Letra e Jacqueline Woodson fëmijëve për mirësinë, praninë dhe librat

I dashur lexues i ri,

Në biografinë time “Vajza kafe ëndërron” , unë shkruaj për këtë moment perfekt të quajtur “Tani”. Po mendoj për këtë gjë teksa shtrihem pranë djalit tim shtatëvjeçar, duke i lexuar një libër i cili fillimisht nuk më pëlqeu, por që kam filluar ta vlerësoj gjatë leximit mbrëmjeve. Dy kate më sipër,vajza ime trembëdhjetëvjeçare pretendohet të jetë duke bërë detyrat, por mund të jetë duke kontrolluar Instagramin e saj ose duke dërguar mesazhe ndonjë shoqes, apo shpresoj të jetë strukur nën mbulesat e krevatit me librin e saj “Ditari absolutisht i vërtetë i një indiani me kohë të pjesshme nga Sherman Alexie” (O Zoti im mami – e dua kaq shumë këtë libër.)

Duket sikur shumë pak kohë më pare ajo ishte në krahët e mi, me sytë zgurdulluar dhe duke dëgjuar. Ia puthi kokën djalit tim me flokë si iriq në mënyrë impulsive (ai dëshiron që ta lejojmë t’i lyejë të gjelbër, mbase dhe e lejojmë – fundja vetëm njëherë në jetë je shtatë vjeç dhe ai më shikon me vetulla të ngrysura.)

“Pse po më puth në mes të fjalisë?”

“Sepse ky moment nuk do të jetë gjithmonë këtu,” i them.

“Mami – thjesht lexo … të lutem.”

E rritur si fëmija i një nëne beqare në punë unë nuk e kam patur këtë moment. Ishim katër vetë dhe në fund të një dite të lodhshme pune mamaja ime ishte e rraskapitur.Ndonjëherë motra e madhe na lexonte të gjithëve ne dhe ato janë disa nga kujtimet e mia më të thella. Hans Brinker, apo The Silver Skates, The House On Pooh Corner, Harriet the Spy. Ndërsa unë nuk ia kam lexuar kurrë asnjë nga këto libra fëmijëve të mi duke preferuar të lexoj libra ku vetja e tyre kafe ishin/janë paraqitur në faqe –historitë e motrës time në veshin tim më çojnë në një udhëtim drejt historive të mia. Unë doja ta shihja veten në libra. Të dija që ekzistoj.. e plotë.. jashtë në botë. Libri që jam duke i lexuar djalit tim flet për një përbindësh të përçmuar në fshatin e tij të vogël, i cili dashuron një vajzë e cila mund apo nuk mund ta dashurojë atë. Sapo kemi marrë vesh se vajza është e bija e Kësulkuqes dhe tani historia ka vëmendjen time – një detaj që nuk e prisja. “Unë nuk e di pse mbreti është kaq i lig,” thotë djali im. “Kjo nuk është mirësi, apo jo mami?” E përmbaj veten për të mose puthur kokën e tij sërish dhe përpiqem të mos mendoj së ky moment i fëmijës tim më të vogël pranë meje, ne të dy brenda një historie nuk do jetë këtu përgjithmonë.Tani të dashur lexues, kjo është çfarë ka rëndësi. Momenti ku ne të gjithë po jetojmë është ai që ia vlen- sesi ky moment dhe historitë që po përjetojmë brenda nesh do na ndryshojnë… përgjithmonë? Aroma e flokëve te djalit tim,e qeshura e tij,përshpëritja e tij “Oh burrë,” dhe tani kur thotë butësisht :

“Kjo nuk është mirësi, apo jo mami?”

Kjo është ajo që leximi bën. Kjo është ajo që ia vlen më së shumti. Buzëqeshi dhe kthej faqen.

Sinqerisht

Jacqueline Woodson

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.