Kush është Beatrix Potter?

Beatrix Potter lindi në Londër, më 28 korrik 1866. Përrallat e saj për Peter Rabbit dhe tregimet e tjera të kafshëve të saj janë të njohura edhe në ditët e sotme midis fëmijëve dhe kanë shumë fansa të rritur gjithashtu. Beatrix Potter ishte jo vetëm një shkrimtare, por edhe një artiste që e ilustroi librin e saj. Ajo ishte mendjehapur, gjithashtu ishte dhe një shembull i mirë që dëshmon se është gjithmonë më mirë që të mos ndjekësh turmën. Mbi jetën e saj është edhe filmi “Miss Potter” me Renée Zellweger si Miss Potter dhe regjisori Chris Noonan përsëri.

Dhe këtu janë disa nga citimet tona të preferuara të Beatrix Potter:

📚 “Besoni se ka një fuqi të madhe që punon në heshtje për t’i bërë të gjitha gjërat më mirë, jini vetvetja dhe mos ndiqni turmën.”

📚 “Shijojini gjërat e vogla në jetë – një ditë do të shikoni prapa dhe do të kuptoni se ato ishin në të vërtetë gjëra të mëdha.”

📚 “Unë mendoj se një personalitet i shënuar fuqishëm mund të ndikojë tek pasardhësit për breza”.

📚 “Ka diçka të këndshme për të shkruar fjalët e para të një tregimi. Asnjëherë nuk e dini se ku do t’ju çojnë. “

📚 “Faleminderit Zotit që nuk u dërgova kurrë në shkollë; pasi ajo do të kishte fshirë një pjesë të mirë të origjinalitetit “.

Beatrix Potter ishte padyshim një “personalitet dukshëm i fuqishëm” dhe ne do dëshironim që shekulli i 21 të njihte më shumë individualistë si ajo.

Përgatiti: Kejdi Kraja

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.