Kahlil Gibran – Trupi dhe shpirti

Profeti & meditime poetike Kahlil Gibran - arratisje

Një burrë dhe një grua u ulën ndanë një dritareje, që hapej në pranverë. U ulën pranë njëri-tjetrit. Dhe gruaja tha: “Të dua. Je i pashëm, i pasur dhe gjithmonë i kërpitur.”
Dhe burri tha: “Të dua. Je një mendim i bukur, diçka tepër ajrore për t’u mbajtur në dorë dhe një këngë ndër ëndërrimet e mia.”

Por gruaja iu kthye me inat dhe tha: “Zotëri, të lutem më lër. Unë nuk jam një mendim dhe nuk jam një gjë që kalon ndër ëndrrat e tua. Unë jam një grua. Do të doja të më dëshironit mua si bashkëshorte dhe të ëmën e fëmijëve ende të palerë.”

E ata u ndanë. E burri po thoshte ndë zemrën e tij: “Vërej se si një tjetër ëndërr u
shndërrua në mjegull.” E gruaja po thoshte: “Pale ç’burrë, që më bën ëndërr dhe mjegull!”

P R O F E T I & M E D I T I M E P O E T I K E
Shqipëroi: Sait N. Saiti

 

Per me teper klikoni: KETU

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.