Fragmente nga “Ne të dy si një roman” i Paola Calvetti.

“Në çaste dëshpërimi, marr një roman dhe nuk kam nevojë të përballem me dashuritë e vërteta.”

“Unë kam të drejtën e gjithë botës të fshihem e të ndiej kënaqësi kur jam e pakapshme nga njerëzit. Të mos jesh gjithnjë e dukshme, ka vështirësitë e veta, për shkak të këtij ndryshimi, humba shumë njerëz, por tani jam e lirë të mos lë asnjë gjurmë.”

“E vetmja këshillë që mund t’I japim dikujt për leximin është të mos pranojë këshilla, por të ndjekë instiktin, të përdorë gjykimin dhe të nxjerrë përfundimet e veta.”

“-Kam dy lajme për ty. Një të mirë dhe një të keq. Cilin dëshiron të them më parë? 
– Atë të keqin. 
-Gjithsesi, është I njëjti,- u përgjigj ai. 
-Kanë kaluar më shumë se 30 vjet. 
-Po ai I miri? 
-Kanë kaluar më shumë se 30 vjet , por më duket sikur nuk ka kaluar asnjë ditë.”

“Ti për mua ishe shkëputja nga bota ku isha rritur, e ndryshme nga gjithë të tjerat, dhe me aq pak sa pashë, ke mbetur po ajo. Brenda vetes kam një biblotekë kujtimesh vetëm me ty dhe aty mund të gjej shumë të tilla.”

“Më zhbirove me sytë e tu të zinj, duke më bërë të ndihem i tepërt. M’u deshën disa javë që të shembja murin që ngrite ti, po pastaj re në krahët e mi. Më lër të jetoj me iluzionin e pushtuesit dhe ruaje këtë kujtim.”

“Isha e bindur që shpirtrat tanë kishin vazhduar të kuptoheshin gjatë gjithë këtyre viteve ndërkohë që ne bënim gjëra të tjera dhe, për një arsye të çuditshme, sapo u panë, u njohën.”

“Pasiguria që shkakton dashuria, është e njëjtë në çdo moshë.”

“Nuk e di nëse do të ketë biblotekë ‘atje lart’, ku do të kem edhe më shumë kohë për të lexuar. Një përjetësi.”

“Duke qëndruar në këmbë me duart në xhepa, ai nuk e di se është fanari im ndriçues.”

“Jemi të lumtur që po takohemi. Jemi të lumtur dhe kaq, nuk ka nevojë t’ia themi njëri-tjetrit.”

“Letrat e tij janë tregime, por tani që është këtu dhe më shtrëngon fort dorën, mbyllet në vetvete si një fëmijë që mbyll veshët për të mos dëgjuar fërshëllimën e erës.”

“Shikoja fytyrën e një burri që njoh qysh prej 1000 vjetësh.”

“Nëpër letra, I kemi treguar njëri-tjetrit shumë gjëra, por kemi lënë pa kujtuar se mes gjithë këtyre ndodhive fshihet dashuria e dy të rinjve që kishin harruar sa e ëmbël dhe acaruese, por edhe e frikshme është dhembshuria. S’ka asgjë për të pasur frikë. “

“A mund të të bëj një pyetje idiote? 
-Ti ke të drejtë të bësh çdolloj pyetjeje. 
-Përse u shfaqe sërish në jetën time? 
-Mendoj se kjo ka të bëjë me fatin, edhe pse nuk kam besuar kurrë tek ai.”

“… të shikoj ty, ndiej përkëdheljet e tua dhe nuk bëj asgjë për t’a fshirë këtë ndjesi. Më vjen inat me veten që nuk mund ta mposht dashurinë e hershme.”

“Më fal për këtë letër. Ajo shpreh 1/100 e mendimeve që më shpojnë trurin qysh kur të pashë të kaloje deriçkën e detektorit metalik, të cilit nuk ia shqita sytë dhe kur ti tashmë ishe larguar.”

“E di që nuk duhet; që s’ka asgjë romantike brenda saj dhe që është një pyetje e zakonshme, por megjithatë po ta bëj: Çfarë do të bëhet me ne?”

“Një libër I zgjedhur 2 herë, është i dashur dy herë.”

“Edhe injoranti më I poshtër, është një princ për ne, nëse jemi të dashuruara.”

