Fragmente nga “Premtoj të gaboj” – Pedro Chagas Freitas

1.”është shumë e thjeshtë të mos dashurosh, por ama ç’dreqin bëjmë këtu nëse nuk dashurojmë?”
2.”Më jep pesë minuta që të të njoh sa për shumë vjet.”
3.”Do të doja të të njihja më mirë por nuk gjej vend më të mirë për ta bërë përveç trupit tim.”
4.”Më kishin thënë qe puthja jote vret po nuk u besova.Ka ndonjë mënyrë për të dalë gjallë prej teje?”
5.”Për çfarë dreqin shërben krenaria nëse nuk të përqafoj dot?”
6.”Po gabove përsëri betohem që do të dua përgjithmonë.Dhe ajo gaboi.”
7.”Nga jeta, nuk e di a ta kam thënë, nuk kërkoj shumë,vetëm trupin tim në gjendje të të dojë dhe trupin tënd, megjithëse të vjetër, nën hënën vetëm për ne.”
8.”Koha kalon mbi lotët, tashmë nuk e kam më as shenjën e plagës së vjetër. Por kujtimin e kam.
9.”Unë kam qenë i lumtur. Kemi qenë të lumtur. Shtëpia e mbushur me harenë tonë. Pastaj ato aromat. Aromat nuk ikin. Aromat janë mënyra më e mirë për të vuajtur. Aroma e kuzhinës ku një ditë ishte sa vetë jeta. Ku një ditë ishte vetë ëndrra. Gjyshi nuk është më, as gjyshja. Është vetëm aroma e kuzhinës së ngrohtë me ëndrrat e mia brenda. Aroma e dhomës ku fshihesha nën shtrat, prej nga shihja të rriturit të flisnin. Shtëpia e zbrazur që mban brenda vetëm atë që jam bërë unë. Vetëm kur zbrazet shtëpia e kupton sa vlen babai, sa vlen nëna. Nuk ka më rëndësi si ka qenë, si mund të kishte qenë. Nuk kanë më rëndësi fjalët që janë thënë një ditë, gabimet që nuk kemi arritur t’i shmangim. Nuk ka rëndësi zëri i trashë i babait, as dhimbja e heshtur e mamasë. Nuk ka rëndësi ajo që ke humbur, kur ke një baba dhe një nënë për të përqafuar. Jemi ende bashkë mama. Jemi ende bashkë baba. Dhe, për sa kohë të kem shpatullat tuaja për t’u mbështetur, asnjë lot nuk do të vdesë i vetmuar.”
10.”Ka nga ata që nuk i kuptojnë ato që shkruaj.As unë vetë nuk i kuptoj, prandaj edhe shkruaj.Ndoshta të shkruash është fitorja e vetme e mundshme.”
11.”Drama e dashurisë është të të duash ty.”
12.”Për sa gra ke nevojë që të dish se jam unë?”
13.”Kur jap një përqafim, kam parasysh vetëm përqafimin dhe vetëm ty.”
14.”Sikur ta dije që jo më kot ua kam zilinë gurëve të trotuarit, po ta them hapur, e vërteta është që ua kam zilinë kur shoh që hapat e tu shkelin në një rrugë ku nuk jam unë. Ku shkon vallë kur nuk të shoh? Sa të vështirë e kam ta duroj jetën tënde jashtë asaj që dua, mund të më quash posesiv, xheloz, si të duash më quaj, mjaft të më quash tëndin.
Gjithë lirinë time për një puthje, e pranon?
Sikur ta dije që të dua, ndoshta do të ishte ndryshe. Sikur ta dije… Po, në të vërtetë, e di.
Jam kaq i rëndomtë kur të flas, apo jo? Ma shkakton ti këtë efekt. Sa budallenj mund të pjellë një dashuri e vetme?”
