Letra mahnitëse e Alain de Botton mbi arsyet përse duhet të lexojmë

I dashur lexues,

Nuk do të na duheshin aq shumë libra, nëse të gjithë rreth nesh do na kuptonin. Por kjo nuk ndodh. Edhe ata që na duan më së shumti neve, gabojnë. Ata na thonë kush jemi, por i humbasin disa gjëra. Ata pretendojnë se e dinë çfarë na duhet, por fillimisht harrojnë të na pyesin. Ata nuk mund ta kuptojnë atë që ndiejmë – dhe ndonjëherë, ne nuk jemi në gjendje t’ua themi, sepse ne nuk e kuptojmë as vetë. Këtu hyjnë librat. Ata na shpjegojnë veten dhe të tjerët dhe na bëjnë të ndjehemi më pak të çuditshëm, më pak të izoluar dhe më pak të vetmuar. Ne mund të kemi shumë miq të mirë, por edhe me miqtë më të mirë në botë, ka gjëra që askush nuk ia del. Ky është momenti të kthehemi te librat. Ata janë miqtë që na presin sa herë që i duam, dhe gjithmonë do të flasin ndershmërisht me ne për gjërat që kanë metëvërtetë rëndësi. Ata janë shërimi i përsosur për vetminë. Ata mund të jenë miqtë tanë më të ngushtë.

Juaji,

Alain

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.