Libri “Humnera” – Darko Tusevljakovic

Romani Humnera është një pasqyrë e qartë e asaj që ka ndodhur në ish-Federatën Jugosllave dhe e çoroditjes së frikshme të grupeve të ndryshme shoqërore. Autori ka vendosur në qendër dy familje, atë të një ushtaraku dhe të një kolegu të tij, duke na përcjellë jo vetëm gjendjen posttraumatike të luftës, por edhe ndikimin e saj te brezat më të rinj. Në thelb, romani Humnera është një rrëfim rreth shpërbërjes së një familjeje.

Romani është i ndërtuar në dy pjesë. Në pjesën e parë, në qendër të rrëfimit vendoset një burrë që vuan nga çrregullimi i stresit posttraumatik si pasojë e përvojës së tij si një ushtarak gjatë luftës. Së bashku me të shoqen, ai ka shkuar me pushime në Greqi, me qëllimin që të rirregullojë lidhjen me të, tanimë të shkatërruar plotësisht. E, në fakt, kjo s’e ndihmon aspak. Përkundrazi, do t’i thellojë mosmarrëveshjet mes tyre. Në pjesën e dytë ngjarjet zhvillohen në Serbi.

Edhe pse është konceptuar si pjesë e veçantë, ngjarjet janë të lidhura me pjesën e parë. Lexuesi kupton se shkaku i mosmarrëveshjes mes çiftit është djali i tyre – një student i cili përpiqet të gjejë vendin e tij në shoqëri, të gjejë identitetin e tij të humbur. Por për t’ia dalë kësaj, atij i është dashur të kalojë dhe të bëhet pjesë e një serie ngjarjesh dramatike. Akoma më dramatike është kthesa e fuqishme që marrin ngjarjet në fund. Një zgjidhje sa pranë së vërtetës, aq edhe e habitshme dhe e pabesueshme.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.