“Gjuha si simbol i trashëgimisë shpirtërore” – Ismail Kadare

..Gjithmonë më ka mahnitur legjenda e grekëve te vjetër per zanafillen e alfabetit. Kadmosi mbolli në tokë dhembët e dragoit dhe që andej lindën shkronjat. Asgjë s’mund të jepte më saktë thelbin e kësaj aventure të madhe të njerëzimit: shkrimit të gjuhës. Ka në të po aq ngjyrë sublime sa edhe tragjike. Ka diçka madhështore e monstruoze njëkohësisht, diçka triumfuese, kërcënuese, kafshuese, të ndritshme e të tmerrshme në të njëjtën kohë. Por, mbi të gjitha, ka një vuajtje, një çlirim nëpërmjet dhimbjes, çarjes. Kur flitet për shkrimin, e para gjë që na vjen ndërmend është letërsia. Të gjitha çka u thanë më lart për shkronjat i shkojnë padyshim asaj. Por i shkon sidomos akti i parë: mbjellja. Ashtu si dhëmbët e dragoit në fushën e Beotisë, motivet ne ndërgjegjen e shkrimtarit mbillen. Nga vjen fara e tyre, në ç’formë, ç’erë e furishme apo e émbel i shtyn, kjo është vështire të përcaktohet. Është koha vetë, epoka që si hapësire plot polen e shpërndan atë në të gjitha drejtimet”. Fragment nga “Ftesë në studio”.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.