Jeta dhe librat që shkroi John Lennon…

John Lennon arratisje

Këngëtari, shkrimtari, poeti dhe kompozitori, artisti më i përkushtuar i rrokut të Beatles. Me ndërgjegjen e tij shoqërore, zgjuarsinë cinike dhe gatishmërinë për të eksperimentuar, John Lennon ishte në konflikt të vazhdueshëm me vlerat konservatore. Poeti dhe romancieri Philip Arthur Larkin e përshkroi veprën e Beatles si “një hibrid magjepsës dhe dehës të Negro rock-and-roll me romantizmin e tyre të adoleshencës”, dhe “përparimin e parë në muzikën popullore që nga Lufta”. Shumë nga tekstet e grupit kishin një ndikim të konsiderueshëm në suksesin e Poetëve të Liverpoolit (Adrian Henri, Roger McGough, Brian Patten) dhe lëvizjes poetike Underground.

John Lennon lindi në Liverpool, Merseyside, në një familje të klasës punëtore. Prindërit e tij, Julia dhe Alfred (Freddie), u ndanë para se John të bënte dy vjeç, dhe Lennon shkoi për të jetuar me motrën e nënës së tij, Mimi Smith. Fredi kaloi shumë kohë në det. Pasi kaloi ca kohë në burg, e ardhmja e tij në marinën tregtare mbaroi, dhe ai atëherë punoi në punë të çuditshme, shpesh si një pastrues tenxheresh ose tiganesh në kuzhina hotelieresh. Lennon ndoqi shkollën fillore të Liverpool-it Dovedale dhe më vonë Shkollën e Mesme të Bankës Quarry. Vetëm më vonë në jetë, Lennon zbuloi se paaftësia e tij gjatë gjithë jetës për të shqiptuar dhe prirja për ta shndërruar një fjalë në një tjetër me tinguj të ngjashëm ishte një shenjë e disleksisë.

Në 1955 ai filloi një grup skiffle, të quajtur Quarrymen, i cili mori emrin nga shkolla e tij. Gjatë këtyre viteve Lennon shkroi një libër të cilin e quajti Daily Howl – një lloj gazete me shaka dhe karikaturat e vogla. Kur Lennon ishte 17 vjeç, nëna e tij u vra në një aksident. Ajo u rrëzua nga një makinë, e drejtuar nga një oficer policie, i cili po drejtonte pa leje. “Unë nuk kam përgjegjësi për askënd tani”, kujtoi Lennon mendimet e tij të hidhura pas vdekjes së Julias. ~”In his own write” (1964), libri i parë i Lennon, u bazua pjesërisht në materialin që ai kishte bërë ndërsa ishte ende në shkollë. Titujt e saj alternative ishin ndër të tjera “The Transistor Negro”, “Left Hand Left Hand” and “Stop One and Buy Me”. Lennon nënshkroi kontratën në janar 1964 dhe libri – me 31 pjesë shkrimesh dhe vizatime të mjaftueshme – u botua tre muaj më vonë, më 23 mars 1964. Parathënia u shkrua nga Paul McCartney dhe vepra u hartua nga Robert Freeman. Deri në janar 1965 ajo kishte shitur gati 200 000 kopje.

Lennon dikur thoshte, se ai gjithmonë kishte dashur të shkruante “Alice in Wonderland”. Një tjetër i preferuar ishte “Finnegans Wake” i James Joyce, “kështu që të dalë dhe kaq i ndryshëm”. ~”A Spaniard in the Works”, libri i dytë i Lennon, u botua në 24 qershor 1965. Ai kaloi nëpër katër përshtypje dhe shiti 100 000 kopje brenda tre muajve, jo aq mirë si i pari. “Ka disa histori dhe copa në të që edhe unë nuk i kuptoj,” zbuloi Lennon më vonë. Lexuesit e rinj përshëndetën librat si një mënyrë e re dhe frymëzuese e të shkruarit, por në të vërtetë Lennon ndoqi në gjurmët e surrealistëve francezë të viteve 1920.

Kritiku John Wain argumentoi në New Repubic se “gjëja e parë që çdo person i shkolluar do të vërejë duke lexuar librin e Z. Lennon është se të gjitha vijnë nga një burim, gjegjësisht vepra e mëvonshme e James Joyce.” Jonh Lennon u vra në 8 Dhjetor 1980, në New York. Vdekja e tij preku miliona njerëz. John Lennon vazhdon të admirohet nga gjeneratat e reja të fansave – si një figurë e trazuar si Jezui, ikonë e lëvizjes së paqes, rebel i përdorimit të drogës, rocker i fortë dhe një shkrimtar këngësh që kishte më shumë për të thënë sesa thjeshtë “Ob- La-Di, Ob-La-Da ”. Dekada pas botimit të baladës së Lennonit ‘Imagine’ (1971) Shoqata Kombëtare e Botuesve të Muzikës (NMPA) shtoi Yoko Ono si bashkautor të saj. Lennon kishte pranuar në një intervistë nga 1980 se lirika dhe koncepti vinin nga Yoko. “Por ato ditë unë isha pak më egoist, pak më shumë maço, dhe u largova shumë për të përmendur kontributin e saj.” “I’m a moldy moldy man…” (Nga In His Own Write, 1964)

Përktheu: Kejdi Kraja

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.