Fragmente nga Rania Al-Baz në librin “E shfytyruar”!

“Valët e tij të dashurisë Lanë plagët e jetës sim.”
“Në kokën time parakalojnë ende imazhet, ato janë gdhendur në shpirtin tim, nuk arrij t’I dëboj, ato shkruhen në errësirën dhe heshtjen e natës.”
“Përpiqesha të bërtisja, por nuk nxirrja as edhe një tingull, do mbytesha, do përpiqesha nga ajo baticë që lëvrinte dhe që nuk mund ta ndalte asgjë.”
“Ai shpëtim I pashpresuar duhej të ishte gëzuar dhe t’iu jepte fund vuajtjeve të mia. Përkundrazi, kur u zgjova, ai nuk bëri gjë tjetër veçse e shtoi ankthin tim, mbartës të shenjave të këqia.”
“Ëndrra e mallkuar u shfaq në një kohë plot me dyshime. Vrava mendjen për jetën time, për të ardhmen time. Ndodhem në një udhë pa krye, jam fatkeqe, e dëshpëruar, megjithëse për mua është e qartë si I Gjithëfuqishmi më tregon udhën: Ai më vjen në ndihmë duke më treguar rrugëzgjidhjen më të mirë dhe më fisnike për t’I shpëtuar fatkeqësisë sime; Ai më tregon rrugën që të çon tek Ai.
Nga ana ime, nuk e kam menduar këtë zgjidhje supreme e megjithatë, këtë çast, jeta ime nuk ka më shumë kuptim. Çdo gjë e shoh të errët. Çdo ditë zhytem me siguri edhe më shumë në ferr, nga I cili nuk mund të më nxjerrë asgjë dhe asnjeri. Me gjithë moshën time të re, jam shënjuar thellësisht nga një udhë jo tipike dhe një varg gjëmash.”
“Duhej ta pranoja me durim fatin tim- dhe e pranova- për të ripërtërirë shpresën në jetën time.”
“Ndiej jetën të më copëtohet. Unë I shqetësoj të gjithë, jam e tepërt. Dhe më kujtohet ëndrra e llahtarshme, që e pashë disa ditë më parë. Kjo vetëm e shton pikëllimin tim. Por, nga ana tjetër, a nuk jam tashmë e vdekur?”
“Megjithatë, duhet të hap zemrën, të dëshmoj, e fshehta ishte tepeër e rëndë për ta mbajtur përbrenda, duhej ta nxirrja jashtë në një mënyrë apo në një tjetër.”
“Kur shkruaj dëshirat e mia të fundit jam në gjendje vdekje psikologjike dhe në këtë vdekje mendore gjej arsyet e vdekjes sim fizike. Ajo është pasojë normale, e zakonshme e shkatërrimit tim fizik. Ja përse e përjashtoj aksidentin, domethënë sëmundjen. Këto fatkeqësi të sulmojnë fizikisht kur nuk I pret. Sapo ju godasin, ato përcaktohen në mënyrë përkryer dhe nuk kërkojnë të fshihen. E ndiej vdekjen të afrohet, por ajo bën para e maskuar dhe mua më duhet të gjej se ç’fshihet nën atë maskë. Atëherë, ta pret mendja, rrethi bëhet shpejt, përderisa bëj pothuajse jetë murgu. Në qoftë se më vrasin, vrasësi mund të jetë veçse nga rrethi im dhe rrethi im kufizohet në një numër fare të vogël. Në këtë rreth të vogël duhet të njëjtësoj dhe të përcaktoj vrasësin tim. Dhe është gjëja më e thjeshtë në botë që emri I tij të shfaqet vetë, pa u vetëdijësuar për të.”
“Maska që ka vënë fsheh pikëllimin e saj të madh.”
“Por e vërteta është e vështirë të pranohet kur ajo të shqetëson. Dhe kjo e vërtetë më shqetëson, sepse nuk pranoj të ndihem e kërcënuar. Për mua kjo është të pranosh një dështim të dytë martesor. Dhe përsëri të fajësoj.”
“E ndiej mirë se zjarri digjet gjithmonë nën hi dhe ia kam frikën zgjimit të tij në çdo çast.”
“Doja vetëm dy gjëra, të flija… të harroja.”
“Ç’mund të shpresoj prej atij që më ka puthur vetëm dy apo tre herë në gati tridhjetë vjet?”
“Zoti më kishte falur tipare të hijshme, për këtë e faleneroj dhe e vlerësoj. Për mua ishte e këndëshme që të pëlqehesha, sepse më dukej sikur shpërndaja përreth vetes lumturi. Nuk ishte fjala për narcisizmë, por për kënaqësi dhe mirënjohje ndaj fatit.”
“Dhe atëherë kuptova se të tregosh është shumë më e vështirë se të dëgjosh.”
“Një ankth I vazhdueshëm më gërryen. Vrapoj pas së kaluarës sime.”
“Po gazetari që shitet për para, për famë? Ja, ky është prostitucioni I vërtetë! Ai që shet ndërgjegjen prostituon!”
“Gruaja nuk duhet t’I nënshtrohet asnjë pushteti arbitrar, qoftë ky edhe I burrit.”
“Nuk isha më gjëja e tij, objekti I tij, ai nuk ishte më mashkulli sundues dhe këtë nuk mund ta duronte dhe pranonte.”
“Duke dalë në dritë të plotë, shpresoja të ligështoja ata që donin ende të më godisnin, në hije, por që ishin shumë frikacakë ta bënin nën projektorë.”
“Kurani, ashtu si ligjet e vendit tonë, nuk e lejon burrin të rrahë gruan e tij.”
“Profeti mëson dashurinë, jo urrejtjen që përhapin sot disa nga partizanët e tij të zellshëm.”
“Atë çast kutoj se isha përfshirë në një çështje shumë të madhe që duhet ta mbroja me të gjitha forcat. Po ashtu di se sa keq, rruga do të jetë e gjatë.”
“E nesërmja dhe e djeshmja bashkëjetojnë, duke mos pranuar me këmbëngulje të ndahen.”
“Sa më shumë më detyrojnë të shkoj në shkollë, aq më pak dëshirë kam të shkoj aty.”
“Për mua, një burrë është si një nga pjeprat që blejmë në pazar: të gjithë ngjajnë së jashtmi, por atë që zgjedhim, duhet ta hapim dhe ta shijojmë për të marrë vesh në është I mirë.”
“Ndihem e mbyllur në një guaskë që shtrëngohet përherë e më shumë rreth meje.”
“Nuk duuhet të pranoj tutelën e pakushtëzuar të një burri; duhet të jetoj, te jem vetvetja të pushoj së fajësuari veten për shkak të ndarjes.”
“Vetëdijësohem se nuk I kam unë të gjitha fajet. Duhet të resht së fshikulluari veten.”
“Kur nuk ke atë që do, duhet të duash atë që ke. Përpiqem t’ia mbush mendjen vetes për të marrrë zemër, por petku I mirë që vishet mbi petkat e vjetra nuk të kënaq kurrë.”
“Unë shuaj etjen në burimin e njohjes dhe djeg krahët në zjarrin e kundërshtive.”
“Ai që do Zotin njeh kufijtë e së ndaluarës. Ai nuk ka nevojë për askënd që t’ia fiksojë ato.”
Përgatiti: Kejdi Kraja

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.