“Zëri I tij nuk më mungon, sepse, si me magji, ka javë që e dëgjoj kudo. Romanet flasin për ne: mjafton të marr një, të hap një faqe rastësisht dhe Frederiku materializohet në personazhin kryesor ose të një qiraxhiu, të një kirurgu, të cilit shkrimtari I kushton disa rreshta. Kjo mjafton për të më sjellë trupin dhe zërin e tij, si dhe një tufë flokësh rreth gishtave të mi. Si do të ishte bota pa romanet?”

“Dashuria e parë lë gjurmë që nuk mund t’I fshijmë, sepse i mbajmë brenda vetes dhe ajo vazhdon të na gërryejë edhe kur mendojmë se historia është mbyllur.”

“Përballë njeriut që nuk të dashuron, nuk ka armë që të bën punë.”

“Mund të ndihemi të vetmuar edhe duke pasur njerëz pranë.”

“Nëse e dëshiron diçka me shumë shpirt, kur midis shumë mundësish zgjedh një dhe vetëm një, kur ecën e sigurt dhe vendosmëria është më e fortë se çdo lloj arsyeje, se çdo parashikim I errët I motit, kur beson se e kaluara nuk është më një kërcënim dhe nuk ke frikë nga e ardhmja, mrekullitë ndodhin.”

“Nëpër romane, edhe mund të gjenden burra të përshtatshëm për mua, me ndonjë përjashtim, sepse zakonisht vdesin.”

“Nëse e mendon mirë, largësia është një avantazh: na lë të lirë t’i shikojmë perëndimet tona pa na ndaluar të besojmë se janë të vërteta.”

“Të adhuroj dhe e di që do të të adhuroj përgjithmonë.”

“Gruaja është në qendër të mendimeve tona dhe çdo veprim yni bëhet për të dhe frymëzohet prej saj. Për ne, një grua nuk do të jetë kurrë e ashpër dhe as e pakuptueshme; megjithëse na shkakton dhembje, nuk heqim dorë prej saj, sepse nuk ka gjë më të ëmbël se gruaja dhe qenia e saj.”

“Ti më le para furtunë. Të falenderoj! 
Ende të kujtoj me nostalgj. Tani, rruga e ndryshimit është më e kthjellët. Tashmë e di që ke qenë vetëm një parantezë e bukur. Jeta është rikthyer dhe ti ke qenë një pjesë e saj.”

“Do të doja të mos dashuroja askënd. Nëse dashuron, duhet të bësh kompromis: të falësh, të mbyllësh sytë para një tradhëtie, të ulërish nga dhimbja e humbjes së të dashurit. Nëse do të isha më pak I fortë dhe më shumë burracak, çdo gjë do të ishte më e thjeshtë.”

“Sot më shumë se kurrë kam nevojë të rri vetëm. Dhe jam vetëm… në çaste të tilla kuptoj se pasioni im për vetminë ka edhe pasojat e tij: më ka marrë malli për ty, por praninë tënde, dhe mund ta shkruaj këtë, madje duhet ta shkruaj’”

Provova të lexoja, por as antivirusi im I preferuar nuk po më bën efekt.’”

“Unë jap më të mirën time në dembelizëm. 
Durimi për mua është matje kohe, kurse pritja është luks. Lexoj kur jam në ankth dhe kur ndiej se duhet të bëj diçka apo kur nuk di se çfarë të bëj ose çfarë vendimi të marr. Kur hap një roman harroj çdo gjë, shqetësimi shkrihet mes faqeve dhe I jam mirënjohëse librit që arrin të më heqë këtë ankth, I cili ma turbullon stomakun si një ushqim i padurueshëm. Pas durimit, fshihet shpresa, edhe pse shpeshherë pyes veten se ç’shpresë mund të ketë për një histori që bazohet në fjalë.”

“Nuk mund ta ndryshoj të kaluarën, por dua të jem me ty. Çdo ditë pa ty ëstë si një ditë e humbur.”

“Të kërkoj në errësirë çdo mbrëmje para se të fle, por jo gjithmonë arrij të jem optimist dhe i kthjellët.”

