Fragmente nga Souad – “E djegur për së gjalli”

“Unë jam vajzë dhe një vajzë duhet të ecë shpejt, me kokën ulur, sikur numëron hapat e saj. Nuk duhet të vështrojë lart, djathtas ose majtas rrugës së saj, sepse në qoftë se sytë e saj ndeshen papritur me ato të një burri, I gjithë fshati do ta quajë ‘charmuta’ (e përdalë)”

“E vetmja ëndërr drejt lirisë, është martesa. Lë shtëpinë e babait tënd, për atë të burrit, për të mos u kthyer kurrë më edhe nëse të rrahin.”

“Unë do të duroj çdo gjë, vetëm që të fitoj lirinë.”

“Te ne, të lindësh vajzë është mallkim.”

“Jetova kështu pothuajse 18 vjet, pa ditur asgjë tjetër përveçse, unë vleja më pak se një kafshë.”

“Jam një mbetje njerëzore e cila vuan dhe kutërboj kaq shumë era vdekje… 
Më thanë se do të jetoj, por unë e di që jo, po pres vdekjen. I lutem të më marrë. Vdekja është më e mirë se vuajtja dhe poshtërimi. Nuk ka mbetur asgjë nga trupi im, përse ata duan të më mbajnë gjallë kur unë dëshiroj të mos ekzistoja më, as fizikisht, as shpirtërisht?!”

“Më vinte turp që isha ende gjallë , edhe pse askush nuk e dinte këtë. Kisha frikë nga jeta ime e re dhe askush nuk e kuptonte.”

“Është e pamundur të harrosh vdekjen tënde.”

“Një ditë pa u goditur nuk mund të quhet e zakonshme.”

“Babai im, është mbreti, burri I gjithëfuqishëm, që na zotëron, vendos, na rreh dhe na torturon.”

“Unë ‘e harrova’ plotësisht, sikur një derë e hekurt u mbyll pas tij, duke e bërë krejt të padukshme për sa i takon kujtesës sime të mjegullt.”

“Megjithatë unë ende e dua vëllain tim. Është si rrënja e ullirit të cilën nuk mund ta shkulësh, edhe pse pema është rrëzuar.”

“Nuk e kuptoja që thashethemet e thjeshta, supozimet e fqinjëve, madje një gënjeshtër, mund ta kthenin çdo grua në një charmuta, ta çonin atë drejt vdekjes, për të shpëtuar nderin e të tjerëve.”

“Dashuria ishte një mister për mua në atë kohë. Të ne flitet për martesë, jo për dashuri. Bindje dhe nënshtrim të plotë, asnjë marrëdhënie dashurie mes burrit dhe gruas. Vetëm një marrëdhënie seksuale e detyrueshme mes një vajze të virgjër dhe burrit që e ka blerë. Në të kundërt harresë ose vdekje. Atëherë, ku është dashuria?”

“Ai ishte kaq I bukur ndërsa qante nga dashuria për gruan e tij.”

“Më parë pothuajse nuk ekzistoja. Nuk e shoh veten, nuk e di se ç’pamje kam, jam e bukur apo jo. Nuk jam e vetëdijshme se jam një qenie njerëzore, që mendon që ka ndjenja. Njoh vetëm frikën, etjen kur është nxehtë, vuajtjen dhe poshtërimin kur më lidhin si kafshët në stallë dhe më rrahin deri sa nuk e ndiej më shpinën. Tmerrin se mos më mbysin ose me hedhin në pus. Kam duruar shumë goditje pa u rebeluar.”

“Nuk kam qenë kurrë kaq e lumtur. Të jem me të, kaq pranë, qoftë edhe për pak minuta, është e mrekullueshme. E ndiej në të gjithë trupin tim, nuk arrij ta përcaktoj qartësisht atë që ndiej këtë çast. Unë jam shumë naive dhe nuk jam edukuar më shumë se një dhi, por kjo ndjenjë e mrekullueshme, më jep lirinë e zemrës dhe të trupit tim. Për herë të parë në jetë, unë jam dikush, sepse vendosa vetë të bëj atë që bëra. Unë jam gjallë. Nuk po I nënshtrohem as babait as ndonjë tjetri. Përkundrazi, unë nuk po bindesha.”

