Fragmente nga: “Zadigu” – Volter!

Thonë se njeriu sikur e ndjen veten më pak fatkeq kur fatkeqësinë e ndan me të tjerë. Por, sipas Zoroastrës, kjo nuk vjen nga shpirtligësia, por nga e keqja. Njeriu e ndjen atëherë veten të tërhequr nga një qyqar si nga një shok. Hareja e një njeriu të lumtur do të ishte një fyerje; por sy fatzinj janë si dy shkurre të dobëta, që duke u mbështetur te njëra – tjetra, i bëjnë ballë stuhisë.

******

– Po si kështu, o zotëri, – klithi peshkatari, – kaq fatzi qënke ti që bën këto të mira?
– Fatzi the? Njëqind herë më shumë se ti, – i tha Zadigu.
– Po si është e mundur, – i tha derdimeni, – që ai që jep të jetë për të qarë hallin më shumë se ai që merr?
– Sepse fatkeqësia jote, – tha Zadigu, – ishte skamja, kurse unë jam fatkeq nga zemra.

******

Zadiku tha se ishte koha.
– Asgjë s’është më e gjatë, – tha ai, – meqë është masa e përjetësisë; asgjë s’është më e shkurtër meqë s’del për të plotësuar të gjitha qëllimet tona; s’ka gjë më të ngadalshme për atë që pret; s’ka gjë më të shpejtë për atë që gëzon diçka; shtrihet deri në pambarim në madhësi; ndahet deri në pambarim në vogëlsi; të gjithë njerëzit e lënë pas dore, të gjithë e qajnë kur e humbasin; asgjë nuk mund të bëhet pa të; ajo na bën të harrojmë çdo gjë që është e padenjë për brezat e ardhshëm dhe përjeton gjërat e mëdha.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.