“Dihet se kur je I dashuruar, të pushton një fuqi prej budallai dhe kthen ca përgjigje idiote, një mënyrë kjo për të mos pranuar që me të do të shkoja deri në fund të botës dhe do të qëndroja përgjithmonë, do të ecja pa fund e madje edhe do të fluturoja, do të rrija pa lëvizur majë shkëmbinjve, do të regjistrohesha për patentën si dhe do të mendoja gjëra të turpshme pa u ndier aspak në faj. Me të do të përballoja oqeanin dhe do të nisesha në kërkim të të panjohurave.”

“Fjalët bëhen pengesë kur jemi pranë. Në peizazhin e mrekullueshëm të një bote të përsosur, kemi frikë se pendohemi për atë që do të themi dhe e do të humbim ekuilibrin e një dashurie që kur e mendojmë mirë, ka qenë e lëkundur që në fillim.”

“Si do të shkojë kjo histori ose më mirë kjo lidhje e përbërë nga ca copëza, kënde, prerje; dhe shpjegoma ti trazimin që ndiej vetëm kur mendoj sytë e tu që më shohin ngultas? Ku ta gjej kurajën tani?!”

“Kush ka thënë se emocionet janë gjendje mendore? 
Është trupi që flet për ne.”

“-S’duhet të tregohesh kaq I rreptë me dy të rinjtë e atëhershëm. Ja që kështu ndodhi, por ne, gjithsesi, ia dolëm mbanë. Ti je një profesionist I njohur, ndërsa unë një libra-shitëse e suksesshme, deri diku. Më mirë t’I lëmë gjërat kështu siç janë, sepse ky ishte fati ynë. 
-Jemi ne që vendosim fatin tonë dhe vetëm kur jam me ty ndihem si në shtëpi.”

“T’I japësh fund një historie, është njëlloj sikur të vrasësh veten. Me vete thua se ‘është e lehtë, do të hidhem menjëherë e nuk do të ndiej asgjë’, por kur vjen çasti I duhur, nuk ke guxim.”

“Në dashuri fiton ai që largohet.”

“Shkruani ç’të doni për librat, por mos i përçmoni.”

“Libri është I mrekullueshëm dhe nuk ka nevojë për prizë, karikues apo bateri. Ai përballon me durim stilolapsa, lapsa, shenja dhe përthyerje faqesh. Libri është jeta ime paralele dhe më bën të ndihem e rrethuar nga shumë njerëz, edhe pse disa prej tyre kanë vdekur. Kur lexoj, harroj se kush jam. Të lexosh, është njësoj si të pish duhan, por më e bukura e kësaj është se nuk ke nevojë ta lësh…”

“Nuk është e vërtetë që romanet shpëtojnë jetë. Duhet më shumë se kaq për të shpëtuar nga ato që na ndodhin pikërisht atëherë kur dëshirojmë të kundërtën.”

“Duhej të më kishte shkuar mendja. Një histori që lind nga lotët, sjell vetëm lot.”

“Herën e fundit që isha me ty, do të kisha dashur të mos ekzistonin akrepat e orës, as meridianët,do të kisha dashur të mos e kisha dëgjuar zemërimin që më drejtohej sidomos mua. Po të mundesha, do të qaja. Ishte thjesht një histori dashurie, vetëm kaq, do të thoshte ndonjë cinik. Vetëm një dashuri. Kjo histori, historia jonë, mbaron këtu dhe më ther në shpirt edhe kur i shkruaj 4 germat e fjalës ‘fund’. Por dashuria s’vdes kurrë. Këtu qëndron ndryshimi. Çdo dashuri ka një fillim, në zhvillim dhe një fund.”

“Romanet e vërteta të dashurisë duhet të kenë një fund jo të lumtur. Një histori me fund të lumtur vlen sa 2 histori me fund tragji.”

“Kurrë mos hiq dorë nga kujdesi për veten, edhe pse të ka lënë një burrë.”

“Njeriu lexon që të gjejë shpëtim.”

“Një veprim I ulët. Të djegësh letrat, është si të shkatërrosh një jetë.”

“-E ke dashur shumë, ë? 
-E dua edhe tani. Nuk e urrej dot. Nuk kam mundur kurrë dhe është vonë për ta bërë tani.”

“Zemra ime brenda zemrës sate dhe zemra jote brenda simes. Tani të dashurohemi e të mos reshtim kurrë.”

Përgatiti: Kejdi Kraja

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.