Letra e mrekullueshme e Rebeka Solnitit për fëmijët, se si librat na qetësojnë, fuqizojnë dhe na transformojnë

Të dashur lexues,

Pothuajse çdo libër ka të njëjtën arkitekturë – mbulesë, shpinë, faqe – por ju hyni në një botëra që janë shumë larg të qënurit thjesht letër dhe bojë, dhe nga brenda kanë çdo lloj forme dhe fuqie. Disa libra janë si mjetet që ju i merrni për të rregulluar gjërat, nga më praktikët deri tek më misteriozët, nga shtëpia juaj në zemrën tuaj, ose për të bërë gjëra, nga ëmbëlsira deri tek anijet. Disa libra janë krahë. Disa janë kuaj që ikin me ju. Disa janë parti për të cilat ju jeni të ftuar, plot miq që janë aty kur nuk keni shok. Në disa libra takoni një person të shquar; në të tjerët një grup të tërë apo edhe një kulturë. Disa libra janë ilaç, të hidhur, por sqarues. Disa libra janë enigma, labirinthe, lëmshe, xhungla. Disa libra të gjatë janë udhëtime, dhe në fund ju nuk jeni i njëjti person që keni qenë në fillim. Disa janë drita dore që mund të shkëlqeni në pothuajse çdo gjë.

Librat e fëmijërisë sime ishin tulla, jo për hedhje, por për ndërtim. Unë i vendosa librat rreth meje për mbrojtje dhe u tërhoqa në luftimet e tyre, duke ndërtuar një kullë për t’i shpëtuar rrethanave të mia të palumtura. Aty kam jetuar për shumë vite, në dashuri me libra, duke u strehuar në libra, duke mësuar nga librat, një version i çuditshëm, i pasuruar me të dhëna të vjetra, për atë që do të thotë të jesh njerëzor. Librat më dhanë strehë. Bëra strehë përreth tyre, rreth këtyre librave që ishin edhe tulla dhe fjalë magjike, shprehi mbrojtëse që i rrotulloja rreth vetes. Ato mund të jenë porta, anije dhe kështjella për këdo që i do.

Dhe jam rritur për të shkruar libra, sic shpresoja, kështu që e di se secili prej tyre është një dhuratë që një shkrimtar ua bën të panjohurve, një dhuratë që e kam dhënë disa herë dhe kam marrë kaq shumë herë, çdo ditë që kur isha gjashtë vjece.

Rebecca Solnit

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.