Fragmente nga “Trilogjia e mjegullës” së Zafon

-Ndiente se, për herë të parë në jetën e tij, koha rridhte më shpejt sesa ai dëshironte dhe se tashmë nuk mund të strehohej në ëndrrën e viteve të kaluara. Rrota e fatit kishte filluar të rrotullohej, dhe kësaj here, nuk I kishte hedhur ai zaret.

-“Mosha të bën të kuptosh disa gjëra. Për shembull, tani di se jeta e njeriut ndahet zakonisht në tri periudha. Në të parën, edhe sikur të dojë, njeriu as që e mendon se do të plaket, as që koha kalon, dhe as që nga dita e parë kur lindim, ecim drejt një fundi të vetëm. Me të kaluar rinia e parë, fillon periudha e dytë, në të cilën njeriu vë re brishtësinë e vetë jetës dhe ajo që në fillim është një shqetësim I thjeshtë, rritet nga brenda si një det detyrimesh dhe pasigurish, të cilat të shoqërojnë gjatë pjesës së mbetur të ditëve të tua. Dhe e fundit, në mbarim të jetës, nis periudha e tretë, ajo e pranimit të së vërtetës, dhe si pasojë e nënshtrimit të pritjes. 
Ky është një rrugëtim ku secili prej nesh duhet të mësojë të ecë I vetëm, duke iu lutur Zotit që ta ndihmojë për të mos humbur rrugë, para se t’I afrohet fundit. Nëse të gjithë që në fillim të jetës sonë do të ishim të aftë ta kuptonim këtë gjë, e cila duket kaq e thjeshtë, një pjesë e mirë e mjerimeve dhe dhimbjeve të kësaj bote nuk do të shkaktoheshin dot kurrë. Por, ky është një prej paradokseve me të mëdha të jetës, kjo mençuri na jepet vetëm atëherë kur është shumë vonë. Leksioni mbaroi!”

-“Ndonjëherë, një në një milion, ndodh që një person, shumë I ri, të kuptojë se jeta është një udhë pa kthim dhe të vendosë se kjo lojë nuk I pëlqen. Është njësoj si kur vendos të bësh hile në një lojë që nuk të pëlqen. Në shumicën e rasteve të zbulojnë dhe hilja përfundon. Por në raste të tjera, hileqari del me fitim. Dhe kur, në vend që të luajë me zarë dhe me letra, luan me jetën dhe vdekjen, ky hileqar shndërrohet në një person shumë të rrezikshëm.”

-Koha nuk ekziston, ndaj nuk duhet quar dëm.

-Zbavitja është si opiumi; na ngre lart nga mjerimi dhe dhimbja, edhe pse fluturimthi.

-Në një univers të pafund, kishte shumë gjëra të cilat I shmangeshin mendjes njerëzore.

-“Djalli ka krijuar rininë që të bëjmë gabimet tona, dhe që Zoti krijoi pjekurinë dhe pleqërinë që të paguajmë për gabimet e kryera.”

-Asgjë nuk është më e vështirë sesa të besosh të vërtetën dhe, në të kundërt, asgjë nuk është më joshëse sesa fuqia e gënjeshtrës, sa më e madhe të jetë ajo.

-Taktika është tërësia e hapave të vegjël që bën për të mbërritur në ndonjë vend. Strategjia janë hapat që bën, kur tashmë nuk ke asnjë vend ku të lëvizësh.

-Është e çuditshme të mendosh se si kujtimet shndërrohen ndonjëherë në makthe.

-Të piqesh nuk është gjë tjetër veëse proçesi për të zbuluar se gjithçka që beson kur je I ri, është e rreme dhe se, çdo gjë që ke refuzuar të besosh në rininë tënde tani del se është e vërtetë.

-Një nga gjërat që do mësosh së shpejti, është që, përpara se të luftosh armikun, duhet të dish se çfarë mendon ai.

-Matematika është feja e njerëzve me mend.-

-Puna shëron çdo gjë.

-Nuk ia vlente të humbje kohë duke u përpjekur të ndryshoje botën; mjaftonte të mos lejoje që bota të ndryshonte ty.

-“Nëse dëshiron të dëgjosh diçka interesante, shko në kinema ose lexo një libër!”

-Kur lindin, askush nuk shpjegon se do të përfundojnë duke bërë të njëjtën gjë si ty, në moshën e tyre.

-“Në një botë dritash dhe hijesh, secili prej nesh duhet të gjejë vetë udhën e vet.”

“-Kam parë gjëra që kurrë nuk mendoja se mund të ndodhin… ka hije në botë, Ismael. Hije më të këqia se ato që luftuam unë edhe ti. Hije që krahasuar me atë, e bëjnë vetëm një lojë për fëmijë. Hije që burojnë nga përbrenda secilit prej nesh.”

-“Kam pasur disa të dashur. Meteorë. Por asgjë më shumë se kaq. Kam mësuar se vetmia ndonjëherë është një shteg që të çon drejt paqes. Përgjatë muajve nuk kam dëshiruar asgjë më shumë sesa paqe. Kjo është e gjitha. Ose asgjë. Si mund të të shpjegoj gjithë ndjenjat e mia, gjithë kujtimet e këtyre viteve?!”

-“Do të dëshiroja t’I fshija me një të hequr të penës. Do të doja që kujtesa ime e fundit të ishte ajo e atij agimi në plazh dhe të zbuloja se gjithë kjo kohë nuk ka qenë gjë tjetër veçse një makth. Do të dëshiroja të isha një vogëlushe 15 vjeçare dhe të mos e kuptoja botën që më rrethon…”

-“E di që më pret dhe e di që do të të njoh përmes njerëzve, sikurse do të njihja edhe po të kalonin 1000 vjet. Këtë e di prej një jete!”

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.