Jorge L. Borges – I kërcënuari

Është dashuria. Do më duhet të fshihem apo t’ia mbath. Rriten muret e burgut të saj, si në ëndërr të frikshme. Maska ngadhënjyese ka ndryshuar, por si gjithnjë është e vetmja. Ç’më duhen hajmalitë mua: ushtrimi i letrave, erudicioni i vagët, rishtaria e përdorur në gjuhën prej nordikut të sertë për t’u kënduar detrave dhe shpatave të tij, paqja e miqësisë, galeritë e Bibliotekës, gjërat e zakonshme, huqet, dashuria e re e time mëje, hija ushtarake e të vdekurve të mi, nata e përjetshme, mera e gjumit dhe e ëndrrës?
Kohën e mas me praninë ose papraninë tënde.
Tani kana copëtohet mbi burim, tani njeriu zgjatet kah zëri i zogjve, tani ata që shikojnë në dritare janë muzgulluar, por terri nuk e ka ndehur ende paqen.
Është dashuria, e di; ankthi dhe pajtimi kur dëgjoj zërin tënd, shpresa dhe kujtesa, tmerri i të jetuarit në pafundësi.
Është dashuria më mitologjitë e saj, me magjinë e saj të vogël dhe të kotë.
Është një kthesë udhe ku s’guxoj të kaloj.
Tani më kërkojnë ushtritë, hordhitë.
(Kjo dhomë është ireale; ajo s’e ka parë.)
Më skllavëron emri i një gruaje.
Një grua ma trishton tërë trupin.
Përktheu: Azem Qazimi