Francis Carco – Bie shi

Elianës

 

Bie shi- sa bukur. Të dua.

Në shtëpi bashkë do të rrimë:

Asgjë s’na pëlqen më fort ty e mua

Tani që po ikën kjo stinë.

 

Bie shi. Taksitë vijnë e venë.

Shkasin autobusët në asfalt

Dhe rimorkiatorët përmbi Senë

Zhurmojnë… sa s’kuptohet një fjalë!

 

Sa bukur: bie shi. Mbaj vesh

Shiun që troket ritmikisht

E xhamin pikë-pikë godet…

Ti më buzëqesh dhembshurisht.

 

Të dua. Oh, zhurmë e shiut vjeshtak,

Dënet si dikush që po shkon!

Ti do të ikësh prej meje pas pak:

Thuase shiu në sy të rigon.

 

Përktheu: Ndoc Papleka

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.