Katër fabula nga Ezopi.

ERA VERIORE DHE DIELLI

Era Veriore dhe Dielli po grindeshin se cili nga të dy ishte më i forti, dhe kështu vendosën se do të quhej më i forti ai i cili do të zhvishte një njeri udhëtar. I pari filloi Era Veriore dhe frynte shumë fort. Njeriu mbështillej në rrobat e tij dhe Era bëhej akoma më e furishme. Njeriu, duke parë që era dhe i ftohti sa vinte e keqësohej, veshi edhe një rrobë tjetër, derisa Era u tërhoq nga misioni i saj dhe ja dorëzoi Diellit. Dielli në fillim lëshoi një shkëlqim të mesëm dhe njeriu hoqi rrobën e tepërt që kishte vënë pak më parë. Në vijim Dielli shtoi vapën, derisa njeriu , duke mos e duruar, u zhvesh dhe vajti për të notuar në lumin që ishte aty afër.

URITHI DHE E ËMA

Një urith i thonte të jëmës se shikonte. Ajo, për ta testuar, i dha një copë temjani dhe e pyeti se cfarë është.

‘’Gur’’ tha ai. Dhe e jëma e tij i tha:

‘’biri im, nuk mjafton që të mungon shikimi, por ti ke humbur edhe nuhatjen’’.


UDHËTARËT DHE ARUSHA

Dy shokë po ecnin në një rrugë në pyll. Papritmas u shfaqet përpara një arushë. Njëri nga të dy arriti ti afrohej një peme dhe të ngjitej në të dhe të rrinte i fshehur. Tjetri, duke parë se kafsha do ta gllabëronte, ra në tokë dhe bënte si i vdekur. Kur arusha afroi hundën e saj për të nuhatur përreth, ai mbante frymëmarrjen, pasi thonë se kafsha nuk prek kufoma. Kur arusha u largua, shoku që ishte mbi pemë zbriti dh pyeste shokun tjetër se cfarë i tha arusha në vesh. Ai ju përgjigj:’’ më tha se tani e tutje të mos udhëtoj më me shokë që në orën e rrezikut më lënë në rrugë dhe ikin’’.

LUANI DHE MIU QË TREGOI MIRËNJOHJEN E TIJ

Ndërsa një luan po flinte, një mi filloi të ecte mbi trupin e tij. Luani u zgjua dhe e kapi dhe ishte gati ta copëtonte. Miu po i lutej që ta linte të lirë dhe nëse do ti falte jetën, ai do tja shpaguante. Luani qeshi nga këto fjalë dhe e la të lirë. Nuk kaloi shumë kohë dhe ngjarjet rodhën luanin e kapën gjahtarët dhe e lidhën në një pemë, dhe miu sapo dëgjoi rënkimin e luanit, vajti afër tij dhe me dhëmbët e tij të mprehtë preu litarit që lidhte luanin. Pasi e cliroi, i tha: ‘’ti atëherë qeshe me mua, pasi nuk prisje të shihje mirë nga unë. Por tani e di se mirënjohja ekziston edhe tek minjtë’’.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.