Fragmente nga “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” – Dritëro Agolli

1. “Psherëtima thotë: edhe ti mund të shkruaje bukur.”

2. “Kultura fisnikëron njeriun, ia fshin kërcejtë e egërsisë së lashtë dhe e zbukuron. Njeriu i kulturuar është i bukur.”

3. “Energjia që humb gjatë krijimit, është një nga humbjet më të mëdha.”

4. “Jehona e raporteve godiste në muret e vetëdijes sime, dhe shuante gëzimin e porsalindur.”

5. Prodhimi mendor kthehet në prodhim material, kthehet në forcë vepruese.

6. Unë vij nga legjendat. U përpoqa ta fshij e ta bëj pluhur këtë legjendë. Por prapë legjenda nga kam ardhur më ka ndjekur. Edhe unë mbetem bir i legjendës.

7. Si është jeta ! Ku ka miq brenda nomenklaturës ! Nomenklatura e than ndjenjën intime. No – men – kla – tu – ra. A ka lêng kjo fjalë?

8. Ndofta, kur ndodhesh mes masës së madhe të ujit, nuk ke nevojë të derdhësh fjalë pasi qendron para një konkuruesi të madh, që e ka emrin det. Nuk e konkurron dot me përruan e varfër të ujit të fjalëve të tua…

9. Isha kthyer në një makinë, jo prej hekuri, as prej druri, por prej mishi dhe gjaku.

10. Më dukej vetja si një nga ato bimët që jeton bashkë me një bimë tjetër. Kini parë disa bimë, që përdridhen në trungun e një bime të dytë, dhe lëshojnë ca si penjë të vegjël në shembëllimin e rrënjëve? Po t’i ndash, njëra nga ato thahet.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.