Krahasimi i leximit me gjahun e një luaneshe!

Fermerja, poetja, doula dhe interpretuesja Laura Brown-Lavoi e shkruan:

“Të nderuar lexues,

A keni lexuar ndonjëherë një fjali që e donit njëlloj në mënyrën se si e donit kafshën tuaj të preferuar? Kafsha ime e preferuar është një luaneshë; se si ajo nuk ka një krifë, por gjithmonë ka ca gjak rreth gojës. Dhe si luaneshat punojnë së bashku si mike të mira kur duan të vrasin diçka. Unë kurrë nuk kam parë një luaneshë personalisht ose të kem prekur një, ose të kem fjetur në të njëjtëjn kaçube ku jeton një luaneshë, por jam njohur që kur isha fëmijë i vogël me to dhe që kam kuptuar se i dua më shumë.

Ndonjëherë kur lexoj një libër të mirë dhe jam nën një batanije dhe askush nuk po përpiqet të flasë me mua, harroj që po lexoj. Bari i gjatë i tregimit rritet përreth meje, dhe unë jam vetëm një krijesë e heshtur, zemra e së cilës rreh në atë botë. Nëse qëndroj e qetë dhe vazhdoj të lexoj në atë mënyrë, ndonjëherë një fjali ngulet aq bukur si një luaneshë. Gjaku rreth gojës; aq e freskët, aq vrasëse. E lexova një herë, dhe e di që duhet ta lexoj përsëri, të mos shikoj larg, të shikoj nga afër se si lëviz.

Dhe më pas filloj të vërej muskujt e syve që lëvizin rruazat e syve përpara dhe mbrapa, dhe shoh të zezën e shkronjave në gri të faqes, dhe unë jam thjesht duke lexuar e thjeshtë nën një batanije. Është akoma argëtim. Por arsyeja që lexova është për luaneshat. Për fjalitë që më tërheqin me të gjithë dhëmbët e tyre.

Me dashuri, Laura!”

Perktheu dhe punoi: Kejdi Kraja

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.