Fragmente nga romani “Nje Jete” i Guy De Maupassant

Nen hirin llamburites qe binte nga yjte, do te shkonin dore per dore, te shtrenguar me njeri tjetrin aq sa te degjonin edhe te rrahurat e zemrave te tyre, te ndjenin afshin e supeve, te perzjenin dashurine e tyre me kthjelltesine e embel te neteve te veres, aq te bashkuar saqe, vetem me anen e pushtetit te dashurise, do te depertonin lehte gjer ne mendimet e tyre me te fshehta. Dhe kjo vazhdonte gjer ne amshim, me nje dashuri te cilter e te pamort.

Fryma e pranveres i kish dhene nje te puthur dashurie.

Nje fuqi e panjohur i bente te takoheshin syte e tyre qe i ngrinin ne te njejten kohe si t’i kish lajmeruar nje force e fshehte terheqese sepse midis tyre lundronte tani ajo dashuri endacake dhe e mjegullt qe lind aq shpejt midis dy te rinjve. Ata e ndjenin veten te lumtur prane njeri-tjetrit, ndofta ngaqe mendonin per njeri-tjetrin.

Ai u shkri i teri brenda ne te.

2 njerez kurre nuk depertojne dot gjer ne shpirtin e sho-shoqit, gjer ne thelbin e mendimeve te tyre, se ata ecin puq me njeri tjetrin, shume here edhe te perqafuar, por jo te shkrire se bashku dhe se ndjenja morale e secilit mbetet perjetesisht e vetme ne jete.

Ndodh kur kemi menduar shume se largu per ata qe i duam dhe nuk i kemi pare prej kohesh (ose asnjehere) e, me ti takuar ndejme nje fare ngurrimi te dashurise gjersa te jene lidhur perseri hallkat e jetes se perditshme. (Shprehje e preferuar nga ana ime)

Jeta nuk eshte gjithmone e kendeshme.

Ngandonjehere i qajme endrrat aq me pikellim, sa dhe ata qe na vdesin.

Kalova nje nate te tere ne klapi duke te deshiruar me kot. Trupin tend e kisha ne krahet e mi, gojen tende ne buzet e mia, syte e tu ne syte e mi. Pastaj me pushtonte nje terbim saqe me vinte te hidhesha nga dritarja tek mendoja se pikerisht ne ate ore ti flije prane tij, se ai bente me ty c’i pelqente.

Ajo ndjente nevojen per ti derdhur valet e zemres se saj ne nje zemer mike, ndjente nevojen per ti mbytur per t’i mbytur brengat e saj duke murmuritur.

Ti ishe jeta ime, endrra ime, e vetmja dashuri imja, dhe ty nuk te kam, ti me ke braktisur. Oh, eja i dashur, eja perqafome, eja prane te dashures tende qe po te shtrin duart e pikelluar.

Ai u shkri i teri brenda ne te.

Jeta nuk eshte kurre as aq e bukur as aq e shemtuar sa c’e pandehim.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.