Leximi, një nevojë e shpirtit

Nuk e di se si i ruan librat apo shënimet e tua dhe as se sa ke, por nëse nuk i mban me rregull dhe me përkujdesje, kjo ndodh sepse ende nuk ke zbuluar nje nga pasuritë më te mëdha që të përkasin. Fillo duke i parë si gjëra të çmuara dhe gjeju një vend te rëndësishëm në ambientin tënd. Mos i keqtrajto, mos i gris dhe as mos i lër të pahapur aq sa t’i marrë malli për prekjen e duarve te tua, kalimin e lapsit apo përkëdheljen e syve të tu që i përshkon në thellësi! Përpiqu t’i shohësh si qenie të gjalla sepse fjalët e shkruara aty nuk janë thjesht shenja pa kuptim. Ato janë zëra të gjallë që rikuperojnë energjinë e tyre me anë të zemrës që ti ve te leximi. Nëse lexon me syte e zemrës, të vërtetat statike të rreshtave dhe faqet do te kthehen në qenie inteligjente që do te te vijne pranë për të te ndihmuar çdo herë që do te kesh nevojë. Ato do te të kujtojnë se çfarë është e volitshme, kur te vuash apo kur te qeshësh, kur të dyshosh apo kur të zbulosh një te vërtete që deri atëherë ka qenë e mbuluar. Do te te këshillojnë ne mes te dyshimeve dhe konfuzionit; do te te konfirmojnë vendimet e tua të mira; do te të zgjerojnë vizionin për botën; do te te afrojnë pranë njerëzve te tjerë dhe do te të ngjallin respekt për të diturit dhe dashuri për ata që dinë me pak… Leximi te lejon te jesh vetëm, teksa ndan qenien tende me te gjithë universin, të mëson që të përqendrohesh pa shumë mundim, me natyrshmërinë që ke ndërsa flet me një mik te vjetër. Leximi konfirmon kujtesën dhe sjell kujtime te reja, rregullon disiplinën dhe zhvillon anën artistike dhe te jep ndjesinë e rregullit dhe shkëputjen që sjell poezia. Te lexuarit i bën simbolet grafike një botë krijesash te vogla që bashkëjetojnë brenda teje dhe dalin jashte si zëra që tingëllojnë, si një dije e vogël e jotja dhe e të gjithëve.

|Fragment nga libri “Të njohësh vetveten” nga Delia Steinberg Guzman|

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.