Jeta dhe veprat e Barletit

Barleti lindi rreth vitit 1460 në Shkodër. Në vitin 1479 mori pjesë në mbrojtjen e Shkodrës gjatë pushtimit osman. Pas rënies së qytetit, si shumë bashkëqytetarë të vet, shkoi në Itali. Barleti u formua në shkollat priftërore të veriut të Shqipërisë, si dhe në Venedik në Itali, që ishte një ndër qendrat kryesore të humanizmit italian, si lëvizje kulturore e krijuese. Atje Barleti pati lidhje të shumta me humanistët e tjerë shqiptarë dhe me shqiptarët e mërguar që punonin për të ndihmuar që vendi të çlironej nga turqit nën udhëheqjen e djalit të Skënderbeut e mandej të nipit të tij. Edhe veprën e vet Barleti ia kushtoi Don Ferrantës, nipit të Skënderbeut. Ka fakte që dëshmojnë se Barleti ka qenë gjallë në vitin 1512. Mendohet se ka vdekur një vit më vonë, më 1513.

-“Rrethimi i Shkodrës” (1504) u botua në Venedik. Kjo vepër u shkrua në bazë të dëshmive të shkodranëve dhe të kujtimeve vetjake të autorit. -“Historia e Skénaderbeut” u shkrua ndërmjet viteve 1508 – 1510 në Romë, ku mendohet që Barleti të ketë qëndruar disa kohë. Kjo vepër u botua në latinisht edhe tri herë të tjera: më 1537 në Strasburg,më 1578 në Frankfurt dhe më 1743 në Zagreb. -“Shkurtore e jetës se papëve dhe perandorëve” (1513). Këtë vepër Barleti ia kushtoi Pjetër Ëngjëllit, vëllait të Pal Ëngjëllit, kryepeshkopit të Durrësit, i cili e kishte nxitur shumë që të shkruante librin për Skënderbeun.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.