Giacomo Casanova – Isha i lumtur

giacomo casanova - isha i lumtur - arratisje.al

Unë e dashuroja dhe më dashuronte. Isha i lumtur.

Tallesha me moralistët budallenj, të cilët përpiqeshin të më mbushnin mendjen, se mbi dhe nuk ka lumturi të vërtetë. Dhe pikërisht këto fjalë ( mbi dhe ) më bënin të qeshja, sikur ky të ndodhej diku tjetër! Po, or, moralistë miopë, mbi dhe ka lumturi, shumë lumturi dhe secili ka të vetën.

Kjo nuk është e përjetshme, jo, ajo kalon, vjen, dhe përsëri ikën .. dhe ndoshta shuma e vuajtjeve si pasojë e dobësisë sonë fizike dhe shpirtërore është më e madhe se shuma e lumturisë për secilin nga ne. Mund të ndodhë kështu, por kjo nuk do të thote se nuk ka lumturi, lumturi të madhe.

Sikur të mos kishte lumturi mbi dhe, krijimtaria do të ishte e përbindshme dhe do të kishte të drejtë Volteri, i cili e ka quajtur planetin tonë gjiriz të gjithësisë, i cili shpreh absurditet, ose nuk shpreh asgjë, përveç baticës së vrerit përshkrues.

Ka lumturi, ka shumë lumturi – këtë e përsëris unë edhe tani, kur e njoh atë vetëm nga kujtimet…

 

Per me shume, lexo: KETU

Librin mund ta gjeni: LINK

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.