gjithë jetën për të vdekur.”
“Më kërkonte ta lija të shkonte, sepse ai kishte lindur për t’u harruar.”
“Me kalimin e kohës vetmia të futet brenda pa u ndier dhe nuk ikën më.”
“-E keni fytyrën të zbehtë,- u shpreh.
-Mostretja,- ia prita.
-E kujt?
-E realitetit.”
“Ka njerëz që parapëlqejnë të besojnë, se është libri që e zgjedh atë… fati, si të thuash.”

“Zakonisht kam të drejtë… Është diçka që rrallë më jep ndonjë kënaqësi. Ndonjëherë mendoj se pak gjëra do të më pëlqenin më shumë se sa siguria e të gabuarit.”
“Për të arritur një objektiv çfarëdo, duhet para së gjithash ambicie pastaj talent, njohje dhe, së fundi mundësi.”
“I paafti paraqitet gjithnjë si I aftë, mizori si I mëshirshëm, mëkatari si fanatik, fajdexhiu si bamirës, meskini si patriot, arroganti si I sjellshëm, vulgari si elegant dhe budallai si intelektual.”
“Njeriu nuk është pikërisht I ndërgjegjshëm për lakminë që fshihet në shpirtin e tij, derisa dëgjon tingëllimin e ëmbël të parave në xhep.”

“S’ka asgjë në rrugën e jetës, që nuk e dimë para se t’I futemi asaj rruge. Asgjë e rëndësishme nuk mësohet ne jetë, thjeshtë rikujtohet.”
“Herët a vonë, fjala shkakton plagë dhe mishi rrjedh gjak.”
“-A e dini cila është çudia e zemrave të thyera?
-Se mund të thyhen vetëm një herë. Herët e tjera janë vetëm gërvishtje.”
“-Djemtë e moshës sime janë të mërzitshëm. S’kanë asgjë për të thënë dhe gjysma duken budallenj.
…sa doja t’I thosha se me moshë nuk përmirësohen, por nuk desha t’I prishja humorin.”
“Frymëzimi vjen kur vihen bërrylat në tryezë, të ndenjurat në karrige dhe fillon të djersitesh. Zgjidh një temë, një ide dhe shtrydhi trutë derisa të të dhëmbin. Ky quhet frymëzim.”
“-Çfarë është e vërteta emotive?
-Është sinqeriteti brenda trillimit. Nuk është cilësi morale, është teknikë.”
“Letërsia të paktën ajo e mira, është shkencë me gjak artistik. Si arkitektura ose muzika.”
“Asgjë nuk është e drejtë. E shumta, mund të shpresosh të jetë logjike. Drejtësia është një sëmundje e rrallë në një botë me pjesën tjetër të shëndoshë, si kokrra e mollës.”
“Sa më shumë plaken, pjesa më e madhe e njerëzve vazhdon t’u besojë gepurave përgjithësisht gjithnjë e më të mëdha. Unë eci kundër rrymës, ssepse më pëlqen të rri duarkryq.”
“Zoti I jep bukë, atij që nuk ka dhëmbë.”
“Nuk dua të turpëroheni se keni frikë. Është shenjë e një gjykimi të shëndoshë. Të vetmit që nuk kanë frikë janë të marrët.”
“Koha harron gjithçka, përveç të vërtetës.”
“I intereson të mundë vetminë dhe të mos humbë kohë të kuptojë se në këtë botë të ndyrë asgjë nuk vlen, nëse nuk kemi dikë, me të cilin ta ndajmë.”
“Është interesante sa e thjeshtë është t’I tregosh një cope letre atë që nuk guxon ta thuash në sy.”
“Jeta nuk të jep një shans të dytë. Ua jep vetëm atyre, të cilëve nuk u ka dhënë as të parën. Në fakt, janë shanse jo aq të rëndësishme, që ndokush nuk ka ditur t’I përdorë, por janë gjithnjë më mirë se asgjë.”
“E vështrova: një grua e dëshpëruar, në gjysmë- errësirë, me lot në sy, dhe nuk dëshirova tjetër në botë, vetëm të mund t’I jepja atë ç’ka nuk e kishte pasur kurrë.”
“- Mos e lini t’ju ikë! Kërkojeni, kudo që të jetë , dhe I thoni se e doni, edhe po të jetë gënjeshtër. Neve vajzave na pëlqen ta dëgjojmë.”
“Kudo që të shkoj, ti do të jesh gjithnjë me mua , Izabela. Gjithnjë!”
“Mijëra herë kam ikur nga hija ime, gjithnjë duke parë mbrapa, gjithnjë duke pritur ta takoja pas qoshes, në anën tjetër të rrugës, apo në këmbët e shtratit në orët pafund.”
“Atëherë e kuptova se do t’I kushtoja çdo minutë që më mbetej për ta kaluar bashkë me të dhe për t’a bërë të lumtur, për të korrigjuar të keqen që I kisha bërë dhe për t’I kthyer atë që nuk kisha ditur t’ia jepja… derisa fryma e saj e fundit të shuhet në krahët e mi dhe ta shoqëroj atje larg, ku thyhen dallgët, për t’u zhytur me të përgjithmonë dhe së fundi, për të iku atje ku qielli dhe ferri, nuk mund të takohen kurrë.”

Përgatiti: Kejdi Kraja

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.