Hans-Joachim Lanksch per nene Terezen

Femna shtatvogël kishte zemër jashtëzakonisht të madhe e të gjanë për të vorfnit, të sëmurët, jetimët, të shkretat. për moribundët, lebrozët, lypsat, per të dëbuemit, per reckamanët. Përkushtimi i saj për të gjithë ata, të cilët kemi zakon mos me i på, na mëson me kapêrcye ngushtësine e të menduemit e të ndjenjës mbrenda kufizimeve kategorish shoqnore, kombětare, etnike, raciale, fetare, konfesionale. Nanë Terezës i ka kenë njilloj në ishte njeriu katolik, kalvinist, mysliman, hinduist, budist a diç tjetër, me randësi ishte për té vetëm e vetëm nëse njeriut i duhej ndihme, përkujdesje, perděllim dhe dashni. […] Me përvujtninë e saj të përkryeme, Nanë Tereza u jepte ndihmë, lehtësim, përdëllesë dhe dashni fukarave të uritun, të sëmurë, të shkretë e të përvuejtun. Me punën e saj te vetmohimit të pakusht, ajo i prekte zemrat e njerëzve me miliona dhe ndërgjegjen e tyne për mjerimet në këtë botë. Ajo i ngashrente zemrat e pushtetarëvet të kesaj bote. E vetmja pasuni e saj ishte dashnia e Zotit në të cilen ajo e dinte vetveten të prehnueme. “Kapitali” i saj ishte vorfnia e plotë, për të cilën i detyronte dhe motrat e urdhnit. Vobeksia e saj radikale -nji misionare e dashnisë për t’afërmin posedon: nji petk “sari”, nji palë sandalesh, nji kryq, nji rruzare – na e kujton vobeksinë po aq radikale të Sh. Injac Lojolas, i cili përndryshe i përkushtohej me po aq vetmohim përkujdesjes së të sëmurëve. Këtu le ta kujtojmë fjalën e tij: “Vetëm pak njerëzve u shkon mendja se ç’kishte me ba me ta Zoti, n’kjoftë se ata i dorëzoheshin pa rezervë prijës se mëshirës se Tij”. Agnes Gonxhe Bojaxhiu i dorëzohej pa rezervë mëshirës se Zotit dhe ja, ç’ka ba Zoti me tê… Në luftën e saj kundër mosdashnisë, në këtê botë, Nanë Tereza ishte kundërtia e saktë e asaj që mendimi konvencional i bashkatdhetarëve shqiptarë pret nga heroi: ajo s’ishte trimi ballënalt plot muskuj dhe armë të fushëbetejës, por nji femën e përulun, e dobët dhe e vobektë në fushëpaqe. Në fjalën e saj të rastit të akordimit të Çmimit Nobel del sheshit se çfarë arme kishte Nanë Tereza. Në fjalimin në fjalë, ajo e përdor fjalën “love” (dashni, me dashnue) jo dhetë, as njizet dhe as tridhetëherë, por – shtatëdhet e tri herë.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.