Fragmente nga “Ujku i Stepës” i Hermann Hesse

“Dua të të them dicka sot, dicka qe ka kohë që e kam ditur, ti e di gjithashtu, por ndoshta nuk ia ke thënë asnjëherë vetes. Do të ta them tani se çfarë di për ty, për veten, për fatin tonë. Ti, Herri, ke qenë një artist dhe një mendimtar, njeri i mbushur me lumturi dhe besim, gjithmonë në kërkim të asaj çka është madhështore dhe e përjetshme, asnjëherë i kënaqur me çështjet e vogla dhe të parëndësishme. Por sa më shumë që jeta të ka zgjuar dhe të ka risjellë tek vetvetja, aq më e madhe ka qenë nevoja jote, aq më të thella vuajtjet, frika dhe dëshpërimi që të kanë pllakosur, derisa u mbushe me to deri ne fyt. Dhe gjithçka që më përpara dije, doje, dhe admiroje si të bukur dhe të shenjtë, gjithë besimi që dikur kishe për njerëzimin dhe fatin tone, ska pasur dobi, ka humbur vlerën dhe është zhdukur. Besimi yt nuk gjeti më ajër për të marrë frymë. Dhe mbytja është vdekje e vështirë. Është e vërtetë Herri? Ishte ky fati yt?”  

“Humori i vërtetë fillon kur dikush ndalon së marri veten seriozisht.” 

“Jeta është gjithmonë e frikshme. Nuk mund të bëjmë asgjë për këtë dhe megjithatë jemi përgjegjës. Dikush lind dhe menjëherë është fajtor.”  

“Si trup njeriu është i vetëm, si shpirt asnjëherë.” 

“Vetmia është pavarësi. Ka qenë dëshira ime dhe përgjatë viteve e kam aritur.” 

“Edhe jeta më e palumtur ka momentet e veta me diell, dhe lulet e vogla të lumturisë mes rërës dhe gurëve.” 

Foto credits: Librat qe dua

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.