Klasikët për t`u (ri)lexuar këtë verë

Vera është stina që na largon pak nga leximet intensive të periudhave tjera. Prandaj, mos u merakosni nëse ndjeni se mezi po e shtyni një libër, apo nëse nuk po i arrini dot planet tuaja si lexues gjatë kësaj stine. Mos u shqetësoni nëse e gjeni veten duke e mbyllur muajin me 1 ose 2 libra, madje edhe ato fare të thjeshtë për t’u lexuas. Stafi ynë sugjeron edhe disa klasikë për këtë stinë, libra që do ju mbajnë mbërthyer faqe pas faqeje, do ju argëtojnë apo edhe do ju fusin në labirinthe magjikë:

Kambana e qelqtë – Sylvia Plath

Libri flet për jetën e Esterit, një studente që ëndërron të bëhet poete. Ajo zgjidhet për një trajnim veror si ndihmës redaktore për revistën Ladies` Day, por koha që kalon në Neë York City nuk është përmbushëse, ndërsa has vështirësi me çështje të identitetit dhe normave sociale.

Krenari dhe paragjykim – Jane Austen

Libri është botuar për herë të parë ne tre vëllime në 1813. Një rrëfim klasik i letërsisë angleze, shkruar me mendjemprehtësi dhe përshkrim të admirueshëm të personazheve, bën fjalë për marrëdhënien e trazuar të Elizabeta Benet, vajzes së një zotërie, dhe Zotit Darsi, një aristokrati të pasur.

Vrasje në Orient Ekspres – Agatha Christie

Një libër tërheqës misteri për të kaluar kohën në të nxehtin e verës, dhe askush nuk rrëfen mistere si Agatha Christie. Një grup pasagjerësh janë të zënë në kurth në Orient Ekspres mes një stuhie dëbore, me një të vrarë dhe një dedektiv belg për t`iu bërë shoqëri.

Të vrasësh zogun përqeshës – Harper Lee

Historia rrëfehet nga këndvështrimi i 6-vjeçares rebele Skot Finç dhe bazohet në Mejkomb, një qytet i vogël në Alabama në 1930, ku Skot jeton me vëllanë dhe babain e ve. Është një nga historitë më të dashura të të gjitha kohërave.

Njëqind vjet vetmi – Gabriel Garcia Marquez

Një nga librat më të mirë të autorit, ky rrëfim i realizmit magjik është i paharrueshëm dhe tërheqës, me në qendër historinë e disa brezave të së njëjtës familje.

Përktheu dhe punoi: Arba Troshani

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.