15.”Premtoj të të dua deri në skaj, të të puth deri në skajin e fundit, të vrapoj kur do të mjaftonte vetëm ecja, të kërcej kur do të mjaftonte vetëm vrapimi, të fluturoj kur do të mjaftonte vetëm kërcimi. Premtoj të të përqafoj me të gjitha eshtrat, të të përshkoj mishin me urinë absolute dhe të dal në kërkim të ekstazës në të gjitha ditët, ta gjej lumturinë te ëmbëlsia absurde te e cila do të mësojmë të drejtohemi. Premtoj të dështoj. Pa ngurruar. Premtoj të jem njeri, i palogjikshëm, të them fjalën e gabuar, fjalinë e gabuar, gjithë tekstin e gabuar, të veproj pa u menduar, pse dreqin u dashka menduar kur të dua në mënyrë kaq të keqe? Premtoj të kuptoj, premtoj të dua, premtoj të besoj. Premtoj të këmbëngul, premtoj të luftoj, të zbuloj, të marr mësime e të jap mësime. Të gjitha këto, për të të thënë se premtoj të gaboj. Dhe Zoti të çliroftë nga detyrimi që të mos më premtosh të njëjtën gjë.”
16.”Nuk eshte e vertete se gjithcka ndodh per nje arsye. Gjithcka qe ndodh vertet, nuk ka asnje arsye…”
17.”Dhe përpiqemi. Përpiqemi shumë, zemra ime. Përpiqemi për gjithçka. Pa asnjë përjashtim. Shkojmë deri në fund të dhimbjes, nëse është e nevojshme, që të mos na dhembë më, shkojmë deri në fund të ëndrrës, nëse duhet, që të heqim dorë nga ëndërrimi. Se vetëm kështu mësojmë të jetojmë.”
18.”Dashuria është kaq e brishtë saqë arrin t’i bëjë ballë gjithçkaje.”
19.”Sa thika ka Jo- ja jote? E dëshpëruar, rri e pres të vish e të më thuash: “Të dua, gjithnjë të kam dashur e do të të dua përgjithnjë”. Por e vetmja gjë që është përgjithnjë, është ajo që merr fund. Ka marrë fund dhe është përgjithnjë. Përgjithnjë pa shijen e puthjes tënde përsëri, përgjithnjë pa fjalën tënde “erdha” e pa prekjen tënde përsëri. Ajo që nuk merr fund kurrë është të të dua kështu.”
20.” Ja ku u duk buzëqeshja jote. Për çfarë më shërben shkrimi nëse kam buzëqeshjen tënde në mesditë? Më vjen t’i gris të gjitha, çdo fletë dhe çdo orë që kalon pa ty dhe ta kërkoj vargun e përkryer në mesditë te hapja e portës, kur shfaqesh ti dhe buzëqeshja jote. Ka ende nga ata që më lexojnë vetëm se ka ende nga ata që nuk më njohin. Jam kaq i vogël për madhështinë tënde zemra ime.”
21.”Të dua deri në rigjetjen e vetes. Je humbja ime, je rigjetja e vetes sime. Kam nevojë për ty që të humbas, kam nevojë për ty që ta rigjej veten. Nëse vështroj rrotull e nuk të gjej, gjithçka humbet, edhe kur gjendem në një vend të njohur. Nëse nuk je pranë meje, ndodh ngaqë nuk jam unë.”
22.”E di që kjo mania ma bën jetën të vështirë, atje nuk mungonte asgjë dhe mund të gjeja plotësisht atë që kërkoja, po edhe syri do pjesën e vet, apo jo? Dhe mua më pëlqen shumë të jetoj me sytë, nëse një gjë nuk është e bukur, nuk më bën të lumtur. Jam fëmijë, në thelb dhe në sipërfaqe.”
23.” Vështro kush të do. Vështro kush të do shumë, kush të kërkon që të ndjehet i lumtur. Më të lumturit janë ata që shohin më mirë, ata që shohin më parë dhe më shpejt, sidomos ata që shohin nga vendi i duhur.”

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.