Adrian Zalla – “I pakuptuari” – Udhëtari që bërtet: Jetoni!

Copëza shpirti është nëntitulli I këtij vëllimi me poezi dhe të tilla janë. Copëza shpirti që të vdesin të bëjnë të udhëtosh larg në hapsirë dhe kohë, të zgjon dhimbjet, të lag plagët, të ngjall të kaluarën, dështimet, kohrat e gëzueshme  kohrat e trishtueshme… I mbushur me copëza që bërtasin, flasin, të larmishme, në forma, stil, tematika,  gjuhë e kombinime metaforash qe të mbeten brengë në zemër.. në poezinë “Pyetjet e në të pakuptuari” na rrëfen c´është jeta: “A e dini cfarë është jeta? Një puthje, një fjalë e mirë, një përqafim,ngrohtësi shpirti e pak ndjnjë.. kjo është jeta.”

Në poezinë e Liridon Mulajt, të pakuptuarit ndien një larmi zërash, Kiplingu është te poezia “Në mundsh” himn I një dashurie që nuk shkoi sic  duhej, Esenini është te poezia “Nënlokja”, Rreshpja ndihet në ajrin e të gjitha poezive pasi themeli mbi të cilat ngrihen poezitë janë imazhi dhe ndjenja ashtu si ato të dy ndërtonin themelet mbi përqafim, te poezia “Mirë, pra”, ndien Burnsin në frymën e lirikave, romantizmin e Poradecit, aty-këtu pakëz Podrimjen e Arapin, dhe aty-këtu pakëz Agoll e Kadare sidomos me katrenat dhe rimën e alternuar, por jo poezia e Donit është tjetër….

Poezia e të Pakuptuarit është një poezi të cilën duhet ta lexosh ose të ta lexojnë me zë të lartë sepse mjafton një zë I ëmbël, një mbyllje sysh dhe ti fillon e ëndërron e humbet në botën e një të pakuptuari, se sic thotë shkruesja parathënies  autorja Flogerta Krypi të paktën njëherë të gjithë jemi ndjerë, kemi qenë të pakptuar. Pozia e Donit përcjell vazhdimsi kumtesh të pashpjegueshme të gjitha…

Të gjitha poezitë duken se I kushtohen dashurisë, një elegji, nje nostalgji, një kujtim, një himn, ah poezia “Himn I vjetër” mbart një histori të vecantë e përzier me muzikë, kujtime, nostalgji, dhënie fund historive të vjetra dhe nisje fillimesh të reja por kjo poezi është dedikim, dedikim malli dhe falenderimi ndaj dashurisë rioshe që nis me shkronjën “E”, poezia “Do të vi” është ndër specialet një himn për jetën e një të pakuptuari.

Poezia e vëllimit “I pakuptuari” vjen si një tërësi ciklesh ose thënë ndryshe vjen si jeta me fazat e saj, vegjëli, rini, pjekje, maturi.  Poezia “Arratisje” duke sikur është shkruar nga një riosh I cili arratisjen e lë vetëm në fazën e dëshirës: “Ju më vratë me praninë tuaj/Unë po u vras me harresë…/unë po iki…!” ndërsa te poezia “Po iki” kemi një djalë të pjekur, të vendosur që ikën, me brenga, I pikëlluar por ikën: “Mirëmbetsh pra o vend, që biri yt su bëra kurrë/Shtrejntë të pagova, më shite lirë/Unë fëmija I përjetshëm, që sú bë kurrë burrë/sonte po iki,lamtumirë…”.

Poezitë kanë një shkallë rimarrjeje dhe përpunimi shumë të lartë, për shijet e mia ka edhe poezi që nuk shkojnë por në vëllim janë një diamant që po të hiqet shkakton “efektin domino”. Poezitë shpesh ngjajnë edhe me një formë ditari ku shpirti rrëfehet mbi copa letre, dhe ato copa letre transformohen në copëza shpirti duke zbrazur shpirtin e vërtetë…por vënë shpirtra të tjerë  përballë dhimbjes, duke I ringjallur ose shëruar…

Poezitë e të pakuptuarit kanë një sërë botësh, por bota në të cilën humbet, vritet ringjallet, plagoset frymon, kthehet fëmijë e prap burrë e prap fëmijë nuk është bota e dashurisë jo, mos tíu gënjejë mëndja është “bota e përqafimit”… poezitë janë këngë vaji dhe këngë lumturish, jeta I ka të dyja, është nje autor, djalë, bir, që ka jetuar në cdo qelizë e dej të tijin…

Gjuha e këtyre poezive është një gjuhë që rend, që vrapon, të cilën sado të vraposh për ta kapur gjithmonë të rrëshket nga duart, bashkë me këtë gjuhë vrapon edhe një shpirt, shpirti I të pakuptuarit I cili vritet, vetvritet dhe neve na dhuron art-ar nga thellësitë e shpirtit, në ato skuta ku dhimbjet janë kurora e krenarisë dhe motivit që të mban në këmbë. Një bohem lind me dhimbjen, jeton duke e mohuar e vdes duke e pranuar I pafuqi.

Janë poezi që bërtasin:JETA VAZHDON; MOS KI FRIKË TË JETOSH; DHIMBJA ËSHTË E BUKUR… janë arti I një udhëtari që bërtet : Jetoni -përmes një vëllimi titulluar “I pakuptuari”. Liridon Mulaj quhet I pakuptuari-poeti, mos e harroni këtë emër…

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.