Kur e pyetën John Lennon se përse nuk mund të rrinte asnjë çast pa gruan e tij Yoko…

Kur e pyetën John Lennon se përse nuk mund të rrinte asnjë çast pa gruan e tij Yoko , ai u përgjigj:

– Sigurisht që mund ta bëj, por nuk dua. Për asnjë arsye në botë, nuk e bëj. Asgjë s’është më e rëndësishme sesa raporti ynë, vërtet asgjë. Ne e adhurojmë të qenit gjithmonë bashkë. Sigurisht që të dy mund të jetojmë të ndarë nga njëri-tjetri, por, për ç’arsye? Nuk kam ndërmend të sakrifikoj dashurinë, dashurinë e vërtetë, për ndonjë lavire, apo ndonjë mik apo për punën, sepse në fund, përpos të gjithash, mbetesh vetëm… Askush nuk do të mbetet vetëm, asnjëri prej nesh… E nuk mund ta mbushësh shtratin me këdo. Nuk funksionon kështu. Nuk dua të jem një playboy kot. Ashtu siç e kam thënë edhe në disa këngë të miat, kam provuar e kaluar gjithçka, por asgjë nuk ecën më mirë sesa kur ke dikë që të do e të përqafon.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.