Fragmente nga: “Viti i Mbrapshtë” – Ismail Kadare!

Shqipëtarët edhe pse s’kishin shtet të vetin, kishin kaq shumë poste të larta shtetërore në Perandorinë Osmane, saqë vështirë se do të gjendej një komb tjetër që, duke mos pasur shtet të kishte megjithatë kaq shumë burra shteti. Me fjalë të tjera, shqiptarët jo vetëm që kanë qenë përherë të mësuar me zanatin e shtetit, po të më lejohej të shprehesha kështu, kanë qenë të mësuar më tepër se ç’duhej.
* * *
Gjithë këta zyrtarë të lartë, këta gjeneralë, deputetë, guvernatorë, admiralë, ministra, kryeministra, kjo aradhe e pafundme sunduesish e vulëmvajtësish, do të mjaftonin për të drejtuar një gjysmë kontinenti.
* * *
Aftësitë shtetformuese të shqiptarëve janë mbi mundësitë që jep ky truall. Ai është enë e ngushtë për ta. Ndaj vjen ky nervozizëm, këto shtete që mbijnë një këtu, një atje brenda shtetit kryesor. Dhe prandaj, duke ditur të gjitha këto, numri i këtyre shteteve më duket. megjithatë i vogël në krahasim me etjen shtetformuese përreth. 

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.