Jorge Luis Borges – Eshte dashuria

Eshtë dashuria. Duhet të fshihem ose t’ia mbath diku.
Lartohen muret e burgut të saj, si në një ëndërr të ligë. Maska e bukur ka ndryshuar, edhe pse gjithmonë e njëjta mbetet.
E për cfarë më duhen hajmalitë, ushtrimet letrare, dija e mjegullt,
fjalët që tha Veriu i rreptë kur u këndoi detrave dhe armëve të tij,
miqësia e ëmbël, galeritë e bibliotekave, gjërat e përbashkëta, zakonet, dashuria e hareshme e sime mëje, hija ushtarake e të vdekurve të mi, nata e pakohë, shija e ëndrrës?
Të jesh a të mos jesh me ty është masa e kohës time.
Tashmë shtamba thyhet mbi burim, dhe njeriu ngrihet në këmbë nga kënga e zogjve, tashmë u mjegulluan ata që vështrojnë nga dritaret, por muzgu nuk e solli paqen.
Dhe, e di, është dashuria: ankthi dhe clirimi kur dëgjoj zërin tënd,
pritja dhe kujtimi, tmerri i të jetuarit për cdo cast.
Eshtë dashuria me mitin e saj, me magjitë e saj të vogla
të padobishme. Eshtë një qoshe rruge ku nuk guxoj të shkel.
Tashmë po më rrethojnë ushtritë, hordhitë.
Emri i një gruaje më tradhëton. Në të gjithë trupin një grua më dhemb…

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.