“Një vajzë e cila nuk është e virgjër, kjo është shumë e rëndë, çdo gjë merr fund për të.”

“Burri që I merr virgjërinë një vajze, nuk është fajtor; ka qenë ajo që e donte.”

“Naiviteti im, dashuria ime për të, premtimet e tij… asgjë nga këto nuk vlen. Te ne, një burrë I respektuar nuk martohet me vajzën së cilës ai vetë I ka marrë virgjërinë përpara martesës.”

“Më donte ai? Jo. Nqs bëra një gabim, e bëra vetëm se besova se do ta lidhja atë pas vetes, duke bërë gjithçka që ai dëshironte. Isha unë e dashuruar? Kisha frikë se mos ai gjente ndonjë tjetër? Ky justifiim nuk vlen… madje he për mua e ka humbur kuptimin.”

“Dhe unë do të doja të vdes kaq shumë turp më vjen që jam ende gjallë. Sa e madhe është vuajtja.”

“Unë qelbem, qaj, jam një plehrë e fëlliqur, një kalbësirë së cilës i hedhin kova me ujë. Pikërisht si jashtëqitjet në banjë, që I lajnë duke lëshuar ujë, dhe ja ku mbaroi. Unë po vdes.”

“Nuk u dashurova me të jo sepse ai ishte i bukur, i sjellshëm, i dashur, sepse ai nuk më rrihte ose sepse me të isha e sigurt.”

“-Ti e di mama që unë natën vij të të shikoj kur fle ti? 
-Por përse e bën këtë? 
-Për të qenë e sigurt që ti nuk ke vdekur.”

“Unë e dua atë, por nuk e di përse ai më do mua, dhe asnjëherë nuk kam pasur guximin ta pyes për këtë, t’I them atij: ‘Pa më shiko, mendo si isha dhe si jam tani. Isha e djegur dhe si ndodhi që ti më deshe mua, në kohën kur përreth kishe aq shumë gra të tjera. Nuk I besoj vetes. Nganjëherë, e shqetësuar, mendoj: ‘Zoti im, çfarë do ndodhë me mua nëse ai gjen një grua tjetër?”

“Brenda meje gjithmonë jeton një frikë e vogël. Frikë se mos braktisem nga burri, I cili nuk do kthehet. Të cilin do ta pres me tmerr në vetmi.”

“Do doja shumë të isha e qetë, pa ankth. Por unë nuk jam kurrë e qetë, në jetën time alternohen vazhdimisht ngashërimi, ankthi, pasiguria, xhelozia, shqetësimi I vazhdueshëm për jetën. Diçka u thye tek unë, por njerëzit nuk e merrnin vesh këtë, sepse gjithmonë unë buzëqesh për edukatë ose në shenjë respekti për ta.”

“E kuptova se isha egoiste, se doja të vdisja. Mendoja vetëm për vete, doja të ikja, duke mos e çarë kokën për të tjerët. Është komode të thuash: ‘Unë dua të vdes…’ po të tjerët?”

“E di mama? Ti je psikologu im. Unë kam fat që mund të flas me ty për të gjitha, nga a te zh.”

“Duke e detyruar veten të harrosh, harron me të vërtetë.”

“Vëllai im ishte I vetmi ndërmjet motrave; vishej ashtu si në qytetet e mëdha, shkonte te berberi, në shkollë, në kinema, dilte lirisht nga shtëpia. Po përse? Vetëm sepse atij i tundje diçka ndërmjet këmbëve!”

“Është njësoj sikur të ndërtosh një shtëpi: tullat vendosen një nga një. Por nqs tullat nuk janë të qëndrueshme, çfarë ndodh? Shtëpia shembet.”

Përgatiti: Kejdi Kraja

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.