Fragmente nga “Vetmitari” – Eugene Ionesco

Dhe pastaj, pernjeheresh, papritmas si cdo here ajo hidhet mbi mua, sa hap e mbyll syte, ideja se do te vdes. Nuk duhet te kem frike nga vdekja perderisa nuk e di se c’eshte dhe, pastaj, a nuk kam thene se duhet te nenshtrohem? E kote. Kercej jashte shtratit, me ka pushtuar nje frike e madhe, e lemerishme, ndez driten, vrapoj ne dhome nga njeri cep tek tjetri, shkoj deri ne dhomen e ndenjes, ndez driten. Nuk mund te rri shtrire, as ulur, as ne kembe pa levizur. Atehere leviz, leviz, vertitem ne tere shtepine, ndez kudo dritat dhe vrapoj, vrapoj. Miliarda qenie perjetojne te njejtin ankth. Perse veprojme ne kete menyre?

****

Isha ne bote tashme, dhe po vetedijesohesha per kete si te ishte hera e pare. Doja te gjeja ate gje te cuditshme te botes qe me ndodhte ta kapja ndonjehere. Ishte njelloj si te ndodhesh ne nje shfaqje, domethene sikur vete isha i terhequr, sikur isha i menjanuar, i distancuar, duke mos marre me pjese, duke mos qene me ai aktor ose ai figurant qe jam, qe jemi zakonisht, per hir te zakonit. I rrethuar nga bota, por jo ne bote. Nganjehere kjo shtonte ankthin tim, por shpesh bente te kunderten, e zhdukte ate. Nuk kishte me asnje gjykim te pavullnetshem dhe te perhershem, perderisa na duket vazhdimisht sikur kjo makine universale dhe keta njerez dhe keto rruge dhe keto levizje jane te bukura apo te shemtuara, te mira apo te keqija, te pershtatshme apo te papershtatshme, te rrezikshme apo te sigurta. Ose nje asnjanesi estetike. “Ata” nuk ishin te ngjashmit me mua, mundohesha te mos i kuptoja me fjalet qe shqiptonin njerezit ne restorant. Keshtu, gjithcka ishte vecse zhurme, tinguj te nje gjuhe te huaj. Gjithcka behej, duke qene vetem shfaqje fluturake, nje lloj iluzioni i hicit. Te tjeret kalonin ne rruge, ne nje lloj rruge, ne nje lloj hapesire, per here te pare dhe te fundit. Vetem une ekzistoja me te vertete.

****

Rruget ua linin vendin rrugeve, te gjitha ishin te ngjashme, edhe njerezit ishin poashtu te ngjashem. Me dhjetera mijera njerez qe i ngjanin njeri tjetrit, ata nxitonin, te gjithe exnin te vendosur, si te kishin nje qellim te percaktuar, te sakte. Ngjanin si rruge te populluara nga qente. Aty kishte vetem qen qe vraponin me nje pamje te tille si ta dinin ku shkonin.

****

Pjetri nuk fliste me per projektet e ardhshme, perkundrazi, kishte filluar te vinte bark. Edhe ai nuk ndihej mire kur me takonte; oh, po jo kushedi sa keq… c’mund te mbetet, ne fund te pese vjeteve, nga nje drame e rendomte dhe qesharake? Ndoshta asnjeri prej tyre nuk ndihej ngushte kur me takonte. Isha une qe e merrja me mend gjithcka. Eshte e vertete se prej pese vjetesh nuk kam njohur me femer. U mesova te jetoj vetem. Nuk kisha besim te vetja qe te provoja ta jetoja jeten, si thuhet, ose ta ndertoja dhe rindertoja jeten time. Por, pervec kesaj, a kisha pasur nje jete? Me Lysianen kisha pasur nje lloj fillimi te dickaje… Me Zhuljeten gjithashtu, ndoshta nje cep qiell te kalter mes reve.

Eugene Ionesco – Vetmitari

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.