Guy de Maupassant​ – E vdekura

E doja çmendurisht. Përse dashurojmë? A nuk është e çuditshme që për dikë, të ekzistojë në botë një qenie e vetme, një mendim i vetëm, një dëshirë e vetme, një emër i vetëm? Një emër që çel nga buzët, që vërshon si uji i një burimi, që ngjitet nga thellësitë e shpirtit dhe përsëritet pa reshtur, kudo, si një lutje.
Nuk do të tregoj këtu historinë tonë. Dashuria ka vetëm një histori, që ripërtërihet ngaherë. U njoha dhe u dashurova me të, kjo është e gjitha. Dhe jetova një vit në ëmbëlsinë e saj, në krahët e saj, me ledhatimet e saj, me shikimin e saj, me rrobat e saj, me fjalët e saj, mbështjellë, lidhur, prangosur në gjithçka që vinte prej saj, plotësisht, saqë nuk dija më nëse ishte ditë apo natë, nëse isha i gjallë apo i vdekur, nëse isha mbi tokë apo tjetërkund.
Dhe një ditë ajo vdiq. Si? Nuk di, nuk di më. Në një ditë me shi u kthye në shtëpi e lagur dhe të nesërmen filloi të kollitej. U kollit një javë të tërë, pastaj zuri krevatin.
Çfarë ndodhi? Nuk e di.
Mjekët vinin, shkruanin receta, iknin. Dikush sillte ilaçe dhe një infermiere ia jepte. Duart e saj digjnin, balli i qullur dhe i përvëluar, shikimi i shndritshëm dhe i trishtuar. I flisja, më përgjigjej. Për çfarë flisnim? Nuk e di. Kam harruar gjithçka, gjithçka ! Më kujtohet frymëmarrja e saj e dobët kur vdiq. Ajo frymëmarrje aq e dobët, e fundit. Infermierja tha:
“Ah!”.
Dhe unë e kuptova. Kuptova.
Nuk dija më asgjë. Asgjë. Pashë një prift që shqiptoi një fjalë:
“E dashura juaj ?”.
Mu duk se po e fyente. Meqë kishte vdekur, nuk kishin të drejtë ta kujtonin atë formalitet. E ndoqa priftin. Erdhi një tjetër, që u tregua shumë i mirë, shumë i sjellshëm. Qava kur më foli për të.
Më kërkuan njëmijë gjëra lidhur me funeralin. Nuk di më, por më kujtohet mjaft mirë qivuri, zhurma e çekiçit kur i mbyllën kapakun. Ah, o Zot, o Zoti im!
E groposën. E groposën! Ajo në atë varr! Disa miq ishin të pranishëm. Ika. Vrapoja. U enda gjatë rrugëve. Pastaj u ktheva në shtëpi ditën tjetër dhe u nisa për një udhëtim të gjate

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.